Në të njëzetat femra pyet për atë që e kërkon dorën e saj - TopicsExpress



          

Në të njëzetat femra pyet për atë që e kërkon dorën e saj duke thënë: Si duket ai? Në të tridhjetat thotë: Kush është ai? Në të dyzetat shprehet duke thënë: Ku është ai?” (Një proverb anglez) Kur rritet femra, fiton një trup të bukur e tërheqës, mirëpo në të shumtën e rasteve ajo mbetet mendjelehtë, e papërvojë dhe “e vogël”. Problemi më i madh është se kërkohet nga ajo që në këtë moshë dhe me këtë mendje, të merr një vendim më serioz në jetën e saj në përgjithësi, e ky është pëlqimi i personit i cili i ofrohet për fejesë apo mospëlqimi i tij. Me fjalë të tjera, ajo duhet të marrë një vendim mbi ardhmërinë e saj. Femra, nën moshën njëzet vjeçare, në të shumtën e herës, nuk pëlqen tek i riu asgjë tjetër pos pamjes së tij të jashtme, hijeshisë, bukurisë, llojit të veturës dhe asaj se a është fshatar apo qyetar e gjëra të tilla të ngjashme me këto. Çfarëdo gabimi (moskujdesje) tek rrobat e të riut apo tek mënyra e të folurit, i shkatërron ëndërrat dhe iluzionet e saja, me ç’rast ajo e refuzon menjëherë edhe po të jetë ai një djalosh më i suksesshëm dhe më i përparuar. Problemi, po ashtu, qëndron edhe në atë se shumica e të rinjëve që kanë sukses, nuk i kushtojnë fort kujdes elegancës së tyre. Së këndejmi, tek ata vërehet angazhimi i punës, lodhja, shfaqja e forcës, gjëra këto të cilat e shtyjnë femrën të ikë prej tyre, t’i refuzojë dhe t’ua kthejë shpinën për të anuar kah ata të rinj të butë, të pasuksesshëm, të cilët tërë ineresimin e tyre e përqendrojnë tek veshjet, veturat dhe sjelljet (maniret) e tyre, gjë që e bëjnë prindin e saj – i cili e di mjaft mirë realitetin e atyre dhe këtyre – të vdesë nga pikëllimi e dëshpërimi! Stendhal, në librin e tij të shkëlqyer “Kjo është dashuria” thotë: “Një i ri, me virtyte fisnike, mund t’ia dhurojë një vajze përkujdesjen, butësinë dhe t’i shërbejë pandërprerë asaj aq sa të bëhet e qartë se nuk mund të ketë ndonjë tjetër i cili do të ishte më i mirë se ai në të gjitha aspektet. Në këtë mënyrë, çdo gjë duket sikur është e gatshme për lindjen e dashurisë, mirëpo në momentin kur ai vë mbi kokë një kapelë të modelit të vjetër, apo kur e sheh se i hyp kalit në një mënyrë të pahijshme, femra bindet se djaloshin e tillë nuk mund ta dashurojë assesi! Shumica e të rinjëve të suksesshëm dhe të gatshëm për të arritur sukses, janë të vrazhdë dhe punëtorë. Ata nuk kanë kohë të përkujdesen aq shumë për flokët, thonjtë, llojin e veturës, me një fjalë për elegancën dhe buësinë e të folurit. Megjithatë, janë pikërisht këta të rinj, ata që në të ardhmen bëhen bashkëshortë idelaë, të cilët i bëjnë të lumtura gratë e tyre përgjithmonë. Ata janë besnikë dhe poashtu të etur për një dashuri të vërtetë dhe të thellë. Janë pikërisht këta, të cilët tërë atë që e ruajnë, zakonisht e bëjnë atë për shokun e tyre të jetës, e ato që posedojnë, i fitojnë me plot meritë, ndryshe nga ata të rinj të paqëndrueshëm e të pavendosur, ambiciet kryesore e të cilëve janë hijeshia, bukuria e thonjëve të tyre dhe modelet e reja të veturave. Të tillët, të cilët i grabisin zemrat e vajzave në një moshë të re, janë bashkëshortë më të dështuar dhe prindër më të këqij, mirëpo femra në këtë moshë të re nuk posedon aq përvojë e eksperiencë sa të dallojë midis