Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka kërkuar sot - TopicsExpress



          

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka kërkuar sot kryeministrit Edi Rama të anulojë aktin normativ të ligjit për nënpunësin civil nëse do bashkëpunimin e opozitës. Duke iu referuar thirrjes së sotme të kryeministrit Edi Rama, Basha u shpreh se opozita është e vendosur për të mos pranuar aktin normativ që i nguli thikën konsensusin. Sipas tij, kryeministri Rama me kërkesën që opozita të pranojë aktin normativ nuk kërkon konsensus, por nënshtrimin e opozitës. “Akti normativ mbetet fakt, shkatërron konsensusin, marrëveshjen unanime me votën unanime në Kuvend për një nga tre ligjet e Brukselit. Të jeni të qartë asgjë nuk ka ndryshuar, nuk do konsensus, nënshtrim, që opozita ti nënshtrohet vullnetit arbitrar, akti normativ zhbën një ligj votuar me 3/5. Opozita shqiptare do të qëndrojë fort në mbrojtje të vlerës së konsensusit dhe ligjit, nëse me te vërtetë do dialog dhe konsensus për cdo problem që mendon se ka evidentuar në mënyrë të ligjshme opozita është e gatshme, por është ai që i ka prerë rrugën këtij dialogu, duke miratuar në errësirë aktin normativ” tha Basha. Sipas tij, Rama sot gënjeu shqiptarët, kur tha se ekspertët e BE-së kishin parashikuar hyrjen në fuqi të ligjit pas një viti. “Ekspertët e BE kishin parashikuar hyrjen e ligjit në fuqi 15 ditë pas aprovimit nga Kuvendi. Ishte opozita e atëhershme që kërkoi që ligji të hynte në 1 tetor dhe ishte Partia Demokratike që pranoi këtë për hir të konsensusit” tha Basha.
Posted on: Thu, 10 Oct 2013 12:32:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015