Njoftime dhe paralajmërime për ditën e premte Kryeministri i - TopicsExpress



          

Njoftime dhe paralajmërime për ditën e premte Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pret me ceremoni shtetërore Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. (Sheshi Skëndërbe, pranë objektit të Qeverisë, ora 9:00) Takim mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. (Ndërtesa e Qeverisë, kati II, ora 9:30) Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës në bashkëpunim me fondacionin Friedrich Ebert Stiftung organizon tryezën për diskutim me temën Ligji i Punës- Sfidat. (Hotel “Prishtina”, ora 9:30) Mbahet takim bilateral i delegacioneve të Qeverisë së Kosovës dhe atij të Shqipërisë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-31, ora 10:00) Qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje! në Vushtrri, Fushë Kosovë dhe Shtime, kandidatët për asambleistë, aktivistët dhe kandidatët për Kryetarë të këtyre Komunave, do të jenë në sheshet kryesore të Komunave për të pyetur qytetarët mbi kërkesat e tyre më prioritare. (Sheshet kryesore në Vushtrri, Fushë Kosovë dhe Shtime, ora 10:00) Mbahet konferenca e përbashkët për media e Kryeministrit Thaçi dhe Kryeministrit Rama. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:45) Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. (Kabineti i Presidentes, C-101, ora 11:10 - vetëm pamje) Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. (Kabineti i Kryetarit. ora 11:40 - vetëm pamje) Seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00) Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes! për Prizren Arber Rexhaj, mbanë konferencë për media. (Zyret e Vetëvendosjes, Rr. Marin Barleti nr.2, në Shadervan, ora 13:00) Ceremonia e betimit të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të FSK-së, gjenerata 2013-2017. (Kazerma e Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së “Adem Jashari”, ora 14:00) Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, do të takohet me Volker Munchow, deputet i Landit të Nordrhein-Westfalen dhe delegat në Komisionin Evropian, si dhe Rrahman Islami, kryetar i shoqatës së binjakëzimit të qyteteve “Podujevë-Velbert”. (Kabineti i Kryetarit, ora 14:00 - vetëm pamje) Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Mitrovicë prezanton kandidatët për asambleistë për këtë Komunë. (Restorant “Te Nexhuku” te xhamia e Haxhi Veselit, ora 15:00) Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, do të pres në një takim njoftues Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të Republikës së Shqipërisë, Arben Ahmetaj. (Kabineti i Ministres Kusari-Lila, ora 16:45) Ministrja e Integrimeve Vlora Çitaku takohet me Ministren e Integrimit Evropian të Republikës së Shqipërisë znj. Klajda Gjosha. (Kabineti i Ministrës, ora 17:00) Ministri i Infrastrukturës, Femi Mujota do të takohet me ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës, të Shqipërisë, Edmon Haxhinasto. (Kabineti i ministrit të Infrastrukturës, ora 17:00) Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli pret në takim Ministrin e Energjisë dhe Industrisë të Republikës së Shqipërisë, Damian Gjiknuri. (Kabineti i Ministrit Ismajli, ora 17:00) Ministrja e Arsimit dhe e Sportit e Shqipërisë , Lindita Nikolla, do të takohet me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja. (Kabineti i ministrit, ora 17:00) Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, pret homologen e tij nga Shqipëria, Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro-Furxhi. (Kabineti i ministrit, ora 17:00) Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e edicionit të trembëdhjetë të Ekspozitës Ndërkombëtare të Fotografisë Gjon Mili. (Galeria Kombëtare, ora 19:00) Mbahet kuvendi qendror i Aleancës Kosova e Re. (Salla “1 Tetori” në Prishtinë, ora 20:00)
Posted on: Fri, 13 Sep 2013 05:33:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015