Një ditë, një djalë e pyeti njeriun më të vjetër dhe më - TopicsExpress



          

Një ditë, një djalë e pyeti njeriun më të vjetër dhe më të mençur të fshatit, se kush ishte gjëja më e fortë. Plaku i urtë, pas pak minutash u përgjigj: Gjërat më të forta në botë janë nëntë: Hekuri është më i fortë por, zjarri e shkrin! Zjarri është i fortë por, uji e shuan! Uji është i fortë por, te retë ai avullon! Retë janë të forta por, era i shpërndan ato! Era është e fortë por, mali e ndal atë! Mali është i fortë por, njeriu fiton! Njeriu është i fortë por, për fat të keq vdekja e mund! Pra vdekja është më e fortë? - e ndërpreu djali. Jo! - vazhdoi plaku i urtë Dashuria i mbijeton vdekjes...!!
Posted on: Sun, 06 Oct 2013 18:15:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015