# Në jetë ka gjëra që i kërkon dhe të tjera që vijnë e të - TopicsExpress



          

# Në jetë ka gjëra që i kërkon dhe të tjera që vijnë e të kërkojnë. Nuk ke zgjedhje edhe sikur të doje, por mbërrijnë gjithsesi e më pas nuk je më i njëjti. Në atë pikë zgjidhjet janë dy: ose ia mbath duke kërkuar që ta lësh pas krahëve ose ndalon dhe i bën ballë. Cilado zgjedhje që do të bësh do të të ndryshojë dhe ti ke vetëm mundësinë për të zgjedhur nëse do të jetë për mirë apo për keq. Nëse vendos ta përballosh mund të ndodh që ajo gjë të të bëjë copash, por më pas do të kesh gjithë kohën dhe forcën për ti vendosur përsëri bashkë. Nëse ia mbath do të jesh gjithsesi i shkatërruar, por keqardhja do të të ndaj në një njeri në copa të vogla, për të gjithë kohën që të mbetet. Dhe copëzat do të jenë çdo ditë e më të vogla.
Posted on: Tue, 23 Jul 2013 09:23:21 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015