Një politikan që ngre dolli për ne Fshatarët ishin - TopicsExpress



          

Një politikan që ngre dolli për ne Fshatarët ishin ngazëllyer kur kishin parë birin e tyre tek dilte në televizor e jepte prognoza politike.Ata kishin mbetur jo pak të habitur kur të birin e Zenelit, spikerja e kishte paraqitur si analist politik e njohës të marrëdhënjeve ndërkombëtare. Pastaj kishin dëgjuar me vëmendje paraqitjen e tij e cila u kishte lënë përshtypje të mirë. A e pe mbrëmë të birin e Zenelit?- kishte qenë përshëndetja e ditës së nesërme. E sa mirë që fliste se, kishte shtuar ai tjetri që si shumë të tjerë kishte nevojë të thoshte një mendim për këtë çështje të ardhur rrufeshëm në fshat. I biri i Zenelit sakaq ishte bërë njeri i rëndësishëm. Fshatarët flisnin me respekt për të dhe e mbanin për njeri të ditur.Bile ndonjërit tani i kujtohej fare mirë që qysh në vegjëli e kishte pikasur dhe e kishte ditur që ky do të bëhej i ditur.Dhe ja ku kishte qenë i pagabueshëm në parashikim. Sot i biri i Zenelit ishte bërë për tu cituar, dhe fshatarët e bënin këtë. Ata dëgjonin me vëmendje prognozat e tij politike dhe kur nuk kuptonin gjuhën e tij të arnuar me lloj-lloj fjalësh të huaja, ia linin fajin paditurisë së tyre.Dhe mu për këtë ai u dukej i ditur. Për shembull, po të thoshte i biri i Zenelit që ka divergjenca, edhe ata do të thoshin që ka divergjenca edhe pse shumica prej tyre nuk e kishin idenë se ç’është kjo fjalë. E i biri i Zenelit e dinte këtë. Ai u kushtonte rëndësi disa gjërave që e bënin të dukej më i ditur siq u kushtojnë rëndësi gratë disa gjërave të tjera për tu dukur më të bukura. Ai tani edhe fjalët i shoqëronte me një qëndrim shumë kompetent për qështjen që fliste, saqë edhe po ta shikoje pa zë do ta dije që është duke thënë shumë gjëra të menqura. Dhe meqë njeriu është ashtu siq e shohin të tjerët,i biri i Zenelit ishte bërë shumë i menqur. Fjalët e tij ishin të menqura vetëm pse i thoshte ai, se po t’i thoshte dikush tjetër do të dukeshin kotësira. Ai ishte njëlloj iluzioni optik. Ishte si ajo stolia që dukej krejt si ar… * * * Agimi që fshatarët e quanin edhe bir të Zenelit,në univerzitet kishte njohur një vajzë e cila për fatin e tij kishte qenë e bija e një njeriu të lart në parti.Ishte e bija e shërbëtorit të kryetarit të partisë, siq e quante Agimi në mendjen e tij vjehrrin kur ai përpiqej t’i bëhej mësues për çdo gjë. Ai në fillim kishte qenë kategorikisht kundër kësaj lidhje, por meqë edhe vajza kishte qenë kategorike ishte detyruar të lëshonte pe. E pastaj kishte marrë përsipër ta gdhendte Agimin. E kishte ndihmuar të kryej fakultetin, e pastaj e kishte bërë edhe analist politik.Madje Agimi e kishte kuptuar shpejt lojën dhe ia kishte kaluar edhe atij. Edhe analizat e tij te tipit ngrehemosekput ishin bërë shumë të pëlqyera. Tani ai ishte bërë njeri me peshë në parti. Njerëzit ia dinin për nder po tu ngarkonte ky ndonjë punë.Ata ia miratonin thënjet e qeshnin në kor po të thoshte ky diçka për të qeshur dhe e ndërronin maskën e fytyrës varësisht nga qëndrimi i tij e nga fjalët që ky thoshte. Këto marrëdhënje njerëzore e kishin nxitur atë të mendoj për çmimin e njeriut. S’ka gjë më të lirë se njeriu kishte thënë. Për kurgjë ti falë ditët e veta. Të bëhet shërbëtor me bukë të vetë duke ia kaluar edhe qenit që të shërben po e ushqeve. E megjithëse i shikonte me përçmim ai ishte i lumtur që këta njerëz ekzistonin sepse e dinte që pikërisht këta ishin themeli i suksesit të tij. Shikuar më thellë, këtyre duhej tu ishte mirënjohës për çdo gjë.Këta e kishin bërë ky që ishte. Këta i sillnin fitime edhe nga biznesi privat ku si për ironi ishte ortak me një nga kundërshtarët më të ashpër politik.Këta punonin që ky ta kishte mirë. Kur të konkurosh për deputet, i thoshte kundërshtari politik me të cilin e lidhte biznesi do të shohësh që shumë njerëz do të jenë më të interesuar se ti që ti të bëhesh. Ata do të punojnë natë e ditë për t’ia arrirë këtij qëllimi.Kështu janë të kurdisura gjërat