PROMOVIMI I ABSOLVENTIT - GJENERATA 2010/2011 Prishtinë - TopicsExpress



          

PROMOVIMI I ABSOLVENTIT - GJENERATA 2010/2011 Prishtinë 08.07.2013 –Sot në Kolegjin Dardania u mbajt promovimi i shtatë i absolventit për gjeneratën 2010/2011. Kjo ngjarje tani më është bërë një traditë në Kolegjin Dardania, ku studentët absolventë pas përfundimit të suksesshëm të ligjëratave dhe ushtrimeve, të gjithë së bashku nën petkun e uniformave të absolventit marrin fletëpromovimet e tyre, mirënjohjet si dhe në fund hedhin kapelat lart, duke e përmbyllur me një koktej rasti të organizuar nga institucioni enkas për studentët, familjarët, mysafirët dhe gjithë të pranishmit. Sipas agjendës fjalën përshëndetëse e mbajtën themeluesi z.Ismet Gashi, rektorja Prof.Dr. Gjyldane Mulla, Prof.Haki Demolli si dhe përgjegjësitë e programeve. Në ceromoninë e shpërndarjes së fletëpromovimeve, u bë edhe ndarja e mirënjohjeve “Student i dalluar” si dhe mirënjohjeve “Student aktivistë”. Stafi menaxhues ka vendosur që të gjithë studentëve të cilët kanë fituar mirënjohje “Student i dalluar”, t’ju ndahet bursë e plotë për vazhdimin e studimeve në nivelin Master në drejtimet përkatëse. Banka, financa dhe kontabilitet, mirënjohje “STUDENT I DALLUAR”, fituan: 1. Ariana Zhubi-Sopi 2. Ilir Jashanica Administrim Biznesi, mirënjohje “STUDENT I DALLUAR”, fituan: 1. Egzon Gashi 2. Blerina Syla Juridik, mirënjohje “STUDENT I DALLUAR”, fituan: 1. Uran Dërmaku Administrim publik, mirënjohje “STUDENT I DALLUAR”, fituan: 1. Valbona Balaj 2. Selime Nuredini Gjuhë Angleze dhe Studime Amerikane, mirënjohje “STUDENT I DALLUAR”, fituan: 1. Burim Luta Psikologji Aplikative dhe Studime Menaxheriale, mirënjohje “STUDENT I DALLUAR”, fituan: 1. Rrita Abdyli – e cila me notë mesatare 10.00, u zgjodh edhe si studentja më e dalluar e gjeneratës 2010/2011. 2. Burbuqe Mikullovci Gjithashtu, Kolegji Dardania ndau mirënjohje edhe për studentë aktivistë, të cilët gjithmonë ishin të gatshëm, për ta ofruar punën e tyre të palodhshme gjatë organizimit të aktiviteteve të ndryshme. Mirënjohjet i fituan: Qëndresa Rashiti, Liridon Gashi, Kaltrinë Sejdiu, Fisnik Zeqiri, Merita Dervisholli, Valon Krasniqi, Flutra Idrizi, Aulona Kabashi, Fitore Selmani, Florim Sefa, Vitore Berisha, Yllka Shala, Shpend hoti, Kushtrim Shahini.
Posted on: Fri, 12 Jul 2013 00:09:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015