PAPA GJON PALI -II- DHE POPULLI SHQIPTAR Koha në të cilën - TopicsExpress



          

PAPA GJON PALI -II- DHE POPULLI SHQIPTAR Koha në të cilën jetojmë na grish, që në gjirin e shoqërisë, të kuptojmë domethënien e jetës, të asaj që do të thotë mësim me proceset e transformimit, ashtu siç ndodh edhe me vetë shoqërinë tonë shqiptare në transformim. Disa liderë politikë dhe fetarë e favorizojnë Lindjen (Azinë), e disa të tjerë Perëndimin (Evropën). Flasim për “kushtëzim”, për “format e ndryshime të sjelljes”, për forcimin e asaj që është e nevojshme të forcohet dhe të asaj që duke u forcuar ndoshta do të përcaktojë sjelljen. Vrapojmë pas çdo gjëje me qëllim që të forcohemi. Jepemi pas parasë, kënaqësive të jetës, aventurave, fushatave, ideologjive, madje edhe pas elektroshokut. Mendimtari i Greqisë së lashtë, Sokrati thotë: “Asgjë njerëzore nuk është e huaj për mua”. Për këtë thënie ai udhëhiqej nga një fjalë e urtës e shkruar në ballë të Tempullit të Apollonit: “Njeri, njih vetveten! Pra dhe Shqiptarët, veçanërisht njerëzit e letrave, të kërkimeve, duhet të njohin vetveten dhe rrënjët si dhe identitetin. Dhe në qoftë se trashëgiminë dhe identitetin tonë e vështrojmë në dritën e krishterimit e ngushtë lidhur me këtë edhe kontrubutin e Papës Gjon Palit II, atëherë bindemi se populli ynë ka të kaluara dhe te tashme dhe mbi to mund të vazhdojë shtegtimin e tij drejt Evropës dhe demokracisë së mirfilltë. Për këtë arsye këtu po sjell mendimin e Nuncit Apostolik, Imzot Ivan Dias, të shprehur në Katedralen e Shkodrës me rastin e vizitës së Papës: “Me gëzim të madh e gjithë Shqipëria katolikë, ortodoksë dhe myslimanë Ju presin sot. Shqipëria e njohur si tokë e mikpritjes, e besës dhe e burrërisë... Është e ungjillëzuar nga Shën Pali, e cila njohi momente të lavdishme në historinë e saj të krishterë prej dy mijë vjetësh dhe që i dha Kombit njerëz të shquar të fesë, të shkencës dhe kulturës. Është Shqipëria e heroit kombëtar dhe patriotit të krishterë, Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, i cili i dha popullit shqiptar sensin e unitetit dhe identitetit kombëtar. Është Shqipëria, që në kohët tona i ka dhënë botës Nënë Terezën e Kalkutës, apostull i vërtetë i dashurisë. (shik. D. Xhuxha, Papa në Shqipëri, fq. 25-26). Këtë e dëshmojnë drejtpërdrejtë edhe fjalët e vetë Atit të Shenjtë, Gjon Palit të dytë, thënë në sheshin “Skënderbej” të Tiranës para mijëra e mijëra qytetarëve: : “Ju faleminderit për mikpritjen... Kam ardhur për t’i shfaqur çdo shqiptari admirimin dhe mbështetjen në këtë fazë delikate të kalimit historik dhe të shumë të dëshiruarës ringjallje shoqërore dhe shpirtërore” (vep. cit. fq. 45-46). Po në këtë shesh që mban emrin e heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, Papa tha: “Në vendin tuaj, të fishkulluar më shumë se asnjë vend tjetër nga persekutimi, është e thjeshtë të gjesh gjurmët e katakombeve të lashta kristiane dhe të arenave ku dëshmitarët e Krishtit me dhunë, hidheshin për t’u shqyer nga bishat” dhe (vijojnë fjalët e Papës) “Ajo që ka ngjarë në Shqipëri, të dashur vëllezër dhe motra, nuk ishte parë kurrë në historinë e njerëzimit. Është e vërtetë se edhe në Perandorinë Romake janë bërë përndjekje të ashpra ndaj të krishterëve, por atëherë ishte fjala për një shtet i cili në emër të një feje, asaj pagane, luftonte ata që mbështesnin Ungjillin e Krishtit. Kurse këtu, Shteti është përpjekur të shuajë çdo shprehje fetare në enër të një ateizmi radikal...” (Xhuxha, Papa në Shqipëri, f. 46). Në një audiencë private në Romë më 21 janar 1981 Papa Gjon Pali i Dytë i thotë imzot Nikë Preles: “Pas popullit tim polak, më së shumtit e dua popullin shqiptar... Pse? Sepse keni vuajtur shumë gjatë shekujve dhe i dhatë dhuratë Kishës dhe botës Nënë Terezen”. Me përkujdesje të veçantë Gjon Pali II e përshëndeti Nënën Tereze: “Nuk mund mos të përshëndes një njeri fort të përvuajtur, që ndodhet mes nesh. Është Nënë Tereza e Kalkutës. Të gjithë e dinë nga vjen, cili është Atdheu i saj. Atdheu i saj është këtu. Edhe në kohën e izolimit të plotë të Shqipërisë ishte kjo rregulltare e përvuajtur, kjo shërbyese e përvuajtur e më të varfërve që përçonte në tërë botën emrin e Atdheut tuaj “(vep. cit. fq. 36). Po e mbyll këtë shkrim, me një thënie të urtë, të Gjon Palit II: “MERRENI JETËN TUAJ NË DUAR DHE BËNI NJË KRYEVEPËR”.
Posted on: Tue, 02 Jul 2013 18:13:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015