Origjina e emrit Lume Në dokumente është pikasur, së pari, - TopicsExpress



          

Origjina e emrit Lume Në dokumente është pikasur, së pari, në fund të shek.XVI (1571 -1591), si nahije e Sanxhakut të Dukagjinit. Në sh. XVII e përmend F. Bardhi si cakun më lindor të dioçezës katolike të Sapës (Zadrimës). Ndërsa Hahn ka shënuar i pari versionin se Krahina e Lumës e ka marrë emrin nga Përroi i Lumës. “Lugina e këtij përroi, - ka shënuar ai, - përbën madje pjesën kryesore të të gjithë këtij territori, gjë që për mendimin tonë, i gjithë ky rreth e ka marrë emrin prej tij, pra prej luginës…”. Kështu, emri i krahinës së Lumës është i lidhur me apelativin lumë (lum-i, lum-a) dhe ky vjen prej lat. Flumen (G. Meyer); E. Çabej ka shënuar se “Tipi Lumë që emërton një krahinë gjeo-etnografike është një krijim vendës nga “lumë” (em.) dhe ky nga apelitivi latin “flumen” (G. Meyer), ose një formë e ndikuar prej shumësit, si një shumës i singularizuar, i lym”.
Posted on: Wed, 07 Aug 2013 21:21:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015