Njëri nga futbollistët më të njohur shqiptar Fatmir Vata i - TopicsExpress



          

Njëri nga futbollistët më të njohur shqiptar Fatmir Vata i lindur ne Rreshen me 20-Shtator 1971 do ti jap lamtumirën futbollit aktiv. Vata në ndeshjen Shqipëri – Bosnje Hercegovinë që do të luhet në Qemal Stafa për kualifikimet Euro 2012, do të përshëndetet me tifozët duke i dhënë fund futbollit si profesionist. . Ndërkohë ai foli edhe për të ardhmen e tij duke theksuar se do të vazhdojë me futbollin, por si menaxher. Pas rreth 300 ndeshjesh dhe 47 golash te shenuar ne moshen 39-vjecare me ne fund Fatmir Vata ka vendosur te vare ne gozhde kepucet e futbollit duke i thene keshtu lamtumire futbollit aktiv. Nje gje te tille e ka bere publike dje ne Kosove ku ishte per te marre pjese ne nje takim me drejtuesit e larte te shtetit me te ri te botes. Mesfushori ofensiv i lindur me 19 shtator 1971 ne Rreshen te Mirdites e nisi karrieren e tij te bujshme si futbollist ne 1995 te NK Samobor ne Kroaci me pas u aktivizua ne NK Slaven Belupo dhe te NK Vukovar. Ne sezonin 1999/2000 u transferua ne Bundeliga II te Valdhof Manhajm nga ku ne 2001 perfundoi tek Arminia Bielefeld ku dhe ka kaluar pjesen me te madhe si futbollist dhe numeron 128 ndeshje te luajtura dhe 19 gola te shenuar. Ne edicionin 2002/03 u ngjit me Arminian Bundesliga I per vetem nje sezon per tu rikthyer me pas serish ne Bundesliga II. Ne 2004 Vata u zgjodh futbollisti shqiptar i vitit. Ne lojen e tij eshte shquar per grinten e madhe dhe shpirtin luftarak. Nofka e tij ka qene Schwalbenkoumlnig Mbreti i Faulleve pas kundershtaret i nderhynin gjithnje ashper sepse vetem ne ate menyre mund ta ndalonin. Ne ate kohe Vata ishte futbollisti te cilit i shkaktoheshin me shume faulle ne Bundeslige. Kontrata e tij e fundit me Arminian skadoi ne 2007 kur edhe u la lojtar i lire ndersa ne fillim te sezonit 2006-2007 ai kishte pesuar nje demtim mjaft te rende. Golin e tij te fundit me kete skuader e shenoi ne javen e 33 te atij edicioni ne ndeshjen ne shtepi ndaj Hanover 3-1. Arminia me ka mbetur ne zemer pasi kam kaluar periudhen me te mire te karrieres tha 39-vjecari i cili kujton edhe nje deklarate te dikurshme te legjendes se futbollit gjerman Franz Bekenbauer. Fatmir Vata eshte njeri prej futbollisteve me te mire te huaj qe ka pasur ndonjehere Bundesliga thoshte ish-futbollisti i Bajern Mynihut dhe i Gjermanise. Ne sezonin 200-2008 u transferua te TuS Koblenz qe drejtohej nga ish-trajneri i tij tek Arminia Uve Rapolder. Me Koblencin luajti deri ne 2009. Me 27 gusht kaloi te Vuppertaler SV i Liges se trete gjermane per te cilen luajti deri ne mesin e 2010-s. Dhe tashme ka vendosur ti jape fund karrieres se tij te lidhur ngushte me boten e futbollit. Pas nje karriere prej 25 vjetesh vendosa ta le futbollin aktiv por une do te jem aty. E ardhmja e tij do te jete serish prane futbollit Mendoj te behem menaxher por nuk e perjashtoj mundesine qe te vazhdoj si trajner. Kurre si dihet. Te enjten sot kam testin perfundimtar ne FSHF shpresoj te licencohem u shpreh dje Vata i cili pasi te behet edhe zyrtarisht menaxher i licencuar nga UEFA ka vendosur te menaxhoje futbollistet kosovare. Nder te tjera Vata ka njoftuar se me 8 tetor ne ndeshjen Shqiperi-Bosnje-Hercegovine do te pershendetet edhe zyrtarisht me Kombetaren shqiptare me te cilen numeron 17 paraqitje nga 1996-2002. Mesfushori shqiptar nuk ka luajtur prej vitesh me kuqezinjte per shkak te disa mosmarreveshjeve qe kishte me trajnerin e atehershem gjermanin Hans Pieter Briegel. E pata nisur eksperiencen ne Kombetare pikerisht me Bosnjen ne 1995. Ishte nje ndjenje e mrekullueshme me dukej sikur kisha prekur qiellin e shtate. Edhe pse nuk u ndava mire me kete ekip duket se fundi do te jete me i mire. Tani pikerisht kunder Bosnjes do ta le zyrtarisht futbollin. Ky do te jete nje nder per mua perfundoi Vata.
Posted on: Sat, 27 Jul 2013 14:15:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015