OCT 29 Kostandini,shqiptari që ndertoi themelet e qytetrimit - TopicsExpress



          

OCT 29 Kostandini,shqiptari që ndertoi themelet e qytetrimit kristian ne Europë e më gjërë. Nga Ndue BACAJ Hyrje: Prej rreth shtatëmbëdhjetë shekujsh në historinë memoriale e monumentale (dydimensionalshe, toksore e qiellore) qendron si vlerë referimi , ngallnjimi ,qeverimi , besimi e qytetrimi per mbarë Boten , vepra dhe emri i perandorit Ilir , Flavio Valerio Kostandinit ,që historia e ka “pagëzuar” në perjetsi me titullin ; Kostandini i Madh … Ky emër (Kostandini i Madh) na bënë të ndihemi krenarë ne shqiptarëve mbasi ai ishte prej mishi e gjaku iliro-shqiptarë. Trupi i tij kishte “aromen” e tokës Iliro-Dardane…Sytë e tij per herë të parë panë driten e diellit , nën hisen e qiellit që “mbulonte” trojet etnike shqiptare…E qara e lindjes ishte pershendetja e parë e Kostandinit me fisin e tij famëmadh -Dardanet . Ndersa lotët që lagen “djepin” ishin “balsami” që do të ruante drejtuesin e “rindertuesin” më gjenial të perandorisë më të madhe të asaj kohe (Perandorinë Romake) ,që perbehej nga troje të qensishme të Botës dhe të gjithë Europes së konsiderueshme të kohes ,që i “ngjasonte” Europes së sotme të Bashkuar. Ditlindja dhe Vendlindja e Kostandinit Ditlindja e Flavio Valerio Kastandinit është disi e mjegulluar nga kohrat ,ndaj ka autor që shkruajnë se nuk ka një datë të percaktuar ,por e vendosin me “siguri” në mes viteve 273-280..*1*,por ka edhe autor qe e “fiskojnë” vitin e lindjes 274..*2*.. Nese ka “paqartesi” per ditlindjen ,per vendlindjen nuk ka asnjë dyshim se ajo u perket trojeve Ilire..Kostandini kishte lindur në trojet etnike shqiptare.. në dheun e Shqiperisë *3*..Më konkretisht në Nassius-in e Dardanisë moçme, të Ilirikumit Lindor *4* apo më qartë në trojet e Kosoves sotme, në Nishin e grabitur nga Serbia me “bekimin” e kongresit të Berlinit (1878). (Me ketë rast vlen të kujtohet se fatësisht ardhacaket e vonë sllav të shekujve VII-IX , mbas Krishtit, ndonse grabiten troje shqiptare e ndryshuan raporte popullsie me luftra e genocid , nuk arriten të grabisin e ndryshojnë ketë histori krenare shqiptare..) Flavio Valerio Kastandini ishte djali i dardanit Kostanco Kloros , dhe i Elenes , një kamariere me të cilen bashkejetonte *5*. Ky “zog” ilir (babai i Kostandinit) , me zotesin e tij të treguar gjatë betejave luftarake kishte fituar grada e hierarki nën perandorinë Romake ; si August i Milanos e Çezar i Masimianos..*6*etjer.. (Kujtojmë se një mundesi e tillë u kishte “ardhur” te dera edhe Ilirëve si armiqtë më të mëdhenjë të romakeve pushtues , me dekretin e vitit 212 mbas Krishtit të perandorit Karakala ,i cili u kishte dhënë qytetarinë (shtetësinë) të gjithë banoreve të perandorisë romake) *7*. Iliret jo një herë dalin në plan të parë të ngjarjeve politike dhe keshtu marrin në duart e veta edhe fatin e perandorisë…**). Femijëria , adolishenca dhe burrërimi Femijëria ,adolishenca dhe burrërimi i Flavio Valerio Kostandini kishte kaluar në mes “shetitjeve dhe trokitjeve” të një edukate Ilire ,që herë e trishtonte (si djalë i jashteligjshëm i Kostancos) ,e herë e gezonte (si