Nëna e Shpëtimit: Ju do të talleni për mos pranimin e - TopicsExpress



          

Nëna e Shpëtimit: Ju do të talleni për mos pranimin e interpretimit të ri të Katolicizmit E Mërkurë, 11 Shtator 2013 Bija ime, Zemra ime është e ndërthurur me atë të Birit tim të dashur, Jezu Krishtit, në këtë kohë të dëshpërimit të madh kur persekutimi i të gjithë fëmijve të Zotit po rritet. Çdo person në botë, në veçanti ata pa para, pa influencë apo pronësi, do të vuajnë për shkak të lakmisë së atyre që kontrollojnë shumë kombe. Puna ime për të ndihmuar Birin tim për të realizuar pjesën finale të Premtimit të Tij për të shpëtuar njerëzimin ka filluar të duket në shumë mënyra. Unë do të drejtoj, me anë të Fuqisë së Zotit, të gjithë ata që janë të dëshpëruar nga hidhërimi, për shkak të vuajtjeve në jetën e tyre, në Strehën e Mbrojtjes së Birit tim. Ata që do të duhet të durojnë varfëri, uri, mundime, padrejtësi të tillë – çfarëdo që mund të jetë – do të ngushëllohen kur të më kërkojnë mua të lutem për ata. Ata prej jush që duhet të vuajnë, për shkakun se dëshmoni për Jezu Krishtin, Shpëtimtarin e njerëzimit, do t’ju jepet extra forcë në këtë kohë kur të më kërkoni Mua t’ju ndihmoj. Padrejtësia më e madhe brënda Kishës së Birit tim do të dëshmohet shpejt, ku të dy besimtarët e zakonshëm dhe shërbëtorët e shenjtë, do të akuzohen për mosbindje kundër Mësimeve të Jezu Krishtit. Do t’ju kërkohet të bëni një betim – që do të thuhet njësoj si Lutja e Apostujve – për të deklaruar besnikërinë tuaj ndaj një forme të ndryshuar të ardhurimit të Zotit. Duke u zotuar, përmes këtij betimi, që nuk është i njohur në Biblën Më Të Shenjtë, ju do ta vini shpirtin tuaj në rrezik të madh. Liturgjia do të ndryshoj dhe pjesë të reja do të shtohen, ndërsa pjesët e tjera, të thëna për shumë vite me radhe, nuk do të bëhen më të ditura. Ky plan djallëzor do të justifikohet se ata do të mbledhin të gjitha cilësitë e shoqëruara me Birin tim dhe do t’i deklarojnë ato të jenë arsyeja për ndryshime të tilla. Prandaj dhe ju që jeni besnikë ndaj Birit tim do ta gjeni këtë tepër shqetësuese dhe shpirtrat tuaj do të vuajnë së tepërmi. Dhe ndërsa ju vazhdoni t’i bëni nderime Birit tim, ju do të talleni për mos pranimin e interpretimit të ri të Katolicizmit dhe Krishtërimit. Ju kurrë nuk duhet të humbisni kurajo, gjatë këtyre sprovave, sepse ju, fëmijët e mi, jeni të favorizuar nga Zoti dhe Ai do të qëndroj me ju deri në fund. Kurrë mos u largoni nga e Vërteta. Kurrë mos besoni ndonjë gjë, që nuk vjen nga Zoti. Nëna juaj e dashur Nëna e Shpëtimit Mesazhi origjinal ne anglisht: thewarningsecondcoming/mother-of-salvation-you-will-be-mocked-for-failing-to-recognise-the-new-interpretation-of-catholicism/
Posted on: Tue, 24 Sep 2013 10:27:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015