OJQ "Labeatet" - Malesi e Madhe ne majen e Rumis. Masivi Rumia, - TopicsExpress



          

OJQ "Labeatet" - Malesi e Madhe ne majen e Rumis. Masivi Rumia, bën pjesë në grupin e maleve bregdetare malazeze, shtrihet mes detit Adriatik dhe liqenit të Shkodrës, me drejtim të shtrirjes veriperendim – juglindje. Përnga vjetërsia u takon maleve të reja. Masivi i Rumisë është rrullosur me orogjenezën Alpine, shkembinjtë që e ndertojnë kanë vjetërsi paleozoike dhe mezozoike. Maja më e lartë e Rumise arrine 1593 m mbi nivelin e detit ( simbas burimeve administrative ). Rumia nga bjeshka Sutorman ndahet me qafen e Bardhe ( Biela skala 903 m ), nga kalon rruga Tivar – Shestan i Eperm ( Siperm ). Rumia është e varfër me burime, nga ana jugperendimore dallohen disa burime dhe tre prroje. Dikurë Rumia ishte e mbulluar me pyje të denduara. Sot shpatet lindore te Rumise jane te mbuluara me pyje ahu, dhe me drunj tjerë gjthrënës, ndërsa në zonën e Briskut të Epërm dominon pylli i geshtenjave , për cfarë karakterizohet e tërë Kraja. Shpatet e Rumise kah deti posedojnë edhe drunj halore ( pisha ). Gjithasht anë e kënd Rumisë paraqiten specie të shumëta të bimësisë mesdhetare, bimë relikte, endemike, aromatike e farmaceutike. Rumia tradicionalisht është destinacion i pelegrinazheve, tradite kjo mijëvjecare, e cila kulminonte me bartjen e kryqit nga kisha e Shën Meris së Krajës , traditë që është tarshiguar që nga periudha para ndarjes së kishës, në atë lindore dhe perendimore. Kte ritual e kanë manifestuar te gjithë besimtarët pa dallim feje kombi. Kjo ishte shenje e ekumenizmit që është përciedhur një mijë vjet të tëra. Ky ritual kishte rëndesi fetare, kulturore dhe historike. Mitropoliti Amlillohije Radoviq duke patur para syshë edhe mundësine e konflikteve ndërfetare dhe ndërnacionale në vitin 2005 me mbështetjen nga ana e armatës së Serbise dhe Malit të Zi, vendosi kishën prej metali me helikopter në majen e Rumisë, mu në vendin e pelegrinazhit mijëvjecarë, mbi gomilën ( grumbullin ) e gurëve të cilën njerezit me shekuj e kanë bartur mbi supet e veta, ritual pagan i trashiguar nga lashtësitë . Me këtë është lenduar shumë rëndesia e kultit tradicional fetar, kulturor dhe historik. Edhe pse para opinionit vendorë dhe të huaj u krye akti i vendosjes së kishës prej metali në mënyrë joligjore, jocivilizuese, represive, çnjerzore etj. qeveria e Malit te Zi duket se nuk është e zoja, ose nuk ka guxim të ndërmarrë ndonjë hap në cvendosjen e kësajë kishe metalike nga maja e Rumis. Kjo është edhe një shuplakë e flliqtë në mesë të të shumtave që iu dha bashkëjetesës së popujve dhe besimeve të kësajë ane dhe më gjerë. Për të satën here qeveria malazeze premtoi heqjen e këtijë konstruksioni metalik nga maja e Rumisë, premtime kote si shumë here si dhe për gjëra të tjera….
Posted on: Sun, 16 Jun 2013 13:41:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015