Njëri në studio e tjetri me skype, Nazim Bllaca e Milaim Zeka - TopicsExpress



          

Njëri në studio e tjetri me skype, Nazim Bllaca e Milaim Zeka kanë folur në një debat televiziv në First Channel për krimet e luftës dhe të pasluftës dhe nuk e kanë lënë anash fjalorin e tyre karakteristik. Mes shumë tjerash, Bllaca ka thënë se shumë intervista të Kryeministrit Hashim Thaçi i ka ruajtur dhe do t’i përdorë si dëshmi në rastet që do të jetë ai (Nazimi), sidomos në Bllaca 3 dhe Bllaca 4, e që për këtë të dytën ka thënë se do të përfshijë krerët e SHIK-ut. Bllaca ka thënë se nuk do të shkojë në “burgun e Hashim Thaçit’. Milaim Zeka, duke thënë se këtu sundon EULEX-i, i është përgjigjur Bllacës së Hashim Thaçi do të jetë edhe 5 vjet në pushtet për të luajtur ‘guxhas me ty e me mu’, sepse sipas tij, atij ia ka dhënë ‘gjinin e majtë Hillary Clinton e tash të djathtin Chatherine Ashton’
Posted on: Sun, 16 Jun 2013 15:52:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015