Peshqit, Aftesite profesionale, Paraja & Shendeti (jo - TopicsExpress



          

Peshqit, Aftesite profesionale, Paraja & Shendeti (jo parashikim) Aftësitë profesionale të Peshqve. Meqënë se femra e lindur në këtë Shenjë është veçanërisht intuitive dhe e ndjeshme ajo do të arrijë suksese në të gjitha ato veprimtari që kërkojnë këto karakteristika. Ajo mund t’ia dilte mbanë lehtësisht në fushën e kërkimeve, në psikologji, në mjekësi, në farmaceutikë, në riedukim, mbasi ka një shpirt sakrifice të jashtëzakonshëm. Edhe në fushën e artit, femra e Peshqve ka mundësi të mira për të triumfuar si artiste ose si shkrimtare, sepse zakonisht ajo ka shumë talent artistik, por duhet të bëjë përpjekje të mposhtë ndrojtjen e saj të lindur. Mund të punojë kollaj edhe sekretare dhe mund të bëhet aktore e mirë. Ndërkohë ajo duhet të përpiqet të shmangë cdo profesion në të cilin nevojitet njëfarë agresiviteti, që nuk bën pjesë aspak në temperamentin e saj (edhe astrologe punon) Mashkulli i lindur në shenjën e Peshqve tërhiqet gjithmonë nga të papriturat dhe fantastikja e me natyrën e tij të durueshme dhe shumë intuitive mund të ushtrojë me sukse ato profesioni që kanë të bëjnë me kolektivitetin, si: tregtinë, artin, punët që lidhen me financë (bursë, etj). Kjo shpjegohet me faktin se mashkulli i Peshqve ka një intuitë me të vërtetë të vlefshme. Duhen të shmangen ato punë që kërkojnë një luftë konstante, siguri e vendosmëri. Në fakt ky mashkull nuk di dhe nuk do të luftojë e mbi të gjitha e ka në karakter që të shmangë tensionet. Në punë, duan të punojnë për hesap të vet dhe s’duan shefa mbi kokë. Mund të punojnë si sekretarë dhe llogaritarë por jo shefa. Meqë janë të ndjeshëm mund të punojnë në shoqata bamirësie, mund të bëhen mjekë, veterinerë. Nuk mungojë peshqit aktorë, arkitektë, medicinë, dedektivë, shkrimtarë, këngëtarë, muzikantë me që kanë fantazi mund të bëhen dhe krijues regjisorë apo organizatorë (priftërinj). Një këshillë: kujdes, mos lejoni që puna të thithë të gjitha forcat fizike që për Peshqit janë shumë të kufizuara. Peshqit dhe paraja Të lindurit e shenjën së Peshqve qofshin femra apo meshkuj kanë prirje ti konsiderojnë paratë me një farë indiferencë, sepse janë në thelb idealistë dhe larg nga çdo gjë materiale, e mbi të gjitha iu mungon prakticiteti. Në femrën e kësaj shenje vërehet një sens më i madh praktik, e pra një raport më i drejtë ndaj parasë, ndërsa mashkulli rezulton kryesisht indiferent ndaj çështjeve ekonomike. Edhe pse janë shumë kursimtarë të lindurit në këtë shenjë do të shpenzonin shumë me qejf për gjithçka duhet për shtëpinë, veçanërisht për dhomën e gjumit, për lule, bimë si dhe për tu kujdesur sa më mirë për kafshët shtëpiake. Një gjë është e qartë; femrat dhe meshkujt e kësaj shenje nuk do të tërhiqeshin kurrë para blerjes së parfumeve dhe kremrave të bukurisë. Të lindurit tek Peshqit dëshirojnë të udhëtojnë shumë për të zbuluar horizonte të reja, edhe për realizimin e këtyre ëndrrave të tyre, ata nuk do të kursehen; madje do të preknin edhe kursimet. Në raportin me paratë do të ndërhyjë pozicioni i Mërkurit, Hënës, dhe Diellit domethënë në çfarë sektori të horoskopit do të ndodhen këto planetë. Peshqit dhe shëndeti Të lindurti në shenjën e Peshqve (femra dhe meshkuj) janë