Pap-test Pap testi është pjesë e rëndësishme e përkujdesjes - TopicsExpress



          

Pap-test Pap testi është pjesë e rëndësishme e përkujdesjes për shëndetin e gruas, sepse mund të zbulojë kancerin e qafës së mitrës, ose ndryshimet që mund të çojnë në këtë lloj kanceri. Është procedurë e thjeshtë, jo e dhimbshme, e cila realizohet gjatë një vizitë gjinekologjike. Mosha në të cilën rekomandohet Pap test është 21 – 23 vjeç (ose 3 vjet nga fillimi i aktivitetit seksual) deri në 65 – 70 vjeç. Është e rekomandueshme që Pap test të përsëritet çdo 2-3 vjet në rastet kur rezultati është normal dhe ky interval mund të ndryshojë në varësi të problemeve që mund të evidentohen. Ndryshimet qelizore të shprehura në sistemin e referimit të Pap testit janë të shkallëzuara në disa grada të cilat shprehin afërsinë e strukturës të qelizave me ato normale deri në qelizat kanceroze. Në varësi të këtyre gradave vendoset ecuria e mëtejshme e investigimeve dhe trajtimeve të nevojshme. Vlen të nënvizohet : 1. Pap testi është vetëm metodë depistuese (zbuluese ose orientuese) e problemeve të qafës së mitrës. Pap testi nuk vendos diagnozë përfundimtare dhe as nuk trajton kancerin. 2. Sa më herët dhe në fazë fillestare të dallohen problemet e qafës së mitrës aq më lehtë është trajtimi i tyre dhe siguria e jetës rritet. 3. Kanceri i qafës së mitrës është i trajtueshëm kur zbulohet përpara se të shfaqen ankesat (dhimbje, hemoragji vaginale etj). Nga momenti që është bërë i ndjeshëm (nga këto ankesa) ose i dukshëm gjatë vizitës gjinekologjike ecuria është e shpejtë dhe rezultatet e trajtimit janë të varfra. 4. Pap testi është i detyrueshëm për çdo grua që paraqet hemoragji vaginale jo normale pas kontaktit seksual. Gjithashtu, çdo grua në menopauzë, e cila ka hemorragji vaginale, duhet të kryejë Pap test me vizitë gjinekologjike. Ju mund të na kontaktoni në nr. 042 35 75 35 për të caktuar një takim me mjekun specialist.
Posted on: Mon, 14 Oct 2013 11:43:03 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015