PARTIA POPULLORE EVROPIANE MBËSHTET LIDHJEN DEMORKATIKE TË - TopicsExpress



          

PARTIA POPULLORE EVROPIANE MBËSHTET LIDHJEN DEMORKATIKE TË KOSOVËS Bruksel, më 29 tetor 2013 I nderuari Kryetar Isa Mustafa, Të nderuar miq të Lidhjes Demokratike të Kosovës Zonja dhe zotërinj, Me vjen keq që nuk mund të jem me ju sot, por ju e kuptoni se për shkak të vdekjes së parapakkohshme të Presidentit Martens dhe të riorganizimit të partisë, e kisha të pamnundur të vija në Kosovë. Megjithatë, po jua drejtoj këtë mesazh. Nuk ka angazhim më të mirë në shërbim të qytetarëve sesa veprimi politik dhe zgjedhje më të mira sesa zgjedhjet lokale. Më shumë sesa zgjedhjet e tjera, këto zgjedhje mundësojnë një kontakt më të drejtpërdrejtë në mes qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre, veprimi i të cilëve çmohet nëpërmjet realizimeve konkrete, të cilat i nënshtrohen vlerësimit imediat të votuesve. Pra, pikërisht në nivelin lokal shprehet në mënyrën më të mirë përgjegjësia politike në kuptimin e saj më fisnik. Ky kuptim i përgjegjësive sigurisht është njëra nga karakteristikat esenciale të Partisë Popullore Evropiane, njëra nga vlerat që e përshkruan më së miri familjen tonë politike. Për shkak të vlerave të përbashkëta, dhe veçanërisht të kësaj vlere, LDK-ja na është bashkuar tashmë një vit. Dhe, që atëherë, ne nuk kemi pushuar së çmuari angazhimin besnik të Lidhjes Demokratike të Kosovës në gjirin e PPE-së, dhe sidomos atë të Kryetarit të saj, Isa Mustafa. Zgjedhjet lokale janë zgjedhje shumë të rëndëëishme për një familje politike evropiane. Ato janë esenciale, sepse nëpërmjet tyre, në kontakt të drejtpërdrejtë me votuesit, materializohen vlerat dhe parimet mbi të cilat mbështetet tërë veprimi ynë politik. Pra, është krejt e natyrshme që PPE-ja ta mbështesë partinë e vet anëtare në Kosovë, duke nënvizuar vëmendjen e votuesve mbi parimet që ne i mbrojmë në nivelin evropian - dhe që neve na kanë bërë forcën politike evropiane më me ndikim - të cilat do të shprehen në terren në Kosovë nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur të LDK-së. Pra, PPE-ja i mbështet fuqishëm kandidatët e LDK-së dhe kjo nuk është një mbështetje që bazohet thjesht në qëllime të mira, dhe po ashtu bazohet në realizimet konkrete dhe politike të udhëhequra nga LDK-ja në komunat në të cilat ajo ka qenë e ngarkuar në këtë mandat. Dhe, a ka shembull më të mirë sesa Prishtina, e cila nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës dhe të LDK-së, Isa Mustafa, po rilind për t’u bërë kryeqytet i tillë siç e meriton Kosova. Miq të nderuar të LDK-së, Partia Popullore Evropiane është në anën tuaj në këtë fushatë elektorale dhe do të jetë edhe në betejat e ardhshme, të cilat do t’i udhëheqë LDK-ja në shërbim të një ardhmërie më të mirë për Kosovën. Shumë miqësisht, Joseph Daul, President par interim i Partisë Popullore Evropiane
Posted on: Fri, 01 Nov 2013 12:53:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics





© 2015