Perez darkon me Anjelin për Pogbanë Reali i Madridit është - TopicsExpress



          

Perez darkon me Anjelin për Pogbanë Reali i Madridit është futur zyrtarisht në garë për Pol Pogbanë. Këtë fakt e konfirmon media spanjolle, delegacioni që ka ndjekur në Torino klubin e Realit të Madridit dhe stafi pranë presidentit të “galaktikëve”, Florentino Perez. Ndonëse lajmi se Karlo Ançeloti është i dashuruar me mesfushorin 20-vjeçar të kampionëve të Italisë qarkullon prej 3 muajsh, këtë herë numri një i nënkampionëve të Spanjës ka përfituar nga vizita dhe nga shkëlqimi në fushën e lojës të Pogbasë, për të kërkuar zyrtarisht kapitenin e Francës, që u shpall kampion bote dhe lojtari më i mirë i Botërorit U-20. Prapaskenat Menjëherë pas barazimit 2-2 në Torino, Florentino Perez ka kërkuar t’i shlyejë darkën që Andrea Anjeli i ofroi homologut të tij, përpara fillimisht të takimit. Objekti i bisedës, Pol Pogba, “diamanti” i këtij Juventusi, që siç është konfirmuar nga vetë presidenti bardhezi do jetë i vështirë të blindohet në skuadër, si rrjedhojë e ofertave të çmendura që po vijnë në drejtim të tij. Dhe oferta e Perezit e tillë pritet të jetë, 40-50 milionë euro për kartonin e tij, duke kujtuar që Juventusi e afroi në Torino me parametër zero. Natyrisht që në ofertën e Realit zerot janë të shumta dhe mund të tundojnë edhe një miliarder si Anjeli, por fundja frika më e madhe e këtij bisedimi mban emrin e Mino Raiolës, dhe për të dyja palët madje. Menaxheri i mesfushorit të torinezëve ka nisur presionin ndaj Juventusit për një trefishim të pagës aktuale që Pogba përfiton aktualisht te Juvja, 1.5 milionë euro, për ta çuar atë minimalisht në 4 milionë neto. Por, nga ana tjetër, Raiola ka paralajmëruar gjithashtu Realin, duke deklaruar se nëse Garet Bejl vlen 100 milionë euro, atëherë klienti i tij vlen minimalisht dyfishin. E përkthyer kjo, shumë milionë euro për Juven, por gjithashtu edhe për vetë Mino Raiolën, duke nënvizuar se menaxherët kanë si tarifë 5 për qind të vlerës së transferimit të lojtarit që përfaqësojnë. Me pak fjalë, tratativa ka nisur mes Perezit dhe Anjelit, por lëvizjet më të rrezikshme mund të jenë ato që mund të bëjë në ditët në vazhdim Mino Raiola.
Posted on: Fri, 08 Nov 2013 18:30:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015