Në një intervistë për "standardi.info", ish agjenti i SHIK-ut, - TopicsExpress



          

Në një intervistë për "standardi.info", ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë: "Eprorë të SHIK-ut kanë organizuar grupe për të vrarë njerëz pas lufte". Pas luftës u vranë shumë figura politike, intelektualë dhe gazetarë, vrasësit e të cilëve nuk u zbuluan kurrë. LDK, si viktima e këtyre vrasjeve, asnjëherë nuk qe e zëshme për zbardhjen e vrasjeve të njerëzve të vet. Duke e lexuar intervistën e z.Miftari, e kuptova se shumë vrasës janë të sistemuar në policinë e Kosovës. Duke e analizuar intervistën, dëshirova ta pyes z.Miftari, se në programin e tyre për vrasje, a kanë paraparë që të përdorin ky "grup vrasësish" vetëm armë të zjarrit për të likuiduar rivalët politikë apo kanë pasur në programin e tyre kriminal edhe mundësinë për përdorimin e armëve kimike (helmit). A ka ndodhur në Kosovë që dikush të vritet me helm? A kanë helmuar ky "grup vrasësish" ndonjë viktimë të tyre me bukë dhe me verë të kuqe, siç i vranë me helm Moxartin, Charles Darwinin, apo Mbretinn John të Anglisë që e helmuan me pjeshka, Pope Benedict XI, shkrimitarin rus Maxim Gorky, e shumë e shumë intelektualë të tjerë, vrasësit e të cilëve nuk u zbuluan kurrë.
Posted on: Mon, 26 Aug 2013 08:44:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015