PROGRAMI PËR FSHATIN MIRËQËNIE PËR FSHATIN ANGAZHIMI YNË: - TopicsExpress



          

PROGRAMI PËR FSHATIN MIRËQËNIE PËR FSHATIN ANGAZHIMI YNË: Ekonomi rurale moderne dhe prodhuese, që furnizon tregun e brendshëm me prodhime ushqimore dhe gjeneron të ardhura të larta për fshatin ZOTIMET TONA: Pesëfishim i financimit publik për mbështetjen e bujqësisë. Politika që kanë në qendër të vëmendjes familjet që jetojnë në fshat dhe merren me bujqësi, blegtori e aktivitete rurale. Politika fiskale që synojnë uljen e drejtpërdrejtë të çmimeve të mekanikës dhe inputeve bujqësore. Ulje rreth 35% e çmimit të naftës (50-55 lekë bazuar në çmimin aktual), me heqjen e akcizës dhe taksës së qarkullimit, bashkë me tatimin mbi vlerën e shtuar që zbatohet mbi këto dy taksa. Heqje e tatimit mbi vlerën e shtuar për të gjithë plehrat kimikë, farat e fidanët dhe materialin gjenetik shumues që përdoret në blegtori. Heqje e tatimit mbi vlerën e shtuar për vaksinat dhe ilaçet si dhe për çdo lëndë të parë që përdoret për bujqësinë dhe blegtorinë. Uji në parcelë – synim i ynë parësor në ndihmë të bujqësisë. Investim i 160 milionë USD për të rimëkëmbur sistemin e ujitjes dhe kullimit, brenda periudhës 4 vjeçare. Krijim dhe vënie në veprim e një Banke të specializuar për Zhvillimin Rural. Skema speciale financimi për Bankën e Zhvillimit Rural, të mbështetura me fonde garantimi. Financime me interes zero nga skemat e Bankës për Zhvillimin Rural. Reformë institucionale e ligjore e plotë dhe gjithëpërfshirëse për menaxhimin e qëndrueshëm dhe efikas të infrastrukturës së ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja. Hartim dhe miratim i një Ligji të ri për Ujitjen, Kullimin dhe Mbrojtjen nga Përmbytjet, duke u bazuar në direktivat e BE-së. Përfundimi i reformës së tokës sipas përcaktimeve të ligjit nr. 7501, brenda 2 vjetëve të parë të qeverisjes. Regjistrim i pasurive në zonat rurale dhe zgjidhje e konflikteve për pronësinë, brenda 2 vjetëve të parë të qeverisjes. Regjistrim i pronësisë dhe pajisje me çertifikatën e pronësisë, brenda 2 viteve të para të qeverisjes. Krijim i një sistemi informacioni të detajuar, të unifikuar, të shumëllojshëm dhe të hapur për publikun, brenda mandatit të parë qeverisës. Veprime legjislative dhe teknike për pengimin e fragmentimit të mëtejshëm të tokës. Veprime legjislative dhe teknike për zhvillimin e tregut të tokës dhe aplikimin e formave të ndryshme të bashkëpunimit. Rishikim dhe përmirësim i legjislacionit ekzistues duke e ngritur nivelin deri në formën e Kodit të Tokës. Ndalim i eksportimit të lëndës drusore të papërpunuar apo i qymyrit të drurit, për një periudhë 3 vjeçare. Mbështetje fermerëve që duan të kultivojnë bimë mjekësore dhe zhvillimit të traditës së vendit tonë në mbledhjen dhe përdorimin e këtyre bimeve. Krijim i kushteve shumë të mira për kultivimin e bimëve mjekësore në të gjithë territorin.
Posted on: Wed, 19 Jun 2013 13:11:51 +0000

Trending Topics



y" style="min-height:30px;">
In this age of technology, the Common Core curriculum, and STEM,
A couple "" watching an IPL ⚾ match on the TV "" together. After
Hmmmnn!!!365days begin again..Nov12th is all about me,d day of joy
Cyber Monday ++ Cherry Boom Industrial Hand Cleaner Case / 4

Recently Viewed Topics




© 2015