Nuk mundem kursesi te marr penen ne duar e te filloj te hedh ne - TopicsExpress



          

Nuk mundem kursesi te marr penen ne duar e te filloj te hedh ne flete ato qe deri me sot I kam mbajtur te kyçura ne shpirt,ndonse po bej dhe gabim…do thoni ju qe kam luajtur mendsh,por ama eshte ajo qe ndjej.. Sot gjersa po kaloj per te milionten here ketyre vendeve po verej kete shenje qe shume personave ua ka shpetuar jeten ndoshta,e si ia kthyen ata…qenia njerezore qe eshte e vetedijshme ka goditur ate me miliona here…ndoshta sepse ishin te etur per te marre nje jete,apo e quanin ate vetem aventure,apo nje djallezi tjeter e nje djalli qe ka pushtuar nje shpirt…. Por jo nuk po flas per te goditurat e sakatosjet e saj,po flas per jeten time qe me kaloi duke kaluar atyre rrugeve…une po rritesha kurse ajo shenja aty po shkaterrohej dita dites,mos valle po ndodhte kjo edhe me mua,ky shpirt i imi mos valle po rendohej aq shume sa nje dite te shkaterrohej….nuk besoj,por perseri ajo shenja aty po me vret dita dites….seç ka diçka te veçante,me kujton çdo dite te kaluar te jetes time…. Po ec me hapa te ngadalte,po I hedh edhe njehere nje sy jetes time qe nga fillimi,shoh njerez qe po shpejtojne per te gjetur nje strehe sepse ndjej qe shiu do filloje pas asaj frymemarrjes time te thelle,per te thithur ate ajer qe me ka mbajtur gjalle deri me sot…te gjithe po shpejtojne gjersa une po ngadalsoj hapat edhe me….shpesh anashkaloj njerezit per te ecur e vetme,shpesh kam nevoje te rri vetem me vetveten…. Edhe kesaj radhe kisha hyre thelle ne mendjen apo shpirtin tim dhe çdo here qe ndodh kjo me duket se do luaj mendsh,po pyesja veten se ç’po bej? Ku jam nisur une valle? Kjo rruga ime do kete fund,edhe sa gjate do vazhdoj te luftoj qe te ruaj kete vajze qe deri me sot eshte munduar te jete e mire me te gjithe,qe te pakten te njihet e tille edhe nese I eshte dashur te fsheh ndjenjat e lotet.Por sot po pyes veten se ku do me dergojne gjithe keta libra qe me kane dhene gjithe ç’kane mundur nga vetja,po ato keshilla te dhena vazhdimisht ku po me dergojne valle.Mire u bera vajza me karakterin me te forte dhe sjelljen me te mire te mundshme,e çfare pastaj ? Ç’fitoj une kur e di qe perseri do kete njerez qe do flasin pas shpine,ca qe do me kene zili e ca qe do flasin sepse nuk kane per çka tjeter te flasin ? Po vrisja mendjen me keto pyetje,duke u munduar te gjeje njemendesine e jetes dhe asesi nuk po vija ne vete…ndoshta ne ato momente me duhej dikush qe te me perqafonte….por ama aq ralle personat e duhur gjenden ne kohe te duhur…sa qe vazhdova rrugen edhe me tej duke menduar si sakatosjet dhe te goditurat e kesaj shenje ashtu edhe ato te shpirtit tim….!!!√ Paola
Posted on: Sat, 20 Jul 2013 11:25:16 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015