Pasi kishte blerë gjërat e nevojshme për në shtëpi, një - TopicsExpress



          

Pasi kishte blerë gjërat e nevojshme për në shtëpi, një zonjë doli nga supermarketi me duart plot qese. Por me të dalë jashtë, sytë i vajtën tek makina e saj, ku po hipnin katër burra dhe po bëheshin gati t’ia mbathin. Meqë në jetën e saj i kishin ndodhur shumë të papritura, ajo i bënte llogaritë mirë. Me një shpejtësi të rrufeshme, ajo nxori pistoletën që mbante në çantë dhe duke ia drejtuar katër burrave u tha me zë të lartë:”Siç e shihni mbaj një armë në dorë dhe të jeni të sigurt që di ta përdor. Prandaj dilni nga makina se u vrava!” Të katër burrat dolën të tmerruar nga makina dhe ia dhanë vrapit. Pasi u sigurua se ishin larguar, zonja hipi në makinë, vendosi qeset në sediljet e pasme dhe futi çelësin të ndezë makinën, por... Në çast makina e saj rrethohet nga makina të shumta policie. Policët zbresin të shoqëruar nga katër burrat që ishin orvatur ti vjedhin makinën dhe pasi iu afruan makinës së zonjës, policët i pyetën:”A kjo është zonja që u kërcënoi?” Ata u përgjigjën:”Po dhe tani po orvatet ta ndezë dhe ta rrëmbejë.” Në fakt, kishte rastisur që makina e katër burrave të ishte e një ngjyre dhe e një marke me atë të zonjës. Duke u nxituar, ajo kishte kujtuar se katër burrat po i vidhnin makinën, prandaj menjëherë u kishte nxjerrë pistoletën. Të nxituarit të vë shpesh herë në pozita të vështira dhe të sikletshme. Prandaj është mirë të vetëpërmbahesh dhe të sigurohesh mirë!
Posted on: Mon, 09 Sep 2013 15:40:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015