djalë i një iliri që me zotesin e tij kishte bërë shenjë e vend në perandorinë romake). Në ato vite në krye të perandorisë Romake ishte Diokleciani edhe ky prej mishi e gjaku Ilir , madje prej trojeve të Malesisë Madhe Etnike , (që në ato kohë nuk emertoheshin keshtu ,por kishin si qender të njohur urbane Dioklen ,nga ku trashigoi mbiemrin ky perandor ). Diokleciani që e kishte emruar Kostancon Çezar në Treviri e kishte këshilluar të ndahej… nga Elena (nëna e Kostandinit) dhe të martohej me Teodoren… Nga kjo njerkë djaloshi nuk mori ndonjë edukatë per të qenë ,pasi ishte rritur në një regjiment të ushtrisë ,por këtu Kostandini u bë një oficer i shkelqyer…Në fakt Kostandini kishte luftuar edhe si ushtar i ushtrisë romake të Dioklecianit në një ekspeditë në Egjypt në vitin 296 dhe në luften persiane..Në atë periudhë perandoret romak ishin dy ; Diokleciani dhe Masimiani..*8*.Në vitin 305 perandoret Diokleciani dhe Masimiani abdikuan nga froni dhe në vend të tyre u emrua Galeri në pjesen lindore dhe babai i Kostandinit , Kostanco Klori në pjesen perendimore.*9*. Augusti ilir ,Galerio i Nikomedisë e therret Koastandinin si oficer të shkelqyer, duke menduar se ky nuk shkonte mirë me të atin.., por në të vertet Kostandinit nuk i pelqente të ishte nën urdherat e Çezarit Servio. Kostandini nuk u ndie i qetë as në shtabin e pergjithshem të Galerios ,prandaj një ditë të bukur iku dhe pasi pershkoi të gjithë Europen ,shkoi te babai i tij në Britani dhe e ndihmoi të fitonte disa beteja radhazi ,por i ati pas disa muajsh vdiq në Jork..*10*, apo siç shkruhet u vra në betejen fatale të Jorkut..(v.306)*11*. Kostandini drejt titullit perandor …! Ushtaret (që kishte komanduar babai i Kostandinit, Kostanci) e admironin Kostandinin per cilesitë e larta , si njeri e si strateg i shquar , ndaj e proklamuan një zëri August .Kostandini parapelqeu me modesti titullin Çezar ,”pasi” ,mendoi se “keshtu i lejohet të komandoj legjionet ,pa të cilat jeta i vihej në rrezik”. Dhe Galerio ,Augusti në fuqi ,megjithëse nuk dëshironte ,u detyrua të pranojë vendimin e legjionarëve… *12*. Në keto kohë në perandorinë romake po “zienin” problemet politike , kishte revolta dhe luftra të brendeshme per pushtet, gjëra që e kishin çuar perandorinë që në vitin 308 ,(de fakto) të qeverisej nga gjashtë perandor njëheresh. Tre në pjesen lindore (Galerio , Licini dhe Masimini ) ,dhe tre në atë perendimore (Kastandini , Masimiani dhe i biri i tij Masenci). Në vitin 309 , Masenci rrezoi baban e tij ,Masimianin ,që si pasojë u vetvra. Në ketë mënyrë mbeten vetem Kastandini dhe Masenci që luftonin per zotrimin e Perandorisë Romake të Perendimit..*13*… Me 27 tetor 312 mbas Krishtit ,dy pretendentet kryesorë per fronin , Kostandini e Masenci u gjenden perballë me ushtritë e tyre , nja 20 kilometra në veri të Romës *14*, te Ura Milvio *15*..Kostandini me një manover të mençur e detyroi armikun e tij (Masencin) t’i vendosi trupat pergjatë lumit Tevere. Pastaj Kostandini, ashtu si i ka thënë peshkopi e historiani Eusebio ,pa në qiell një kryq të zjarrtë, në cilin lexoheshin keto fjalë: In hoc signo vinces. “Me ketë kryq do të fitosh”. Atë