Njoftim per vend te lire pune: Shërbimi Social Shtetëror - TopicsExpress



          

Njoftim per vend te lire pune: Shërbimi Social Shtetëror Tiranë në zbatim të VKM nr.542, datë 27.07.2005”Për miratimin e statutit të Shërbimit Social Shtetëror” , i ndryshuar, neni 17 ”Rekrutimi në punë”, shpall konkurimin për vënde të lira pune në : Pozicioni: Specialist ( Mjek ) në drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Kukës. Punëdhënësi: Shërbimi Social Shtetëror Tiranë. Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere: Të ketë përfunduar arsimin e lartë në fakultetin e mjekësisë, dega mjekësi e përgjithshme. Të ketë mesataren e notës mbi 8. Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vjet. Të posedojë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit. Të ketë njohuri kompjuterike. Të jetë banor i qytetit të Kukësit. Kandidatët duhet të paraqesin brënda datës 09.12.2013, në sektorin e Burimeve Njerëzore pranë Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumenta: -Kërkesën për aplikim -Curriculum Vitae të detajuar -Fotokopje të diplomës dhe listës së notave. -Fotokopje të librezës së punës -Fotokopje të kartës së identitetit. -Dëshmi penaliteti -Çertifikata të kualifikimeve -Referenca pune Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në zarf në sektorin e Burimeve Njerëzore, pranë Shërbimit Social Shtetëror, me mbishkrimin “ Aplikim për punësim”. Asnjë dosje nuk do të merret në konsideratë nga komisioni nëse nuk është e plotë. Pas verifikimit paraprak në datën 11.12.2012 do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë. Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjëndet në faqen zyrtare të Sh.S.Sh-së , si dhe njohuri specifike për pozicionin e vëndit të punës. Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lire të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi , mund t’i gjeni në adresën shssh.gov.al
Posted on: Tue, 26 Nov 2013 11:16:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015