Në 7 pika karburanti vidhen konsumatorët, prej të cilave 5 pika - TopicsExpress



          

Në 7 pika karburanti vidhen konsumatorët, prej të cilave 5 pika janë në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë drejtorisë së Metrologjisë dhe Kalibrimit. Secila nga këto pika karburanti bëjnë një xhiro ditore deri në 10 mijë litra karburant e kjo gjë sjell që dhe vjedhja të jetë e madhe. Në drejtorinë e Metrologjisë, oficerët e policisë gjyqësore ndodhen në ambientet e këtij institucioni, për të marrë dosjet me emrat e kompanive që kanë abuzuar me karburantet. Pas disa orësh prokuroria ka mundur që të sigurojë emrat e kompanive që vjedhin konsumatorin. Dosja e hetimit ka numrin 9180 dhe është firmosur për tu hetuar nga kryeprokurori i Tiranës, Petrit Fushaj. Në kërkesën e bërë për drejtoreshën e Metrologjisë, Kozeta Mesitin, prokuroria kërkon nga ajo dhënien e informacionet pasi kanë nisur hetimet me iniciativë e për këtë arsye ligji e detyron që të japë detajet e kërkuara. Nga ana saj Mesiti e argumenton përgjigjen e saj negative, me faktin se "është ligji që e ndalon këtë institucion të japë emrat e kompanive abuzuese". Drejtoria e Metrologjisë, ngulmon në faktin se, gjatë kontrollit të saj, nuk janë gjetur shkelje që të çojnë hapjen e hetimit penal. Sipas drejtoreshës Kozeta Mesiti shkeljet e gjetur janë kundravajtje administrative. Task Forca e Prokurorisë së Tiranës ka shkuar në zyrat e drejtorisë së Metrologjisë, për të marrë dosjet e kontrollit të bërë në karburantet e vendit e për zbardhjen e emrave të kompanive që kanë abuzuar. Paraditen e sotme, dy oficerë të njësisë Task Forcë kanë mbërritur në zyrat e institucionit dhe kanë kërkuar materialet për të zhvilluar hetimin që kanë nisur një dirë më parë. Nga ana e saj, drejtoria e Metrologjisë ka deklaruar një muaj më parë se “pikat e karburanteve vjedhin konsumatorin shqiptarë”, por ka refuzuar dhe ende vazhdon të refuzojë të bëjë publik, emrat e karburanteve apo stacioneve të shitjes që ditën për diell vjedhin shqiptarët. Për këtë arsye, Prokuroria e Tiranës, pas informacioneve të bëra publike në media, ka vendosur të nisë hetimet në lidhje me këtë situatë. Organi i akuzës i ka kërkuar Shërbimit të Matjes dhe Metrologjisë të japë emrat e karburanteve abuzivë pas hezitimit prej disa kohësh të këtij institucioni, që nuk e bën publike këtë listë. Njëkohësisht, me nisjen e këtyre hetimeve, organi i akuzës do të hetojë për moskallëzim krimi dhe vetë institucionin që konstatoi vjedhjen e qytetarëve, pasi nga grupi hetimor, vjedhja në masë klasifikohet vepër penale e dënueshme.
Posted on: Thu, 05 Sep 2013 12:33:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015