natë ,teksa flinte ,degjoi një zë shugullues , që i kerkonte të vendoste kryqin e Krishtit në mburojat e legjionarëve. Dhe në agim ai urdhëroi që në vend të flamurit të vjeter të ngrihet një tjeter që do të mbante një Kryq të madh me inicialet e Jezu Krishtit. Mbi ushtrinë armike (të Masencit N.B.) valvitej flamuri me simbolin e Diellit të vendosur nga Aureliani , si zoti i ri pagan.. Ishte hera e parë, në historinë e Romes , që lufta bëhej në emer të fesë. Por Kryqi fitoi. Dhe (lumi) Tevere zvarriste ,drejt grykëderdhjes kufomat e Masencios e ushtarëve të tij..Dukej se ai po flakte tej mbeturinat e botes së vjetër…*16*.Kjo luftë në histori njihet me “emrin” Beteja Milviane.. Kostandini mbeti i vetmi perandor i pjesës perendimore (të perandorisë romake)…Ndersa në pjesen Lindore pas vdekjes së Galerit në vitin 311…*17* ende mbeteshin Licinio e Masiminio. Më pas Masimino vdiq dhe Licinio u martua me motren e Kostandinit. Për një moment u duk sikur do të mbretëronte rregulli e qetsia. Por një vit më pas gjakrat u ndezen serish. Kostandini mundi në Panoni një ushtri të Licinios , që si hakmarrje ndaj kristianëve të Lindjes ,filloi persekutimin e tyre. Kostandini ende nuk ishte konvertuar në (kristianizem) zyrtarisht ,por kristianet e shihnin mbrojtësin e tyre. Ata perbënin maxhorancen dërrmuese ,por jo tersinë e ushtrisë së tij prej njëqind e tridhjetë mijë burrash ,kunder njëqind e gjashtëdhjetë mijë mbrojtësish të paganizmit nën komanden e Licinios . Ata u ndeshen së pari në Adrianopol e më pas në Shkoder , të paret korren fitore. Licinio u dorzua ,prandaj i fali jeten, të cilit ja mori pas një viti . Dhe në emër të Krishtit u reformua një perandori, e cila romane kishte vetëm emrin..*18*. Nga viti 324 Kostandini ishte i vetmi perandor i Romës..*19*. Në vitin 330 ai per të qënë në një pozicion më qendror e transferoi kryeqytetin e perandoris në Bizant , në qytetin që e kishte ndertuar dhe i kishte dhënë emrin e tij , Kostandinopojë. Kostandini pas vdekjes ju a la perandorin tre bijeve të vet , Kostancos , Kostandinit dhe Konstantes..***. Kostandini dhe Kristianizmi…. Flavio Valerio Kostandini kishte lindur e rritur në një ambient familjarë tolerant. Babai i tij , Kostanco Klori (Kloros) adhuronte Diellin , ndersa nëna Elena ,ishte e krishterë. Pavarisht ketyre ndryshimeve në besim ,babai i Kostandinit , ndoqi një politikë tolerante ndaj të krishterëve (veçanarisht)në GALIA (Franë , Spanjë , Britani),ku ai qeveriste dhe nuk zabtoi disa Edikte (urdhera perandorak të viteve 303 – 305) të cilat persekutonin dhe shpronsonin tmerresisht të krishterët..*20*. Kjo të bën të mendosh që në rini Kostandini u bashkua me prirjen e njejtë të të atit , i predispozuar drejt një feje , që ashtu si feja e tij shpallte ekzistencen e një zoti të vetem..