njerëz që kanë një shëndet mjaft delikat dhe si pasojë e marrin veten me vështirësi pas sëmundjeve që kalojnë. Këmbët dhe qarkullimi periferik janë pjesët më delikate të Peshqve, që kanë dhe një predispozicion të veçantë ndaj intoksinacioneve të çdo lloji. Jo rrallë ata kanë mungesë hekuri. Tek të gjithëçdo lloji. Jo rrallë ata kanë mungesë hekuri. Tek të gjithë ata vihet re një tendencë për të vuajtuar nga reumatizma, shqetësimet në artikulacionet, sëmundjet nervore d.m.th depresionet, e pikërisht për t’u shpëtuar këtyre të fundit, Peshqit mund të arrijnë të humbasin në pirjen e alkoolit, gjë që është e rrrezikshme për fizikun dhe psikikën e tyre. Është për tu shënuar se femra e kësaj shenje mund të vuajë shpesh nga variçet dhe funksionimi i keq i tiroidës. Edhe rrugët e frymëmarrjes dhe sistemi i tretjes janë shumë të ndjeshme dhe shpesh takohen probleme të karakterit limfatik, të sistemit nervor, tek damarët dhe vezoret. Është për tu shënuar se femrat e Peshqve rezultojnë mtë dobëta se meshkut, megjithatë të gjithë duhet të mundohen sa më shumë “të djegin” ose më mirë të mundin tensionet që vijnë në pjesën më të madhe ndaj pesimizmit. Është e domosdoshme që të gjithë Peshqit të largojnë alkoolin, pirjen e duhani dhe drogën që janë shumë të rrezikshme për shëndetin. Gjimnastika me trup të lirë dhe ritmikë, alpinizmi, noti, vrapi dhe ecja e lirë janë ndër aktivitetet fizike më të përshtatshme për të çlodhur sistemin e ndjeshëm nervor të të lindurve të kësaj shenje. Për të shmangur ankthin duhet të marrin pjesë në veprimtaritë asistenciale, sepse do ta ndjejnë veten të dobishëm, gjë që e kanë të nevojshme duhet të lexojnë, të merren me këngën dhe të dëgjojnë muzikë. Për Peshqit këshillohet një ushqim i varfër me kripëra, sepse kanë tendencë të shëndoshen duke mbajtur lëngjet, megjithëse shumë Peshq kanë një formë trupore të mrekullueshme dhe janë të pashëm. Peshqit duhet të preferojnë mishin e viçit, të pulës, peshkun dhe tonin natyror me kontorno fasulesh, kungulleshkë, karota, panxhar, qepë, selino, lakër, sallatë rradhiqe. Si fruta do të ishin më të përshtashme kajsitë, pjeshkat, luleshtrydhet, dardhat, rrushi, kumbullat e gjata si dhe agrumet (portokallet, limonat, mandarinat) që kanë shumë vitamina C. Për aparatin urinar gjëja më e mirë është të pish ujë natyral, por jo të gazuar. Me masë, pa e tepruar, mund të pihen edhe kafe e çajra të lehtë. Për të lehtësuar gjumin, para se të flinin do të ishte mirë që të pinin një gotë çaj lule bliri i ëmbëlsuar me mjaltë. Për të pushuar i mirë është edhe deti edhe natyra e pastër. Të lindurit e dhjëtëditshit të parë (19 – 28 Shkurt) Vuajnë zakonisht nga shqetësimet e mëlçisë, tëmthit, reumatizmave, veçanërisht tek këmbët. Të lindurit e dhjetëditshit të dytë (1 – 10 Mars) Janë më të ndjeshëm në bark, në gjendrrat mbiveshkore dhe nga problemet e peshës, për shkak të teprimeve në ushqim. Të lindurit në dhjetëëditshin e tretë (11 – 20 Mars) Mund të kenë më shumë vështirësi për shkak të një metabolizmi defektoz në yndyrna. Mundësi sëmundjesh me origjinë nervore, të bronkeve, mushkërive dhe gjëndrrave limfatike. Duhet të kenë kujdes nga format e intoksikimeve dhe helmimeve.
Posted on: Tue, 19 Nov 2013 21:15:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015