asaj që është e hollë dhe e trashë, apo midis shkumës e cila hidhet në det dhe asaj që mbetet në tokë dhe u bën dobi njerëzve. Femra në këtë moshë të njomë, ndodhet në një periudhë lulëzimi, ku ëndërron për dashurinë dhe pëlqen tek djaloshi i ëndërrave të saja një pamje të bukur e simpatike, e cila nuk do ta shkatërrojë atë ëmbëlsi që e ruan ajo në imagjinatën e saj, as ndonjë veshje e pahijshme, as ndonjë veturë e modelit të vjetër, e as ndonjë mënyrë e të folurit ku nuk mbretëron butësia, ëmbëlsia dhe eleganca. Ndërkaq, mendja, ambicia dhe pasuria janë gjëra për të cilat rrallë mendon ndonjë femër në këtë moshë, pasi që nuk arrin t’i kuptojë a përceptojë në një mënyrë të duhur, apo i sheh brenda elegancës dhe të folurit e butë. Andaj, “stili përparimtar” nuk është i përshtatshëm për të që të bëjë dallimin ndërmjet lëvozhgave dhe zemrës së pemës, pjesës së jashtme dhe asaj të brendshme. Femrës – në radhë të parë – i intereson mendimi i shoqeve të saja mbi djaloshin e saj. Kështu, sa kohë që ai është elegant, i sjellshëm, gojëëmbël, i pashëm dhe simpatik, ato flasin mbi të me psherëtimë dhe entuziazëm, gjë që e shtyen atë jo vetëm ta pranojë kur i ofrohet (për fejesë), por edhe ta preferojë atë mbi një tjetër, i cili në të vërtetë është një mijë herë më i mirë se ai. Dhe jo vetëm kaq, por ajo mundohet me të gjitha mëynrat që ai të bie në dashuri me të dhe ta fusë në grackën e vet. Ndoshta i ofron vetë fejesë, gjest ky që e huton tej mase prindin e saj, i cili e shikon këtë djalosh me sy të përvojës së gjatë, përvojë kjo e cila u kushton kujdes asaj që gjendet nën flokë të bukura dhe elegancës së tepërt, e kjo është mendja, ambicia dhe suksesi. Prof. Ahmed Emin në librin e tij “Jeta ime” thotë: “Në kohën time, martesa kryhej sipas pozitës apo shkallës që zotëronte një djalosh apo vajzë. Unë isha një i ri, me një formë të mirë, nga një familje mesatare. Kisha diplomë të lartë dhe një rrogë prej trembëdhjetë xhunejhësh, e cila ishte një rrogë e kënaqshme për atë kohë. Kërkoja martesë me një femër mesatare siç isha edhe unë, duke mos vrapuar pas asaj që posedon pasuri e as famë. Përveç kësaj, unë mbaja në kokë një kapelë dhe sa herë që afrohesha tek ndonjë shtëpi për ta kërkuar dorën e vajzës së tyre, ata pëlqenin rininë, diplomën dhe rrogën time, por nuk e pëlqenin assesi kapelën që e mbaja në kokë! Sipas pikëpamjes dhe botëkuptimit të tyre, kapela në kokë sinjalizon prapambeturi, ngecje, bisedë të paktë, lakmi ndaj pasurisë dhe gjëra të tilla negative e të urrejtura. Ndërsa, femrës i pëlqen djaloshi llafazan, elegant, dëfryes dhe qesharak. Më në fund, njëra prej familjeve më pëlqeu dhe dëshiroi të më shohë. Unë shpreha dëshirë t’u tregoj se jam një njeri i qytetëruar dhe i kulturuar, kështu që shkova tek ta, mora me vete një libër në gjuhën angleze, u ula pranë tyre dhe fillova të bisedoj me ta duke përdorur shprehje e fraza më bashkëkohore, disa prej tyre edhe në gjuhën angleze, gjë që i bëri ata të mbeten të habitur e gojëhapur. Unë e kuptova se ata u mahnitën me mua dhe më pëlqyen, mirëpo vajza e cila ndodhej në shtëpi, rastësisht më vërejti nga dritarja dhe sapo e pa kapelën dhe mantelin tim, u tmerrua nga frika dhe nuk pranoi të martohej me mua në asnjë mënyrë, përkundër insistimit të familjes së saj. Pas një kohe, dëgjova se kjo vajzë