*21*.Perkunder ketij ambienti familjare , ai prendorak ishte pagan , ku feja e krishterë ndalohej me “ligje”,ndersa perandori i atyre viteve ,Diokleciani njihej si një ndër perandoret më persekutor të krishterëve , edhe kur ata ishin nga familja e vetë ketij perandori. Po e “ilustrojme” ketë me diçka që na servirë historia :Valeria e bija e Dioklecianit ishte detyruar të martohej me Galerion dhe të hiqte dore nga Kristianizmi. Duke mos duruar ketë ambient pagan Veleria së bashku me Prisken (gruaja e Dioklecianit ,që ishte e krishterë e fshehtë) ishin arratisur ..dhe fshehur në Selanik… Diokleciani po i kerkonte…dhe Licinio (atëherë Cezar i Dioklecianit N.B.) kur i zbulon se ku fshiheshin, ato paten një fat të mjerë ,pasi i detyron të hillen në detë e të mbyten… (autori i ketyre rrjeshtave e mbyllë me pyetjen..) : A e kish parashikuar Licinio se bashkë me të birin e tij do të vriteshin ,po aty më pas nga Kostandini i Madh..??.*22*. Më pakë se dhjetë vjet më parë se të ngjitej në pushtet Kostandini , të krishterët e kishin pësuar në lekuren e tyre…Vlenë të kujtojmë…se kjo periudhë kishte zgjatur tre shekuj, në të cilen dhjetra dhe mijëra martirë ishin detyruar të deshmonin dhe të ruanin fenë ,duke derdhur gjakun e tyre…*23*. Edhe në trojet Ilire u derdh mjaft gjakë nga i cili “linden” dhjetra e qindra martirë e shenjëtorë nga të paret tanë. Me ketë rast po kujtojmë vetem dy shenjëtoret dardanet ,Florin dhe Laurin që u martirizuan në fillimet e shekullit II , dhe sot kanë si dëshmi në Kosovë kishen katolike të Grazhdanikut , me datë kremtimi e perkujtimi 18 gushtin.. Kosatndini pas ardhjes në pushtet filloi zbatimin e planeve të tija ,per rindertimin e një perandorie më të fuqishme ekonomikisht dhe ushtarakisht ,por edhe më moderne e më njerzore..Per ketë nevoitej një filozofi e re shpirterore e jetsore , tek e cila njeriu “takonte” mbi të gjitha tokësoren dhe qielloren , paqen ,tolerancen ,pendesen e faljen ,të cilat e benin njeriun më të pergjegjëshem dhe të vlefshëm para shtetit ,shoqerise ,familjes ,vehtes dhe Zotit ,i cili i kishte meshiruar krijesat njerzore me të derguarin e tij , Jezu Krsihtin ,doktrina e të cilit vijonte të perhapej e fitonte “terren”edhe pse në luftë me djajtë e shumtë që kishte lindur besimi pa besim , paganizmi.. Kostandini që në vitin 311 (edhe në bashkëpunim me ilirin Galerio) kishte miratuar një dekret që ndalonte perndjekjet e të krishtereve. Por pas vitit 312 kur me shenjën e kryqit të Jezusit korri fitoren e parë të madhe ,(fitoret pas kësaj nuk do ti shterronin kurrë ..) , Kostandini do të shpallte në vitin 313 Ediktin e Milanos ,Edikt që u nënshkrua edhe nga Augusti tjeter (i lindjes) Licinio.. me të cilin u takuan në Milano (Mediolanun)..*24*.Në Edikt ndër të tjera “thuhej”: “…Tash e tutje kush dëshiron të besoj në atë Fe mund ta bejnë atë lirisht ,hapur dhe pa pengesa…dhenien e të gjitha lirive të krishterëve per kryerjen lirisht të riteve të tyre… ne u kemi dhenë atyre të gjitha të drejtat si feve të tjera ,per hirë të paqes së kohes sonë…Në lidhje me të krishteret…është mirë të urdhërojmë që tu rikthehen pa pagesë, apo ndonjë formë kompensimi pasuritë e tyre të demtuara. Ata që kanë fituar prej tyre ndonjë dhuratë apo shperblim tjeter ,janë të detyruar t’ua rikthejnë. Atje ku të krishteret kanë patur vendet e tyre të mbledhjeve dhe kishat e tyre , jeni të urdheruar t’i riparoni pa ngurim ,apo kundershtim dhe t’ua dorzoni. Ju duhet t’i ofroni sherbimin tuaj komunitetit të krishterë , që urdherat tuaja të jenë sa më efektive , në mënyrë që permes shpirtmadhësisë sonë rendi publik të jetë i siguruar. Le të behet siç kemi thenë ne. Faktori hyjnor që na qendron pranë në situatat më të rendesishme që kemi kaluar , mund të ruajë dhe të zhvillojë sukseset tona ,per të miren e shtetit . Me synim që ky Edikt të njihet prej të gjithëve , duhet të behet predikimi i tij kudo ,që mirdashja jonë mos të mbetet e fshehur.” *25*. Nese Licinio gjatë luftes per pushtet e shkeli Ediktin e Milanos , Kostandini jo vetem e zbatoi me perpikmeri ,por ndërmori edhe një seri masash të efekshme që e nxori krishterimin nga katakombet në dritë të diellit , dhe kishat e katakombeve i zevendesoi me katedralet madhështore , ndër ndertesat më të bukura që njerzimi kishte parë deri atëherë…*26*.Në fakt ,që nga viti 313 ,Osio , peshkopi i Kordoves u bë këshilltar i perandorit ,që dalngadalë nisi të marrë mesime per fenë e krishterë. Kostandini i dhuroi Papës pallatin Lateran ,që do të bëhej selia e ardhshme e papëve.*27*. Kostandini ndaloi heqjen e denimit me vdekje në kryq ,ndaloi luften e gladiatoreve ,miratoi heqjen e të drejtes së babait që të shiste apo vriste fëmijet e tij , kufizoi divorcin , “ligjeroi”denimin e shkelejes së Kurores dhe vendosi të drejten e trashigimisë..Gjithashtu nxorri dekretin per ndihmë dhe mbrojtje të jetimëve (në vitin 315..),vejushave ,të varfërve e tjer..Në vitin 321 dita e diel caktohet ditë pushimi..*28* ,duke zevendesuar kështu të shtunden hebraike. Institucionit të Kishes pak nga pak i njihet statusi juridik ,që më parë i takonte vetem besimit pagan. Dalngadal festat e Krishtera u bënë ditë pushimi…Në mbreterimin e Kostandinit kthimi në fenë e krishterë u bë në mënyre masive ,sidomos në krahinat Ilire..****). Në vitin 323 shenjat e krishtera u zënë vendin shenjave pagane në monedha… Terminologjia e krishterë nis të perdoret në legjislacion.. Kishes i njihet e drejta të trashigojë etj.*29*. Perandori Kostandin në vitin 325 thërret koncilin e parë ekumenik të Nikeas …per ti dhënë fund ndarjes dhe mungeses së harmonisë të provokuar nga herezia ariane…Koncili i Nikeas formuloi njeren nga doktrinat kryesore të fesë së krishterë ,domethenë atë të Trinisë së Shenjtë ,të perberë nga Zoti Atë …i Biri (Jezusi..) dhe Shpirti i shenjtë…Koncili u mblodh me 19 qershor (325) dhe zgjati dy muaj. Sipas raporteve të ndryshme ishin të pranishem rreth 250 -320 ipeshkev.. Herezia ariane kishte filluar të gërryente krishterimin pasi ajo mohonte natyren hyjnore të Jezu Krishtit. Arianizmi i kishte patur fillesat nga një “teolog” i krishter me emrin Arios nga Aleksandria e Egjyptit..Ipeshkëvët në ketë koncil formuluan kredon nikeane që thoshte: “Besojmë në një At të Shenjtë unik të plotfuqishem , krijues të të gjitha gjerave të dukshme dhe të padukshme. Dhe në një Zot Jezu Krishtin ,birë të Zotit ,femijë i vetem dhe i lindur nga Ati , nga e njejta lendë e Atit ,Zot prej Zotit ,dritë prej drites . Zotë i vertetë prej Zotit vertetë , i përftuar dhe jo krijuar ,bashkëthelbësor me Atin, nepermjet tij janë krijuar të gjitha gjerat ,në qiell dhe në tokë , per ne njerzit dhe per shpetimin tonë zbriti prej qiellit dhe u meshirua , u bë njeri , u zhbë dhe diten e tretë u ngjall , u ngjit në qiell ,dhe do të kthehet per të gjykuar të gjallet dhe të vdekurit .Nepër Shpirtin e Shenjtë.”