Petraq J.PALI Gruaja me te zeza ===================MBËRRITJA - TopicsExpress



          

Petraq J.PALI Gruaja me te zeza ===================MBËRRITJA E LJUDMILLËS Koha ishte e mrekullueshme, deti si një fajancë e blujtë e bukur mbante mbi syprinën e tij si në ndonjë maket dhjetëra e dhjetëra anije të llojeve të ndryshme, si ushtarake ashtu edhe civile, anije peshkimi, motoskafë turistike, nëndetëse, cisterna, anije me vela të llojeve të ndryshme, kruazjera, deri tek vaporët gjigantë që ishin ankoruar jashtë molit, të cilët në projeksionin dhe negativin e tyre të lëkundshëm nga fëshfërima e dallgëve të lehta, të krijonte një iluzion optik të paimagjinueshëm. Kur shikoja si një ansambël këtë maket shumëngjyrësh e marramendës mbi atë syprinë që llamburiste në portin gjigant të Odesës, e kujtoja veten si jashtëtokësor. Një pamje sa mahnitëse aq edhe e admirueshme. Odesa është magjike dhe fantastike, veç dhuntisë që i ka falë natyra, por edhe dora e njeriut atje ka bërë mrekullira. Ah Odesa, Odesa, sa kujtime kam për te! Në bankinën me nr. 17, ulur në një stol nën hijen e një shelgu lotues, me gazetën “Pravda” në dorë po prisja të zbriste Ljudmilla e cila, sipas orës lokale, do të vinte në orën dhjetë e shtatëmbëdhjetë minuta. Mendova se nuk do ta njihja dhe nga emocionet, sa lexoja një rresht nga gazeta, sytë i hidhja nga deti tek vaporët që ankoroheshin sa majtas e sa djathtas në radë... dhe ja, pas pak çastesh një vapor jo shumë i madh, por tepër luksoz me emrin “Krasnaja Strella” 4017, pikërisht në orën e saktë, po rrëshqiste si një lubi mbi atë syprinë të blujtë duke shkumëzuar e duke çarë me furi ata ujë të kristaltë. Marinarët e ceremonialit të hyrjes në mol, të rreshtuar në gjysmë unaze mbi kuvertë, të veshur me uniformën e parakalimit blu e të bardhë, dukeshin si statuja të vërteta me qëndrimin e fiksuar për nderim, sipas rregullave ndërkombëtare të lundrimit.Bishtat e zinj kordele në kapelat e tyre valëviteshin së bashku me flamurin shumë të madh të Bashkimit Sovjetik, i vendosur në direkun e lartë të qendrës së vaporit, ndërsa marinarët e shërbimit me cimat e trasha në duar, po bëheshin gati të ankoronin mjetin e rëndë detar. Në një kohë kur spiranca me zinxhirët shoqërues të saj dhe me ulërimën rrëqethëse po zbriste me shpejtësi drejt fundit të detit për të ngulë thonjtë e saj, sirena e vaporit me atë vuuuvuuunë e tejzgjatur më bëri të rrëqethem.Mua sa nuk më ngriu zemra, ndoshta nga emocionet që do të takoja një femër mbas kaq e kaq vjetësh, një femër me të cilën unë kisha kujtime tepër miqësore nga atdheu dhe vendi im. Emocionet ishin të shumta, ndjeva të më dridheshin këmbët, se kur u ngrita në këmbë nga stoli ku isha ulur të vrojtoja vaporin që po i afrohej bankinës gati sa s’më ra të fikët dhe ndjeva që po më merreshin mendtë. Mornica dhe djersë të ftohta më përshkuan gjithë qenien time! Në kiçin e vaporit në kuvertën luksoze të tij, ishin rreshtuar dhjetëra e dhjetëra pasagjerë që po përshëndesnin me dorë të afërmit e tyre në breg. Ishin burra, gra, fëmijë, të rinj e të reja, përpiqesha edhe unë mos shikoja personin që prisja, por ishte e kotë, as që mund ta dalloja. Kuptova që s’e ndjeva veten mirë, diçka e brendshme më shtrëngonte gjoksin dhe mezi po merrja frymë! Në çast mendoja se a mos bëra gabim vallë që kërkova takim me të? Fundi i fundit ç’mund të më lidhte mua me një femër që, për kushtet që kisha, vetëm mund të komprometoja personalitetin tim që kisha krijuar në atë qytet të huaj! Nga çasti në çast, më thoshte mendja të zhdukesha që aty, por përsëri mendoja se duke u larguar mund të gaboja më tepër, sepse