ishe martuar me një djalë “elegant”, i cili ishte i dhënë pas pijeve alkoolike, arrogant, me një fjalë njeri i cili ia shkatërroi tërë jetën martesore, derisa në fund edhe e shkurorëzoi. Me kalimin e kohës, gjendja e saj bëhej çdo herë më e keqe derisa u martua me një punëtor telegrafi dhe një ditë prej ditësh erdhi tek unë, në kohën kur punoja si gjykatës në një gjyq – duke kërkuar nga burri i saj që ta mirëmbajë e t’i ofrojë shpenzime elementare!” Unë e vajtoj këtë vajzë e cila refuzoi të martohej me prof. Ahmed Emin dhe bërtiti nga frika kur e pa kapelën e tij dhe më pas e kundërshtoi familjen e saj, e cila insistoi që ajo të martohej me të – ngase ata (familja) e shohin pamjen e brendshme para asaj të jashtme – dhe në fund ajo martohet me atë që e pëlqen, e bindur dhe e dashuruar marrëzisht në “princin e ëndërrave të saja”, i cili është “elegant”, “i pashëm” dhe “simpatik” për nga pamja e jashtme, por i prishur nga brenda: i dhënë pas pijeve alkoolike, arrogant, i degjeneruar, me plot vese negative, njeri që i bën të shijojë helm e vrer në jetën e saj! Athua, u është përcaktuar vajzave të mashtrohen e të mos i zgjedhin djelmoshat e shkëlqyer, e veçanërisht vajzat e bukura të cilave u paraprin rinia dhe në të shumtën e rasteve, për fat të keq – ato shkojnë e i zgjedhin djelmoshat më të këqij “përparimtarë e të kulturuar”, nga fakti se i ka mashtruar bindja që ai është person më i mirë nga jashtë edhe nëse – në të shumtën e rasteve – nuk është gjë tjetër pos një dekor i prishur?! Unë u rekomandoj meshkujve të vendosur e të suksesshëm që të përkujdesen me tepër për pamjen e tyre të jashtme, t’u kushtojnë rëndësi elegancës dhe sjelljeve (manireve) të tyre në mënyrë që t’i shpëtojnë femrat nga mashtrimet dhe dredhitë e atyre meshkujve dinakë që s’janë gjë tjetër pos iluzion. Është vërtet një fakt pikëllues kur femra mashtrohet në ëndërrat dhe iluzionet e saj, e kundërshton familjen e saj duke mos pranuar të martohet me një djalosh të mrekullueshëm, për t’u martuar me një tjetër që është në të vërtetë i pavlerë dhe dështak. Femra në një moshë të re, pa eksperiencë dhe përvojë, nuk është në gjendje të bëjë dallim. Ajo është kokëfortë dhe nuk do tjetër pos atë që do vetëm ajo, nuk dëgjon askë dhe për fat të keq rreziku më i madh zbulohet tek pas fundosjes së anijes. Meshkujt e vendosur dhe të suksesshëm të cilët i ndërtojnë shtëpitë, e japin kontributin e tyre në shoqëri, janë bashkëshortë dhe prindër më të mirë. Të tillët, puna dhe angazhimi i pengon nga eleganca dhe përkujdesja për pamjen dhe dukjen e tyre të jashtme. Të tillëve unë u them që pikërisht këto elemente “të imëta” tek ta janë “më të mëdha” në sytë e femrës dhe po këto elemente, shikuar nga këndvështrimi i tyre paraqesin vendosmëri, fisnikëri dhe sukses. Ah, sikur të përqendroheshin ata të rinj tek eleganca e tyre e t’i kushtonin rëndësi pamjes, manireve dhe sjelljeve të tyre në mënyrë që t’i përfitojnë zemrat e femrave të bukura, t’ua realizojnë ëndërrat e tyre të fëmijërisë dhe t’i shpëtojnë nga kthetrat e atyre meshkujve të pavlerë. Njoh një femër të re të cilën e kërkoi një djalosh i bukur dhe i suksesshëm, mirëpo si shumica e djelmoshave të tillë, edhe ky nuk i kushtonte fort rëndësi elegancës së tij. Familja e vajzës e pëlqyen dhe u gëzuan pa masë, e po ashtu edhe vajza