PERLA NR. 99 Sëmundjet që vijnë nga mos larja e duarve. Çdo - TopicsExpress



          

PERLA NR. 99 Sëmundjet që vijnë nga mos larja e duarve. Çdo ditë, në botë, vdesin më shumë se 5 mijë fëmijë nen 5 vjeç për shkak të nivelit të ulët të higjienës. Larja e duarve është mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve. Përse duhen larë duart? Mikrobet janë kudo, ato mund të spostohen lehtë nga një pikë në një tjetër duke përdorur ujin, objekte, gjallesat dhe grimcat e pluhurit, si një mjet për t’u transportuar, duke u riprodhuar në një shkallë alarmante. Gjatë ditës, duart tona janë në kontakt me shumë objekte, të tilla si kartëmonedha, prekje në transportin publik, dorezat e dyerve, dhe të tjera mbi të cilat janë të fshehura miliona mikroorganizma , disa prej të cilave kanë aftë si patogjene. Gjithashtu, këto mikrobe mund të hyjnë në trup kur duart i çojmë në hundë, gojë, sy, edhe pse janë të pa dallueshme me sy të lirë për njeriun. Për më tepër, disa baktere kanë shfaqur edhe një rezistencë të fortë ndaj antibiotikëve dhe për këtë arsye është e rëndësishme parandalimi i infeksionit duke i larë duart tuaja tërësisht, veçanërisht për personat me një sistem të dobësuar imunitar (një ftohje banale mund të komplikohet në një bronkit kronik). Është mjaft e rëndësishme që gjithkush ta kthejë në zakon larjen e duarve, në dukje një veprim shumë i thjeshtë, por që mund të ndodh të mos i kushtohet vëmendja e duhur. Nëse komuniteti ndërgjegjësohet me një kulturë për një higjiene të mirë, atëherë pakësohen risqet, jo vetëm të diarresë, por edhe të sëmundjeve të rrezikshme, si kolera dhe dizanteria, në masën 48 – 59%”, apo pakësohet rreziku i infeksioneve të frymëmarrjes.
Posted on: Tue, 25 Jun 2013 09:30:46 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015