Pele: Neymar e meriton Barcelonën Dëshira e Pele-së bëhet - TopicsExpress



          

Pele: Neymar e meriton Barcelonën Dëshira e Pele-së bëhet realitet, Neymar u transferua në Europë ku do të testojë potencialin e tij në një kampionat kompetitiv për t’u rritur edhe më shumë si lojtar. Legjenda e Santosit dhe Brazilit ishte një nga sponsorizuesit më të mëdhenj që talenti brazilian të ankorohej në kontinentin e vjetër dhe tashmë që 21-vjeçari u bashkua me Barcelonën, Pele rezervon vetëm fjalë pozitive. “Transferimi i tij te Barcelona është një gjë fantastike për sportin, por jo për ne që e duam Santosin. Gjithsesi mendoj se ai e meriton një gjë të tillë sepse luan një futboll spektakolar dhe ka nevojë për më shumë eksperiencë. Europa është Europë sepse aty luhet futboll i ndryshëm nga ai në Amerikën e Jugut. Futbolli në Europë është më fizik por Neymar është një gjeni dhe unë i uroj shumë fat. Ndoshta një ditë do të rikthehet te Santosi”. Në vijim, 72-vjeçari shton se çdo ekip do të dëshironte ta kishte në ekip një lojtar si Neymar. Në këndvështrimin e Pele, vetëm Santosi është në gjendje të rrisë të tillë xhevahirë në futbollin modern. Ai shton se ndonjëherë ndihet keq kur shikon talente shumë të rinj që transferohen drejt Europës dhe shton se në shumë raste, një gjë të tillë e aplikojnë 12-vjeçarët, të cilët nuk arrijnë të përshtaten në një moshë kaq të re me futbollin e kontinentit të vjetër. Në fund tw intervistës dhwnw nga selia e skuadrës amerikane New York Cosmos ku është president nderi, Pele shton se Brazili është vendi ideal për t’i ndihmuar lojtarët të rriten deri në moshën 20-vjeçare dhe më pas ata mund të provojnë eksperienca të reja edhe larg vendit të tyre të lindjes.
Posted on: Wed, 05 Jun 2013 20:47:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015