|Nje.Fanc.Kerkon.Mendimin.tuaj.. . , - Jam një grua drejt - TopicsExpress



          

|Nje.Fanc.Kerkon.Mendimin.tuaj.. . , - Jam një grua drejt divorcit me tim shoq, dhe pse kemi 20 vjet martesë. Qëkur janë mbyllur kazinot, im shoq ka kaluar në depresion, nuk durohet fare në shtëpi. Dhe pse më ka rrënuar tashmë prej vitesh nga lekët, por e kam falur për hir të fëmijëve, ai tashmë është bërë më keq. Unë në fakt u gëzova kur u mbyllen sidomos ato kazino ku ai i frekuentonte. Pas gjithë këtyre viteve martesë mora vesh që ai shkonte bashkë me një femër në kazino. Vjen në shtëpi, dhe ka filluar të ushtroj dhe dhunë tek unë duke më akuzuar mua për çdo gjë, dhe më thotë që sjam grua e denjë. Dua ta ndaj, por familjen e kam kundra, sepse më thonë që jam moshë e vjetër, dhe është turp për fisin ta bëj këtë gjë. Dhe im shoq më thotë që nuk mund të ndahesh nga unë, se tashmë je plakë. Di të them që më ka arritur thika në kockë. Jam në dilemë, ti jap dhe një shans këtij burri apo ta ndaj përfundimisht, edhe pse e di që po ta bëj këtë gjë familja do më braktisi. Vij nga një provincë ku mentaliteti është shumë i rëndë dhe ndikon shumë në familje. Një mesazh i juaji, një këshillë e juaja do më ndihmonte të merrja një vendim... |#Francesk.#Manaj|
Posted on: Sat, 16 Nov 2013 10:10:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015