Njerezimi i ka rrenjet aq te thella sa as nje shkencetar , filozof - TopicsExpress



          

Njerezimi i ka rrenjet aq te thella sa as nje shkencetar , filozof nuk eshte plotesisht i bindur ne tezen e tij ne fjalet e tij. Bashke me njerezit linden dhe ndjenjat humane, emocionale dhe shpirterore. Çfare jane keto ndjenja? Mos jane valle vetem disa fjale te bukura qe i gjejme te shkruara ne romanet e autoreve kombetare e nderkombetare? Sa ndjeja kemi ne njerezit ne brendesi te shpirtit tone? Nje pyetje e drejte dhe me nje pergjigje qe duhet menduar me kujdes . Vitet hedhin tutje ndjenjat shpirterore dhe sjellin ne brendesi te gjithsecilit materializmin, interesin, perfitimin per gjithçka qe bejne. Ishin vite te bukura kur te gjithe mblidheshim ne nje ditelindje apo feste familjare dhe argetoheshim kaq shume dhe si dhurate çonim nje buqete me lule natyrale apo nje kartoline. Ishin vite shume te bukura sepse u zevendesuan me mungesen e njerezve ne keto festa familjare, angazhimi i tyre i punes , karrieres nuk i lejoi te merrnin pjese dhe ne vend te dhuratave kemi nje çek. Ku qendron pjesa pozitive dhe negative ne gjithçka? Vertete une mungova ne ate rast familjar por kjo ishte per shkak te angazhimit tim dhe une e shlyeva sadopak mungesen time me nje dhurate te çmuar. Ky argument do te dukej bindes nese do te ishte ne nje koncept tjeter . Njeriu perveç atij cekut me nje shume parash qe mund t’i nevojiten ne jeten e perditshme ka nevoje per nje dhurate me te çmuar. E di per çfare ka nevoje? Ka nevoje qe ti i/e dashur te jesh ne ditelindjen e te afermes tende , ka nevoje per nje perqafim te ngrohte qe buron nga shpirti, ka nevoje per nje prezence fizike dhe shpirterore qe eshte nje stimul ne vete dhe ua kalon te gjithe çeqeve . Ka nevoje te ndihet e dashur , e perkedhelur , ka nevoje qe te tjeret ta duan ta vleresojne per ate qe eshte dhe qe ka arritur . Ka nevoje te kete rreth vetes njerezit qe do me shume . Ja per cfare “çeku” te vertete qe ka nevoje njeriu i/e dashur, ti qe po ngjit shkallet e karrieres tende dhe nuk ke kohe te mendosh per keto gjera …ka nevoje per pak shume pak dashuri …! #Goca
Posted on: Sun, 17 Nov 2013 09:12:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015