këtu, ky popull kështu i ka kurdisur i thoshte kundërshtari politik, e këtij pikërisht kurdisja e gjërave i kishte mbetur në mendje. Gjërat duhet të kurdisen, thoshte me vete. Në radhë të parë duhet të kurdisen njerëzit sepse ata bëjnë gjërat, përmirësonte veten. Ata duhet të punojnë për të mirën e përgjithshme dhe për të gjithë ata që bëjnë pjesë tek të gjithë, e këtë duhet ta bëjnë duke punuar për partinë.Për cilëndo parti. Njeriu që ka parti është më i mirë se ai që nuk ka, thoshte me vete. Ai nuk i donte njerëzit pa parti.I quante të pakurdisur e rrjedhimisht të pakontrollueshëm nga partitë. Kjo ishte gjë e keqe për të, madje shqetësuese. Shqetësohej edhe më shumë kur dëgjonte e shihte ndonjë të pakurdisur të kishte mbirë në ndonjë parti politike. Kjo nuk është në rregull , thoshte. Të mendoj filani me kokë të vetë thuajse s’ka lider partia, kjo s’durohet, dhe dëshironte thellësisht që edhe partia e atij të mos e duronte këtë. Disi druante që këta njerëz mund t’i prishin rehatinë. * * * Agimi i Zenelit në fshat vinte shumë rrallë.Puna në kryeqytet i merrte shumë kohë.Pastaj ai ishte shkëputur nga fshati si bima kur nxirret nga toka e mbillet diku tjetër. Edhe takimi me fshatarët nuk është se i sillte ndonjë kënaqësi.Ata dinin të ishin shumë kureshtar, të gjuanin llol-lloj pyetjesh.Dhe pastaj nuk prisnin përgjigjen.Përgjigjeshin vetë.Jepnin gjithfarë përgjigjesh.Secili dilte të ishte ekspert i çështjes. Agimi i kishte të njohura këto sjellje.Ai e dinte që jo vetëm për politikë por edhe sikur të bëhej bisedë për mjeksi, fshatarët nuk do ta linin mjekun të fliste.Ata do t’i përgjigjeshin vetë pyetjeve të bëra nga po ata. Kjo disi ia lehtësonte punën por edhe e linte të pakyqur në bisedë, e linte në bisht. Të tjerët i dilnin përpara e i flisnin atij për çështjen që ai duhej tu fliste atyre. Ndoshta këta dëshironin t’i tregonin se i dinë gjërat dhe Agimin e shihnin si kandar ku mund të matnin menqurinë e tyre, megjithatë Agimit nuk i pëlqente të heshtte edhepse heshtja i shkonte mirë dhe i përshtatej përshtypjes së fituar për të.Prandaj ai përpiqej t’i shmangte këto ndeja. Fshatarët le të çmallen me mua në televizor, thoshte me vete.Të më shikojnë e të gdhenden pak.Ata duhet të flasin me rend sepse keshtu nuk i qartësojnë por i mjegullojnë gjërat, thoshte dhe sakaq i kujtoheshin debatet e niveleve të larta dhe përpiqej të bënte dallimin por nuk mundtte.Athua edhe ne atje perpiqemi t’i mjegullojmë gjërat përmes debateve, pyeste veten. I kujtohej kolegu i tij, kundërshtari politik që i thoshte si me shaka se ata duhej të grindeshin për të mirën e të gjithëve.Ne jemi këtu që tu japim atyre gjërat që dëshirojnë, sepse qeverisja qoftë e keqe apo e mirë i ka themelet në mendjen e tyre, i thoshte ai. Këto po mendonte Agimi tek po udhëtonte për në fshat. Një udhëtim i detyruar do të thoshte. Ai po i shkonte për ngushllime Taulantit të cilit i kishte vdekur e ëma. Ai nuk mund të shmangte këtë. Taulantin e kishte shok që nga fëmijëria.Edhe në univerzitet kishin qenë bashkë, prandaj megjithëse pa qejf ia kishte mësyrë fshatit. * * * Taulantin kjo e pame e kishte lodhur e e kishte mërzitur më shumë se vdekja e nënës. Ai për ditë të tëra ishte detyruar të dëgjonte ligjeratat e pleqve për rëndësinë që kanë prindërit në jetën e njeriut. Ata përmes ndodhish të bëra nga njerëz si ata, i tregonin për nevojën që ka njeriu madhor për prindin.Pastaj gjenin edhe fjalë të urta që mbështesnin këtë teori. E Taulanti i dëgjonte e miratonte këto llafe të përsëritura kushedi sa herë nga kushedi sa njerëz. Tani edhe ai këto i dinte përmendësh dhe siq i thoshte vetes me mahi, ndoshta do të vinte koha kur këto do t’ua përsëriste të tjerëve. Ardhja e Agimit e gëzoi,edhe sepse prania e tij do të ndërronte kahjen e bisedës e do ta largonte vëmendjen nga ai. Dhe me tu ulur Agimi e me të thënë fjalët për këto raste filloi edhe biseda për qështje të mëdha. Ishte xha Elezi ai që e nisi bisedën duke e pyetur për të rejat e kryeqytetit, të