Noizy, reperi që kushton 500 mijë euro #Jetoj jeten e shpejt - TopicsExpress



          

Noizy, reperi që kushton 500 mijë euro #Jetoj jeten e shpejt sepse koha nuk pret... Përfundimisht ai është reperi më i kërkuar në të gjitha trevat shqipfolëse. Rigels Rajku, i njohur nga të gjithë si Noizy, është artisti me axhendën më të ngjeshur të koncerteve në të gjithë showbiz-in shqiptar. Mjafton të hedhësh një sy në faqen e tij zyrtare në Facebook për ta kuptuar këtë. Është e pamundur që të bëjë pushim, qoftë edhe për një javë. Aktualisht ka të mbyllura datat e koncerteve deri në fund të vitit dhe duhet thënë që çmimet e tij për koncerte, janë jo pak të kripura. Vetëm në 31 dhjetor dhe 1 janar, fitimet e tij nga koncertet do të kapin shifrën 20 mijë euro. Por Noizy e justifikon pagesën, shprehet menaxheri i një prej diskotekave më të njohura në diasporë. Dhe në fakt, po! Noizy është një ndër njerëzit më popullorë të estradës shqiptare. Edhe sikur ai të publikojë 5 këngë në javë, klikimet sërish do të kapin majat. Në një bisedë të shkurtër për Bluetooth, pas përllogaritjeve që ne bëmë, Noizy konfirmon që fitimet e tij nga muzika për vitin 2013, kapin shifrën e gjysmë milioni euro, pra plot 500 mijë. Faktin që ai fiton mirë nga muzika, e dëshmon edhe jeta e luksit që bën apo blerjet e çmendura, siç ishte për shembull së fundmi makina AMG Cls 6.3, e cila kushton 102 mijë euro.
Posted on: Fri, 29 Nov 2013 11:15:29 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015