Para se të dënohet arma, le të dënohet njeriu së bashku me - TopicsExpress



          

Para se të dënohet arma, le të dënohet njeriu së bashku me motivin e vrasjes Mos vallë nevojitet që në Siri, pushteti përpos armëve kimike të përdorë edhe armë bërthamore, biologjike, matematike, sociologjike, ekonomike, bakteriologjike, farmaceutike, fizike, kulturore e një sërë të tjerash dhe vetëm pastaj, Amerikës t’i mbushet mendja se atje vërtetë është duke u bërë gjenocid dhe duhet ndërhyrë patjetër ushtarakisht? Ata që kanë vdekur kanë vdekur, për familjet e tyre nuk është me rëndësi se me çfarë arme kanë vdekur, me rëndësi është dhimbja se ata kanë vdekur pafajësisht. Derisa nuk merret parasysh në një vdekje ose në një shfarosje të përbashkët fajësia dhe pafajësia, atëherë çdo ligj dhe protokoll ndërkombëtar për ndalim të armëve kimike dhe udhëzim për urdhër se në rast përdorimi të këtyre armëve duhet ndërhyrë me forcë, bie poshtë si gjeth vjeshte. Kështu është kur kokat njerëzore duke mohuar tërësisht shpalljen hyjnore bëjnë ligje e protokolle. Vallë ku është dallimi i vrasjes me kallashnikov i 100 njerëzve dhe i vrasjes me armë kimike i 100 njerëzve? 100 sosh shkuan, para ekspertizës së llojit të armës, duhet hulumtuar dhe dënuar motivi i vrasjes, pastaj pse jo, të zbulohet edhe lloji i armëve me të cilat është bërë ajo masakër!
Posted on: Wed, 11 Sep 2013 08:59:54 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015