Një vajzë e vogël e sëmur, e pyeti motrën e saj: Edhe sa - TopicsExpress



          

Një vajzë e vogël e sëmur, e pyeti motrën e saj: Edhe sa fletë janë në pemën tonë?!!! Motra e madhe i tha: E dashura ime, përse po më pyet?! Motra e sëmur i tha: Po e ndjejë se kur të gjitha fletët të bien, do të përfundoj jeta ime! Buzëqeshi motra e tha: Mirë pra, do të kënaqemi me jetën tonë, e do të bëjmë çfarë të dëshirojmë. Kaluan ditë e ditë, e vajza kënaqej me jetën e saj, duke lozur, buzëqeshur, thuajse po i kalonte momentet më të mira të jetës së saj. Por, pema nuk i mbante dot fletët e saja, i ranë të gjitha fletët, përveç njërës, ndërsa vajza e sëmur po e vëzhgonte nga dritarja me kujdes fletën e fundit, duke menduar se në ditën që do të bie ajo, do të përfundojë edhe jeta e saj. Përfundoi vjeshta, e pas saj erdhi dimri, kalo një vit i plotë, e fleta e pemës nuk ra, vajzës së vogël e të gëzuar me motrën e saj, filloj t’i përmisohet gjendja, derisa u shërua tërësisht nga sëmundja e saj. Më në fund filloi të ecë në mënyrë normale dhe gjëja e parë që e bëri ajo, ishte se shkoi tek pema të shikoi mrekullinë e fletës, e cila nuk ra në asnjë stinë. Kur u ofrua, e vërejti që ajo fletë ishte e plastikës, e vendosur mirë nëdegë të pemës. U kthye tek motra e saj duke buzëqeshur dhe e falënderoi për gjestin e bërë...!! . .#mateua
Posted on: Fri, 20 Sep 2013 18:13:20 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015