me ç’rast erdhi deri tek fejesa, e cila përfundoi si është më mirë. Mirëpo, në ndërkohë, u shfaq një grua xheloze e ziliqare e cila u shtir si shoqja e saj dhe i tha: “Ky i fejuari yt është i mirë, i bukur dhe simpatik, s’ka fjalë, mirëpo kapela e tij mbi kokë i ngjan një shatori. Ai është i pakulturuar,... dhe zuri t’i përmend gjëra të ngjashme negative mbi të fejuarin e saj, gjë që e shtyri këtë vajzë të gjorë, të qajë ditë e natë, derisa erdhi deri tek prishja e fejesës vetëm nga shkaku se i fejuari i saj nuk përkujdeset për mënyrën e vënies së kapelës në kokë! Andaj, për të satën herë, u drejtohem djelmoshave të suksesshëm e punëtorë me thirrjen që të përkujdesen për elegancën dhe pamjen e tyre dhe të mos i konsiderojnë këto si “gjëra të vogla e të imëta”, pasi që ato tek femrat janë “shumë të mëdha”. I them çdo femre: “Martesa nuk është një rit dhe ceremonial festiv e as një udhëtim i shkurtë, në të cilin e zgjedh një djalosh simpatik, tërheqës, tërë interesimi i të cilit përfshihet në elegancë e butësi. Martesa është jetë, një jetë e gjatë përplot me rreziqe e vështirësi, në të cilën ke nevojë për një djalosh të vendosur, të suksesshëm e të fortë, i cili do të të mbrojë nga rreziqet dhe do të të ofrojë, me ndihmën e All-llahut, qetësi e siguri dhe do të jetë një baba i mirë për fëmijët e tu”. I them çdo femre: “Burri nuk është një fustan me të cilin do të ekspozohesh para shoqeve tua, e as lodër tërheqëse dhe magjepsëse me të cilën do të krenohesh para mikeshave tua. Burri është “hekurbeton”, tek i cili mbështetet jeta jote ... e tërë jeta jote ... nëse ndodh që të qëllojë një shtyllë e vendosur dhe e fortë, e cila u bën ballë fortunave, do ta gjesh tek ai dhe me të lumturinë dhe kënaqësinë e vërtetë si grua dhe si nënë. Në të kundërtën, nëse ndodh që të jetë një lodër e thatë, të cilën nuk e inereson gjë tjetër pos dukjes, veshjes dhe zbukurimit, do të jesh person më fatkeq me të, edhe po të kesh fytyrë të shndërritshme duke qenë ende në një moshë të re. Femrës i rekomandohet t’i dëgjojë me vëmendje këshillat e prindërve, ngase ata mundohen me mish e me shpirt për të mirën e saj. Ata janë më të mëshirshëm me të dhe dinë më së miri kë t’ia zgjedhin për burrë. Ata shohin atë që ajo nuk sheh dhe dinë atë që ajo nuk e di. Ata i njohin hallet dhe problemet e kësaj jete për të cilat asaj fare nuk i shkon mendja. Andaj, le të jetë mendimi dhe opinioni i tyre – primar dhe kryesor lidhur me jetën, mendimin dhe gjykimin e saj. I rekomandoj femrës që t’i japë përparësi mendimit të prindërve të saj ndaj atij të shoqeve të saj të reja, ngase ato nuk kanë shijuar gjë nga jeta. Ato nuk njohin gjë që vlen të përmendet, e për më tepër shpeshherë ndodh që disa prej tyre të jenë xheloze e ziliqare. Kur femrat e arrijnë pjekurinë, e humbasin atë duke menduar mbi dashurinë, mirëpo kjo dashuri shpeshherë përqendrohet më tepër tek pamja e jashtme se sa ajo e brendshme. Kur bie në kurthat e një djaloshi simpatik e elegant, ajo “verbohet” dhe i harron të gjitha veçoritë dhe tiparet e tjera, gjegjësisht ia vesh atij të gjitha ato veçori dhe tipare, ngase dashuria në imagjinatën e saj nuk ndahet në pjesë. Kështu, derisa ajo e dashuron, në sytë e saj ai është djaloshi më i mirë dhe më i përsosur në botë. Në anën tjetër, prindëri i saj, natyrisht, nuk do të “verbohet” si ajo. Ai do ta shohë këtë djalosh me sy të realietit. Nëse është i keq e i poshtër, ai do ta shohë si të tillë dhe nuk do të mashtrohet nga fakti se është simpatik e elegant. Nëse është përtac dhe dështak, ai do ta shohë si të tillë. Nëse posedon veçori, tipare e vese negative, ai do ta vlerësojë si të tillë. Mirëpo, problemi më i madh qëndron në atë se femra – duke lexuar vepra e romane të ndryshme dhe duke shikuar filma të dashurisë e të avanturës – lidhet edhe më tepër për këtë djalosh, e veçanërisht kur familja e saj e refuzon kategorikisht atë. Ajo atëherë bëhet guximtare dhe kokëforte, me ç’rast dashuria e saj rritet dhe bëhet githnjë më e fortë. Ajo beson se e shpreh dashurinë e vërtetë në çdo kohë e vend. Pas kundërshtimit të familjes dhe insistimit të saj të pandërprerë, ajo ia arrin ta bind babain e saj, i cili detyrohet ta martojë me atë që do ajo, duke ditur në të njëjtën kohë se ai djalosh nuk e meriton këtë, mirëpo thotë: “ndoshta” dhe “me gjasë”. Babai përpiqet ta kënaqë bijën e tij të çmuar sa kohë që ajo e shprehi këtë dëshirë, apo thënë më mirë, ai e martoi atë duke qenë i shtrënguar apo i detyruar. Si pasojë, në të shumtën e rasteve, bija e tij kthehet tek ai – e shkurorëzuar, apo e sheh në shtëpinë e saj duke u ankuar e qarë vazhdimisht ... e sheh të mjerë e fatkeqe, pasi të ketë rënë zogu në grackë. Dashuria është e bukur dhe madhështore kur buron nga zemra dhe mendja bashkërisht, mirëpo femra e re është ende e papjekur mentalisht, andaj kur ajo dashuron me zemrën e saj, humbet ajo pjesa tjetër nga mendja ... e rrallë ndodh (për të mos thënë asnjëherë, v. për.) që femra të dashurojë me mendjen e saj! Shumica e grave, në përgjithësi, të reja a të moshuara, bijnë në grackën e njeriut elegant, argëtues, shakatar, të kulturuar, edhe nëse e tërë kjo ka të bëjë vetëm me formën, dukjen nga pamja e jashtme, ndërsa në brendësi – zero. Kjo, për arsye se femra – edhe atëherë kur rritet dhe arrin moshën e pjekurisë – në të shumtën e rasteve mbetet akoma një fëmijë me trup të madh. Ajo e dashuron pamjen e jashtme në një mënyrë të frikshme ... në radhë të parë ajo interesohet, para së gjithsh, për gjendjen prezente duke mos u thelluar e as çarë kokën për periudhat e mëvonshme të jetës. Esenca e kësaj teme përfshihet në atë që femra detyrohet të marrë një vendim më serioz në jetën e saj duke qenë e papjekur mentalisht, ngase mendja e saj në këtë periudhë nuk vëren tjetër pos pamjes e dukjes së jashtme, gjë që njëherit është shkaktar i tragjedive e fatkeqësive të shumta. Shumica e prindërve detyrohen t’i refuzojnë djelmoshat e shkëlqyer e të mrekullueshëm – me zemër të thyer, për t’i pranuar ata të pavlerë – po ashtu me zemër të thyer – që t’ua bëjnë qejfin bijave të tyre. Lidhur me këtë, nuk ka zgjidhje tjetër pos analizimit të thellë të femrës dhe dëgjimit të saj të vëmendshëm përsa i përket mendimit të familjes së saj. Përveç kësaj, djelmoshat e suksesshëm e të shkëlqyer duhet t’i kushtojnë kujdes sa më shumë elegancës së tyre, në mënyrë që t’i përfitojnë zemrat e vajzave, t’ua plotësojnë ëndërrat e tyre dhe t’i largojnë nga ata meshkuj të pavlerë e dështakë, të cilët ia shndërrojnë tërë jetën në makth (ëndërr e keqe) dhe ankth.
Posted on: Wed, 20 Nov 2013 23:32:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015