ajo, Ljudmilla, do të më gjente sipas adresës sikur edhe në vrimë të miut të futesha, pastaj, s’do të ishte burrëror një qëndrim i tillë. Ajo vjen enkas për mua, unë dija që në Shqipëri se ajo ishte punonjëse sekrete e marinës, dhe si e tillë, kishte një pozicion të një rëndësie të veçantë në bazën tonë. Unë kisha menduar që më parë si të gjeja mundësinë që me ndihmën ose të Borisit ose të saj, të çaja “ferrën” e t’u lija targën “miqve”. Po, si e qysh, as që më kishte shkuar ndër mend, as kisha hartuar kurrë ndonjë plan të saktë, ama nëpër trurin tim çdo ditë përpiqesha e përpiloja në imagjinatë variante e variacione donkishoteske, te pamundura për t’i realizuar. Sytë e veshët e Borisëve më ndiqnin si hije nga pas, kudo dhe kurdoherë! Qytetarët e thjeshtë të shumtët më dinin si ukrainas! Unë s’dallohesha nga ata. Në atë turmë gazmore pasagjerësh të “Krasnaja Strella” 4017, pashë një femër të qeshur duke vrapuar drejt meje me një valixhe në dorë dhe një çantë në krah.Ishte e veshur me veshje sportive. Ajo ishte gruaja që prisja. U ngrita instinktivisht nga stoli dhe shpejtova këmbët drejt saj. - Oh, moj daragoj Berti! -klithi ajo, -ju s’keni ndryshuar fare, ju jeni përtërirë! Sa më kishte marrë malli për ju, po befasohem, -dhe m’u hodh në krahë si një sorkadhe. Hapa edhe unë krahët përmallueshëm duke e përqafuar fort, dhe par pak çaste qëndruam ashtu te përqafuar në heshtje pa thënë asnjë fjale. Emocioni ishte i madh...! - Gëzohem që të shoh dhe faleminderit që më ftuat t’ju takoj. Me të vërtetë kam respekt të madh për ju, mendoja se të humba përgjithmonë. U çudita dhe s’e besova kur mora letrën tuaj, Të them të drejtën, gjithmonë kisha menduar se ju duhet te kishit përfunduar keq...e po çuditem që keni mbijetuar. Unë ju respektoj dhe e ndjej detyrë t’u ofroj në çdo moment ndihmën time. Ju jeni njeri i përkryer, më vjen keq që po vuani. - Ljudmilla vetëm fliste dhe më mbyste me pyetje. Me valixhen e saj në dore u nisëm drejt hotelit të rezervuar qysh më parë për të, kur Ljudmilla, në ecje e sipër më thotë: -Kam vendosur të punoj e të banoj pranë jush! Më tronditi fjala e saj. Nuk i dhashë muhabetit krahë dhe bëra sikur nuk pata interes ç’më tha. Menjëherë u bëra pishman për ç’kisha gatuar, mendova se ajo kishte qëllime të tjera me mua, ajo s’ishte martuar kurrë, ndërsa unë, një burrë pa grua. Ajo ishte e bukur dhe ende e freskët dhe një informatore e “rrezikshme”. Po gaboja, po luaja me zjarrin, më duhej të mbijetoja dhe, që të mbijetoja, duhej të isha përsëri Roberti i parë. Atë çast i vura vetes detyrë se duhet të ruhem nga ndonjë gjëmë. Ljudmilla do të më kuptojë, në mos sot nesër. Por unë ia lashë kohës si do të zhvilloheshin ngjarjet, ishte një situatë e pamenduar thellë, po ngatërroja dhe po rrezikoja veten! U bëra pishman, por ishte tepër vonë! Sa u afruam afër tavernës së hotelit, Borisi i ulur në verandë në një tavolinë katërshe, na ftoi për një kafe. Ai kishte lënë punën dhe për respektin tim ose për kureshtje priste mysafiren. Ai kishte mendime negative për marrëdhëniet e mia me të, megjithatë koha do vërtetonte dhe do mbyllte plagët që unë dhe shpirti im i dinin! Më vonë ai u bind që kishte gabuar me atë mendim. Mbasi ia prezantova Borisin u ulëm të tre në tavernë, porositëm nga një pije freskuese dhe nga një kafe. Ljudmilla nuk m’i ndante sytë, ata sy të bukur të saj ia prishën për një çast mendjen Borisit, i cili e shikonte me një lakmi e epsh të paparë mashkulli. Edhe ai kishte kohë e vite që ishte pa femër në krah e në jetë! Fjalët m’u prenë, e humba fare toruan dhe një ndjenjë frike parandieja për të ardhmen