Në Gjilan arrestime për grabitje, drogë dhe ikje nga vuajtja e - TopicsExpress



          

Në Gjilan arrestime për grabitje, drogë dhe ikje nga vuajtja e dënimit Gjilan – Në tri incidente të ndara në Gjilan policia ka arrestuar katër shqiptarë të dyshuar për grabitje, një qytetar gjilanas kapet me marihuanë dhe një tjetër arrestohet në aeroportin e Prishtinës sipas urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit njoftoj policia e Kosovës. Në rastin e parë sipas policisë në rrugën “15 qershori” në Gjilan lidhur me rastin që ka ndodhur me 13 qershor 2013, raportohet se një ditë më vonë janë arrestuar katër meshkuj shqiptar si të dyshuar. Të dyshuarit pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje. Në rastin e dytë në rrugën “Pajazit Ahmeti” në Gjilan njësia DHTN, ka arrestuar një mashkull shqiptar pasi që tek i njëjti gjatë një kontrolle iu janë gjetur dhe konfiskuar 0.6 gram marihuanë. Me vendim të Prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Kurse rasti i tretë lidhet me një person të kërkuar nga Gjykata. Sipas policisë në Aeroportin e Prishtinës në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
Posted on: Sat, 22 Jun 2013 21:17:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015