PSIKOLOGJIA E NGJYRAVE E KUQJA E kuqja është - TopicsExpress



          

PSIKOLOGJIA E NGJYRAVE E KUQJA E kuqja është ngjyra e energjisë. Ajo lidhet me lëvizjen dhe me emocionet. Njerëzit e rrethuar nga e kuqja ndjejnë se zemra e tyre rreh shumë shpejt. Kjo është absolutisht ngjyra e gabuar për dhomën e një foshnjeje por është e përsosur për t’i bërë njerëzit të gëzuar. Veshja e rrobave të kuqe e bën njeriun të duket paksa më i shëndoshë dhe natyrisht të dallohet më lehtë nga të tjerët. (Disa studime tregojnë se makinat e kuqe bëhen më shpesh viktimë e gjobave, por kjo vjen ndoshta sepse ata që kanë makina të kuqe i ngasin ato më shpejt ose polici i vë re më shpejt makinat me këtë ngjyrë). E kuqja nuk është ngjyrë e mirë po të përdoret më shumë se sa duhet, por përdorimi i një njolle të vogël të kuqe aty ku duhet është diçka me vend në disa raste (një shenjëz e kuqe në një dhomë neutrale tërheq vemendjen e vizitorit një kravatë e kuqe me një kostum blu dhe me këmishë të bardhë krijon energjinë e duhur për të tërhequr syrin. E kuqja është simbol i jetës (i jetës së kuqe si gjaku!) dhe për këtë arsye, është ngjyra që veshin nuset në Kinë. E kuqja përdoret në festat që kanë si temë dashurinë dhe bujarinë (trëndafilat e kuq, zemrat e Valentinit, etj.) por ngjyra e vërtetë e dashurisë është roza. Ngjyra rozë është më qetësuesja e të gjitha ngjyrave – shpesh, kriminelët më të rrezikshëm vendosen në qeli ngjyrë rozë sepse siç tregojnë studimet kjo ngjyrë shterron energjitë dhe qetëson agresionin.
Posted on: Mon, 16 Sep 2013 19:25:46 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015