Një qytetare belge po përpiqet të vërtetojë në gjykatë se - TopicsExpress



          

Një qytetare belge po përpiqet të vërtetojë në gjykatë se Albert II është babai i saj! Delphine Boël, e cila pohon se Mbreti i Belgjikës Albert II, i abdikuar nga froni, është babai i saj biologjik, po fillon një proces gjyqësor civil kundër monarkut me qëllim që nëpërmjet gjyqit të arrijë të marrë ADN-në e tij dhe të provojë atësinë. Fillimi i procedurës gjyqësore civile planifikohet për më 3 shtator. Pas abdikimit në favor të djalit të tij, Albert II ka humbur paprekshmërinë e plotë të tij, të cilën ai e gëzonte kur ishte Kryetar i shtetit. Sipas informacionit të mediave, marrëdhënia e nënës së Delphine Boël - Baroneshës de Selys-Longchamps dhe Albert II zgjati 16 vjet. CL
Posted on: Thu, 25 Jul 2013 12:42:24 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015