.*30*. U fiksua dita (e parë) e Pashkëve në të dielen e parë që pasonte hënën e plotë pas ekuinoksit të pranveres..*31*. Kostandini nderton bazilikat e para ; baziliken e Lateranos , e Shen Pjetrit në Vatikan , e Varrit Shenjtë në Jeruzalem etj..*32*.Vlen të kujtohet se disa autor i spjegojnë shumë nga vendimet e perandorit Kostandin në favor të krishterimit , si të kryera nën ndikimin e nënës tij Helenes (Elenes apo Lenes…), me emrin e të ciles lidhen disa nga ngjarjet më domethenese si : zbulimi i Varrit Jezusit , Kryqit dhe Gozhdëve të Kryqëzimit të Krishtit. Helena per keto është lumnuar shenjtore.. *33*. Është “interesant” se megjithë perkrahjen dhe perqafimin që i bëri krishterimit ,Kostandini u pagëzua vetem në vitin 326..Kostandini vdiq me 22 maj të vitit 337…*34*. Trupi i tij i futur në arkivol të artë dhe i veshur me purpur u varros në kishen e Apostujve të Shenjtë , në varrin e pergatitur prej atij vet në mes dymbëdhjetë varreve simbolike të Apostujve të Jezu Krishtit. Per veprat e tij shpirtërore , ndertimore, shtetrore e qytetare ,Kostandini është quajtur i MADH , ndersa Selia e Shenjtë e ka shenjtëruar ,dhe sot Ai është Shën Kostandini ,që njihet si padron i ruajtësve së thesareve. Data e 21 majit perkujtohet e festohet si dita e Shen Kostandinit per mbarë boten e krishterë. Në të gjithë boten janë të ndertuara kisha me emrin e Shen Kostandinit . Një kishë e till deshmohet se ka qënë e ndertuar në Berat në vitin 1644..Kisha me emrin e ketij shenjetori Iliro-shqiptarë ka të ndertuara te arbereshet në Itali , ku ka edhe një Fshat me emrin e Shen Kostandinit..*35*. Edhe vendi i rezidences të Fesë së re (Kristianizmin) , Roma , ishte “vendosur” de fakto gjatë qeverisjes së perandorisë Romake nga Kostandini i Madh..Theksojmë se per-rreth dy shekuj kishte pasur debate per rezidencen (botërore) të Kristianizmit (në mes Jeruzalemit dhe Romes) ,pasi siç dihet në Jeruzalem kishte lindur kjo FE , ndersa Roma ishte qendra e perandorisë dhe citohej në fjalen e Jezu Krishtit ,që i ishte drejtuar apostullit Pjeter duke i thenë ; dhe unë po të them : Ti je Pieter (shkemb , gurë ) dhe mbi ketë shkembë do të ndertoj Kishen time..*36*. Apostulli Pjeter kishte predikua fjalen e Mesisë dhe kishte ngritur “rezidencen” e kristianizmit me gjakun e tij në Romë ,aty ku edhe u martirizua në vitin 64 në të njejten kohë me apostullin tjeter Shen Pali..*37*. Prej asaj kohe e deri sot kanë kaluar rreth shtatëmbëdhjet shekuj ,por vepra shtetndertuese , qytetare dhe hyjnore e Kostandinit Madh jo vetem nuk është mbuluar me asnjë hije harrese ,por perkundrazi ajo ka ardhur duke u bërë burim drite ,që edhe sot merret si vlere referimi e ndriçimi , me shpresë se do të kthiellohen sado pak rruget tona shpesh me hije e mjegull , të së kaluares së larget e të afert.. Mjerisht neshqiptaret që duhet të ishim të parët , per të marrë rreze dritë nga kjo dritë e birit tonë të Madh , vijojmë të jemi të “vonuar”..Por pa harruar se ne Iliro-Shqiptaret gjatë ketyre shtatëmbedhjetë shekujve i kemi dhënë Botes edhe një “ TRINI ” me trajta njerzore e hyjnore , në momentet më delikate per fatet e njerzimit..: Së pari Kostandinin e Madh (që i kushtohet ky shkrim) ,kur bota lekundej në mes paganizmit shkaterrimtarë ,dhe Kristianizmit shpetimtarë , së dyti Gjergj Kastriotin –Skenderbe , “mesinë” që me shpaten hyjnore mbrojti besimin e qytetrimin kristian në Europen e ligështuar të shekullit XV , së treti Nënë Trezen , predikikuesen hyjnore të shekullit XX , e cila me fjalë e vepra shpëtoi nga mjerimi , mijera e miliona shpirtra ,që dergjeshin në moçalin e varferisë morale e shpitrore , të nënshtruar e mashtruar nga djajtë e verdh ,të kuq apo të zi… Në fund një Lutje ,Shën Kostandinit si shenjetori padron i ruajtjes të thesareve ; lutu per ne shqiptaret se jemi “thesari” i trashigimisë tënde..! *Publicist , studiues Referenca : *1*.Jose Antonio Ullate Fabo , Kunder kodit Da Vinçi , fq.141 *2*.Simon Cox , Sekretet e kodit Da Vinçit (guidë mbi faktet ,personazhet dhe misteret e kodit…),fq.97 *3*.Simon Cox ,po aty ,fq.97 *4*.Edwin Jacques ,“SHQIPTARET” ,historia e popullit shqiptarë nga lashtesia deri në ditet e sotme ,fq.152 *5*.Indro Montanelli , Histori e Romes , fq.368 *6*.Indro Montanelli , po aty , fq.368 *7*.Ferdinand Schevill ,BALLKANI ,historia dhe qytetrimi , fq.37 **.Aleksander Stipçeviq , ILIRET , Historia , jeta ,kultura , simbolet e kultit ,fq.68 *8*.Simon Cox , po aty , fq.97 *9*.Simon Cox , po aty , fq.97-98 *10*.Indro Montanelli , po aty , fq.368 *11*.Edwin Jacques , po aty , fq.152 *12*.Indro Montanelli , po aty , fq.368-369 *13*.Simon Cox , po aty , fq.98 *14*.Indro Montanelli , po aty , fq.369 *15*.Jose Antonio Ullate Fabo , po aty , fq.142 *16*.Indro Montanelli , po aty , fq.369 *17*.Simon Cox , po aty , fq.98 *18*.Indro Montanelli , po aty , fq.370 *19*.Edwin Jacques , po aty , fq.152-153 ***.Simon Cox , po aty , fq.99-101 *20*.Michel Lemonnier O.P.,Histori e Kishes ,fq.56-57 *21*.Jose Antonio Ullate Fabo , po aty , fq.141 *22*.Zhan Klod Faveirial , Historia (më e vjeter) e Shqiperisë ,fq.91 *23*.Jose Antonio Ullate Fabo , po aty , fq.146 *24*.Michel Lemonnier O.P. ,po aty , fq.88 *25*.Marrë nga “ILIRIA BIBLIKE” ….pergatitur nga Nikollë Loka e Gjet Kola , fq.25 *26*.Iliria Biblike …perg. nga Nikollë Loka e Gjet Kola , po aty, fq.24 *27*.Jose Antonio Ullate Fabo , po aty , fq.142 *28*.Iliria Biblike…perg. nga Nikoll Loka e Gjet Kola , po aty , fq.57-58 ****.Serge Metais , Histori e Shqiptareve (nga Iliret te pavaresia e Kosoves), fq.169 *29*.Michel Lemonnier O.P. , po aty , fq.89 *30*.Simon Cox , po aty , fq.92-95 *31*.Simon Cox , po aty , fq.100 *32*.Michel Lemonnier O.P., po aty , fq.89 *33*.Iliria Biblike …perg. nga Nikollë Loka e Gjet Kola , po aty , fq.74 *34*.Simon Cox , po aty , fq.100 *35*.Iliria Biblike…perg. nga Nikollë Loka e Gjet Kola , po aty ,fq.58 *36*.Michel Lemonnier O.P. , po aty , fq.21 *37*.Indro Montanelli , po aty , fq.299. N. Bacaj Marre nga: kosova.albemigrant
Posted on: Mon, 23 Sep 2013 15:32:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015