Pejgamberi a.s. ka thënë: “Më i miri prej jush është ai që - TopicsExpress



          

Pejgamberi a.s. ka thënë: “Më i miri prej jush është ai që është më i mirë për familjen e tij, dhe unë jam më i miri prej jush për familjen time” . Kjo do të thotë, se prindi ka të drejtë të përpiqet që vajzës së vet ti zgjedh një bashkëshort të mirë, por kjo nuk do të thotë se ka të drejtën e detyrimit ndaj saj. Islami i ka dhënë të drejtë të plotë vajzës që ajo të zgjedh dhe të vendos. Othman ibn Madh’un para vdekjes së tij, ia la emanet grua dhe vajzën vëllaut të vet Kudame ibn Madh’unit dhe i tha: Po ta lë emanet vajzën time derisa të martohet!. Kur erdhi koha për martesë, Kudame zgjodhi për te Abdulla ibn Omerin, por ajo nuk e deshi, dhe shprehu dëshirë që të martohet me Mugire ibn Shu’be. Kudame i revoltuar u nis për te Pejgamberi a.s., dhe pasi ia tregoi rastin, ai i tha: “Ajo nuk mund të martohet përveçse me përqimin e saj”, dhe u martua me Mugire ibn Shu’be. Një prind shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: Dy veta kanë kërkuar dorën e vajzës time. Njëri i pasur dhe tjetëri i varfër. Ne duam ta martojmë me të pasurin! Çfarë më këshillon ti? Pejgamberi a.s. i tha: “Po vajza me cilin përqen të martohet ?” Ai tha: Me të varfërin. Atëherë Pejgamberi a.s. tha: “Për dy të dashuruar nuk ka gjë më të mirë se martesa”. Dhe këtu vjen në shprehje fjala e Muhamedit a.s. :” Nëse ju vjen dikush që ia pëlqeni fenë dhe moralin e tij, e martoni atë, sepse nëse nuk e bëni një gjë të tillë, do të ndodhin sprova dhe shkatërrim në tokë”. Pra qartë kuptohet nga hadithet e Pejgamberit a.s. se vajzës i takon të zgjedh dhe të vendos me kë dëshiron të martohet. Pejgamberi a.s. gjithashtu dinte të zgjedh edhe problemet familjare apo mosmarrëveshjet bashkëshortore, edhe ate në mënyrë sa më të mirë dhe jo me divorc, siq ndodh në kohët e sodit me shumicën e muslimanëve. Njëherë mes Pejgamberit a.s. dhe Aishes r.a. kishte lindur një mosmarrëveshje. Dhe duke dashur që ta bind Pejgamberi a.s. i tha: “A pranon që si gjykatës ta marrim Ebu Ubejde ibn Xherrah, ajo tha: Jo. Muhamedi a.s. i tha: Po Omerin, ajo përsëri i tha: Jo. Pejgamberi a.s. i tha: Atëherë cilin dëshiron? Ajo tha: Ebu Bekrin. Pejgamberi a.s. pranoi. Me të arritur te Ebu Bekri, Aisheja i tha: Tregoi si qëndron puna, por mos thuash përveç të vërtetën! Ebu Bekri u nervozua dhe deshi ta qëlloi Aishen r.a. me shuplakë! Pejgamberi a.s. ndërhyri dhe e ndaloi Ebu Bekrin duke i thënë: “O Ebu Bekër, nuk të ftuam për këtë! Pasi Ebu Bekri doli jashtë, Muhamedi a.s. i tha Aishes r.a.: “A e pe si të mbrojta”. Kjo fjalë e bëri ate që të qesh dhe bashkë me te edhe Pejgamberi a.s. qeshi. Ebu Bekri i dëgjoi dhe u kthye brenda, dhe u tha: Më bëni edhe mua të qesh ashtu siq më bëtë të nervozohem.
Posted on: Fri, 23 Aug 2013 20:46:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015