cilës Agimi pas një hyrje të shkurtër, e përfundoi me punët janë mirë. Xha Elezi e kapi përsëri llafin e nisi të krahasoj kohët por pas një pushimi të shkurtër si ato që bëhen kur dëshirohet të tërhiqet vëmendja për peshën e fjalës që po vjen, dikush ndërhyri dhe e pyeti Agimin për zgjedhjet e ardhshme. Agimi, si të kish pritur këtë pyetje, nisi tu tregoj për përgaditjet që po bënë partia dhe u premtoi që kësaj radhe ata do ta marrin pushtetin. Ne kemi nevojë për ndryshime, tha, Na duhen shkolla, rrugë të reja, kanalizime të cilat ne do t’i bëjmë që në vitin e parë, nisi të thoshte secilën herë e më me zjarr fjalimin që e kishte mësuar përmendësh e që e kishte shkruar i mbikqyrur nga vjehrri. Mësoje mirë këtë fjalim, i kishte thënë ai, sepse këtë do ta përsërisësh sa të jesh në politikë. Ai e përfundoi fjalimin pa bërë asnjë gabim dhe kjo e kënaqi pa masë.Pastaj priti që dikush të pyeste për fshatin , për të mirat që do të kishte fshati për të cilin ai kishte përgaditur plot fjalëdhurata e të cilat do t’i shpërndante me kënaqësi por askush nuk e bëri këtë pyetje. Njerëzit pyesnin për çështje më madhore dhe ai u servonte ato përgjigje që ishin në qarkullim në rrethet e politikanëve. Dikush e pyeti për largimin e një deputeti të një partie dhe ardhjen e tij në partinë e Agimit. Ai u tha që partia tjetër kishte devijuar nga filozofia politike e nga qëllimet për të cilat ishte krijuar dhe kjo kishte qenë e papranueshme për deputetin i cili e kishte braktisur për të ardhur në një parti ku respektohen vlerat. -Unë mendoj, kishte ndërhyrë këtu Agushi, që deputeti ka lënë partinë e ish interesit për të hyrë në partinë e interesit. Kjo gjë është e thjeshtë, ai ka parti sepse ka përfitim të drejtpërdrejt nga kjo, siq është edhe patriot për të njëjtën arsye. Agushi i cili kishte punuar si shofer kamioni në një ndërmarrje publike i thoshte gjërat troç e pa lajka. Ai kur merrte hov në muhabet, pështynte të gjitha partitë me radhë. Edhe pronarët e tyre siq i quante ai kryetarët e partive. - Jo, jo, nuk është ashtu, ishte detyruar të kundërpërgjigjej Agimi.Të mos i shtrembërojmë gjërat… Të flasim realitetin e jo siq na teket…Këtu është në pyetje interesi i vendit. Dhe deputeti është treguar shumë…,shumë i përgjegjshëm…tha në këtë përpjekje për të bërë disa fjalë të hajrit bashkë. Sidoqoft secili flet aq sa dinë kishte shpotitur për fund Agimi të cilit i kishte ardhur pak nxehtë nga kjo ndërhyrje. Agushi nuk e kishte zgjatur më.Ai do t’i kishte thënë edhe shumë gjëra të tjera këtij rrugaqi të maskuar, siq e quante ai Agimin e shokët e tij, por vendi ku ishte nuk ia lejonte këtë. Ai ndenji edhe pak, pastaj kërkoi leje dhe iku. -Mos ia vërë veshin atij, se ashtu flet ai, mbarë e prapë i tha dikush si për t’i fryrë zjarrit të bisedës e cila po shuhej. -Jo mor’ s’ka gjë, unë e di që kur flet Agushi flet padija. Hahaha, ishin dëgjuar të qeshura, e fjala kur flet Agushi flet padija ishte endur gjatë nëpër fshat. -Me këso njerëzish kemi punë përditë ne, kishte vazhduar Agimi i ngazëllyer për fjalën e gjetur. Megjithatë ne nuk lodhemi e as nuk sprapsemi, kishte shtuar ai. * * * Ka kaluar shumë kohë që atëherë e megjithatë bisedat për Agimin e Zenelit nuk kanë rreshtur.Agimi është bërë edhe më i rëndësishëm në kryeqytet e rrjedhimisht edhe në fshat. Fshatarët flasin me admirim për të, megjithatë ka edhe gojëkëqinjë që e përjargin, e përbaltin. Ç’nuk thonë për të. Me njerëz si Agimi mund të mbushësh magazinat,thonë. Ai ka bërë pasuri nga duartrokitjet tona, e ne me duar në xhepa, e xhepat pa gjë. Hajn, i thonë, ndërsa të tjerët e mbrojnë me zjarr, si të mbronin veten e tyre, madje ndonjëri as veten s’do ta mbronte kështu. E Agimi rrezitet plazheve të botës e pi për shëndetin e këtyre njerëzve, që për të janë bileta e kamjes dhe e rehatisë. Të na rrojnë këta njerëz, thotë, të na rroj ky popull… Qershor 2010 hm-ireshtansi
Posted on: Mon, 08 Jul 2013 11:56:09 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015