Parashikimi per daten 2 Gusht 2013 (Like if you read it) Dashi - TopicsExpress



          

Parashikimi per daten 2 Gusht 2013 (Like if you read it) Dashi Mos hidhni asnjë hap sot nëse jeni ne çift pa qene te sigurte pe rate qe doni. Me mire merrini gjerat shtruar dhe hidhni çdo hap ne kohen e duhur. Për beqaret nuk ka ardhur ende momenti i duhur për te filluar histori dashurie te qëndrueshme. Ne planin financiar duhet te mendoni edhe për te nesërmen dhe jo t’i shpenzoni menjëherë te gjitha paratë qe keni. Demi Gjate kësaj dite do iu jepni shume rëndësi performancave tuaja seksuale. Do kaloni momente te mrekullueshme pranë atij qe dashuroni dhe nuk do dëshironi qe dita te ketë një fund. Beqaret do jene me te gatshëm për te njohur persona te rinj dhe do kenë ndryshime pozitive ne jetën sentimentale. Financat do jene goxha me te mira se disa dite me pare. Binjaket Dite e favorizuar për te dashuruarit. Do i shprehni me tepër ndjenjat dhe do shihni me optimizëm drejt se ardhmes. Partneri do i mbaje disa premtime qe iu kishte bere prej kohesh. Beqaret nuk duhet te nxitohen dhe te mendojnë te pranojnë ftesën e personit te pare qe do takojnë. Sektori i financave do jete shume i qëndrueshëm dhe aspak problematik. Gaforrja Ambienti yjor do jete përgjithësisht i përshtatshëm për ata qe janë ne një lidhe. Marrëdhënia me partnerin nuk do jete aspak problematike, madje do jeni te gatshëm t’i zgjidhni edhe problemet qe keni pasur. Beqaret do njihen me disa persona te cilët do u vlejnë për te krijuar një lidhje te qëndrueshme. Financat do jene gjate gjithë kohës te mbrojtura. Luani Beqaret do jene me fatlumet e kësaj dite. Do keni takime te shumta dhe do njiheni me persona shume te veçante. Shfrytëzojeni çdo minute. Çiftet do kalojnë momente te ngrohta me partnerin, por nuk pritet ndonjë surprize e madhe. Ne planin financiar do jeni te detyruar te bëni disa sakrifica sepse ky sektor do jete goxha delikat. Beni atë qe është me e mira. Virgjeresha Do jeni shume xheloze për partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do kërkoni ta mbani gjithë kohës pas vetes. Mos e teproni sepse ka rrezik te përballeni me debate te zjarrta. Klima yjore do favorizoje dashuriçkat e beqareve. Ata do jene me entuziaste për këtë fakt. Financat do destabilizohen mjaft për shkak te disa shpenzimeve te konsiderueshme qe do kryeni. Peshorja Dita nuk do jete shume e mire për beqaret e aq me pak nuk do këtë pasion te zjarrte. Disa mund te kenë edhe debate te zjarrta te cilat do i mërzitin pa mase. Beqaret nuk do tërhiqen aspak nga aventurat kalimtare dhe do mbeten serish vetëm. Ne planin financiar do jeni me te kthjellet dhe do arrini ta stabilizoni situatën. Shpenzimet do bëhen me maturi. Akrepi Edhe për ju dita do jete e mbushur me divergjenca te shumta dhe debate ne çift. Te dy do jeni kokëfortë dhe nuk toleroni absolutisht asgjë. Beqaret nga ana tjetër do jene ne humor te mire dhe do përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen për te dale neper takime. Ne planin financiar nuk do ndikohen aspak nga yjet prandaj çdo gjë do varet nga aftësia juaj për t’i menaxhuar te ardhurat. Shigjetari Dite e bukur kjo e sotmja për te dashuruarit. Vërtet do keni disa debate te vogla për shkak te njëfarë xhelozie te partnerit, por këto do e zbukurojnë marrëdhënien tuaj. Ne mbrëmje do qeshni me veprimet dhe fjalët qe keni thënë gjate ditës. Beqaret duhet te bëjnë edhe pak durim për te gjetur personin e duhur. Financat do jene përgjithësisht te stabilizuara. Bricjapi Debatet ne çift do jene te shumta gjate kësaj dite megjithatë nuk priten ndarje apo vendime përfundimtare. Mundohuni te reflektoni për gjithë ato qe do ndodhin. Beqaret do jene me fat ne dashuri, por jo te gjithë do përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen. Financat do jene me te mira kështu qe mund te kryeni transaksionet dhe investimet qe keni dëshiruar gjithmonë. Ujori Dite shume e qete kjo e sotmja për te dashuruarit. Komunikimi ne çift do jete i mire dhe nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni. Beqaret do pëlqejnë shume një person, por për shkak te rivalitetit te forte qe do kenë nuk do guxojnë t’ia shprehin atij pëlqimin. Financat do jene me te privilegjuara se kurrë dhe disa mund te kenë përmirësime te ndjeshme te këtij sektori. Peshqit Ndikimi i Plutonit do jete shume i madh ne jetën sentimentale te çifteve. Ai do i shtyje ata te tregohen me agresive dhe me pak tolerante me personin qe kane ne krah. Debatet mund te jene edhe te zjarrta gjate mbrëmjes. Beqaret duhet ta kontrollojnë veten dhe jo t’i hidhen ne qafe personit te pare qe do i joshe. Ne planin financiar nuk duhet te rrezikoni duke shpenzuar pafund.
Posted on: Thu, 01 Aug 2013 21:11:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015