Partizani perseri kunder Torinos pas 45 vitesh?! SkuadraPasi të - TopicsExpress



          

Partizani perseri kunder Torinos pas 45 vitesh?! SkuadraPasi të mbarojë me fazën përgatitore, skuadra e Partizanit ka parashikuar që të zhvillojë një turne miqësor disaditor në Itali, ku të kuqtë janë ftuar nga San Marino, ekip që përfaqësohet në Kategorinë e Tretë. Por, përveç një ndeshjeje me këtë skuadër, e cila është e garantuar, drejtuesit e Partizanit po mendojnë edhe për të paktën dy takime të tjerë me skuadra të atjeshme, emrat e të cilave ende nuk janë zyrtarizuar. Megjithatë, burime pranë klubit të kuq bëjnë me dije se aktualisht është duke u lobuar që “demat” të zhvillojnë një takim luksi me ekipin e Serisë A, Torinon, ndërsa bisedimet në distancë mësohet të kenë nisur. Për momentin, nuk ka ndonjë zhvillim të ri në këtë drejtim, por nuk përjashtohet mundësia që diçka e tillë të ndodhë. Vetë presidenti Sallaku, i kontaktuar nga “Panorama Sport”, në lidhje me këtë çështje ka thënë: “Për momentin jemi duke u marrë me përgatitjet për në fazën përgatitore. Më pas, do të mendojmë për turneun në Itali. Gjithsesi, atje kemi dy ndeshje të sigurta, por ende nuk janë përcaktuar datat e sakta se kur do të zhvillohen, ndaj nuk mund të bëj publike asgjë. Gjithashtu jemi duke punuar për të zhvilluar ndonjë përballje me ndonjë skuadër të njohur italiane”. Sallaku nuk ka harruar të flasë edhe për merkaton e të kuqve, duke u shprehur se ajo ende nuk është mbyllur, por nuk ka përcaktuar një numër futbollistësh që do t’i bashkohen ekipit në vazhdim. “Ne jemi në merkato dhe prej aty po presim disa futbollistë. Ka shumë pista, por mungojnë konkretizimet. Mund të vijnë aq lojtarë sa janë të nevojshëm për ekipin”, – është shprehur presidenti, i cili gjithashtu ka edhe 50% të aksioneve të klubit. Ndërkohë tek të kuqtë sulmi është një nga problemet kryesore dhe duket se të gjitha energjitë e merkatos janë të përqendruara pikërisht në këtë repart. “Na duhen sulmues cilësorë, të cilët besoj se do t’i sigurojmë nga merkatoja. Gushti do të jetë edhe muaji i sulmit në të gjitha drejtimet, përfshi edhe gjetjen e sulmuesve cilësorë për sezonin e ardhshëm”, – ka përfunduar Sallaku. Duhet thënë se javët e fundit te Partizani janë provuar tre sulmues. Maqedonasi Andonov nuk ka bindur me formën e tij, pas katër ditësh provë, dhe është larguar. Në të njëjtat pozita ishte edhe kamerunasi Çarls Ejana, që gjithashtu nuk e kaloi testin e trajnerit Lika. I vetmi që është pëlqyer nga stafi teknik ishte sulmuesi i të rinjve të Lacios, Sani Emanuel, i cili qëndroi vetëm një ditë në kryeqytet, por u largua se kishte probleme me dokumentacionin. Gjithsesi, të kuqtë do ta presin lojtarin deri në mbylljen e merkatos së transferimeve. Përveç kosovarëve, edhe nigerianët probleme me vizat Tre futbollistët kosovarë, të ardhur gjatë merkatos së verës te Partizani, kanë pasur probleme për t’u pajisur me vizë greke në ambasadën e këtij shteti që ndodhet në Kosovë. Labinot Ibrahimi, Behar Maliqi dhe Besnik Krasniqi prej një jave ndodhen në vendlindje, mirëpo ende nuk kanë arritur të sigurojnë një vizë që t’i bashkohen skuadrës në fazën përgatitore që do të zhvillohet në Grevena të Greqisë. Përveç tyre, probleme në këtë proces kanë edhe dy lojtarët e tjerë të Partizanit. Oshobe Oladele dhe Felix Udo, të cilët akoma nuk kanë marrë të drejtën për të udhëtuar drejt shtetit fqinj. Kjo ka qenë edhe arsyeja e shtyrjes së fazës përgatitore të Partizanit, pasi nisja drejt Greqisë ishte parashikuar për t’u bërë ditën e djeshme. Gjithsesi, mësohet se drejtuesit janë duke punuar që ditën e martë të mbyllen të gjitha problemet dhe skuadra të mund të niset të mërkurën.
Posted on: Thu, 29 Aug 2013 12:45:33 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015