time. Rashë në mendime dhe i përhumbur përpiqesha t’i krijoja imazhe dobiprurëse vetvetes për më pas! Ljudmilla ishte tepër e emocionuar dhe tepër e kënaqur, në sytë e saj unë shikoja edhe shpresë, edhe frikë! Ajo fliste dhe buzëqeshte gjithë kohën. Ditët pasonin njëra tjetrën me atë rutinën e zakonshme, ndërsa mua për çdo ditë më rrinte zgjuar shpresa e një kthimi në atdhe. Isha bërë tjetër njeri, gjumi me kishte ikur, ndjehesha i lodhur i mërzitur e pa humor. Për situatat e krijuara, ardhja e Ljudmillës atje, me thirrjen time, të paktën kështu gjykoja unë, nuk u mirëprit mirë nga opinioni. Këtë gjë e kapa shpejt dhe përpiqesha të mos isha në miqësinë e saj, pavarësisht se ajo, me sa kuptoja, atë motiv kishte, që unë të lidhesha në intimitet të plotë me të. Kërkesën e saj e refuzova kategorikisht dhe me qetësi i shpjegova asaj se kurrë nuk mund të pranoja një ofertë të tillë. - Ju na njihni ne shqiptarëve, natyrën karakterin dhe traditat tona – i thashë- Familjen e kam më se të shenjtë dhe mua më presin njerëzit e mi edhe familja ime dhe për së gjalli do të përpiqem të kthehem sërish atje, mundësisht sa më parë, ndoshta zoti do të më ndihmojë! Thonë se ngandonjëherë fati të gjen vetë, edhe mua edhe Ljudmillën na gjeti fati, por, po të thuash për Borisin, atij, si i thonë, i polli gjeli. Ludmilla përfundimisht u lidh mbas disa ditësh, ndoshta edhe me ndërhyrjen time, me Borisin, të cilin e kishte braktisur prej vitesh familja e tij, qysh kur u dëbua në “gulag”. Për mua Borisi ende ishte në shërbim të tyre, këtë e dinte mirë edhe Ljudmilla, ata e gjenin njëri tjetrin dhe merreshin vesh në heshtje kur shikoheshin në sy. Ah… KGB-ja! Për mua Borisi bëri shumë mirë që u lidh me Ljudmillën, femër e bukur, ndërkohë edhe një “informatore” e rrezikshme dhe me reputacionin e KGB-së.Si agjente, ajo ende ishte në detyrë, ajo kishte kërkuar transferim në Odesë me lejen dhe me detyrë nga KGB-ja, e ndërkohë, Borisi kishte nevojë të ndërtonte një familje të re, ndërsa unë e kisha të ngritur familjen dhe folezën time, diku atje larg! Thashë që fati më ndihmoi, as unë nuk e di se si dhe vetë nuk e besova! Një darkë, kur po hanim buke me Borisin dhe Ljudmillën, të cilën e pritëm më së miri, atje në restorantin ku ishim, vijnë dy ushtarakë djelmosha, oficerë marine dhe një civil e një polic, një eskortë prej katër vetash që më prishi humorin. Marrin leje nga ne, duke kërkuar për pak çaste Borisin i cili, me sa pashë, u frikësua më shumë se unë. Kur u ngrit nga karrigia e doli me ta, Ljudmilla më pyeti... -A i njihni ju? -Jo - i thashë -Ai civili -më tha ajo, -është person me rëndësi në KGB, unë kam punuar me të. Ai nuk më dha të njohur se ashtu janë punët tona që kur të jemi në mision të heshtim dhe të mos dekonspirohemi. Kuptohemi me njëri tjetrin me një shikim. Po ç’patën që e morën Borisin? Këtë s’e kuptoj dot - tha ajo mendueshëm dhe për një çast heshti. Përsëri dyshova dhe një ndjenjë frike më pushtoi të tërin. Ljudmilla, e cila theu heshtjen mbasi kishte ditë që afrohej me Borisin dhe ëndërronte për të, më tha në këtë moment: - Berti, me sa kuptoj ata të kërkojnë ty ose kam një parandjenjë se kanë punë të rëndësishme me ty, diçka për mirë duhet të jetë. - Me mua? Ç’po më habisni - i thashë i turbulluar - unë jam i huaj dhe i shkëputur nga çdo lloj pune me ta. - Përsëri kam për të hequr mendova për një çast me veten time. Cigare nuk pija, por i mora një Ljudmillës dhe e ndeza. Ajo buzëqeshi dhe më tha: - Mik i mirë, ata do kenë diçka me ju dhe marrin mendim nga Borisi. Prit mos u shqetëso. Kaluan më tepër se tridhjetë minuta kur Borisi sërish u duk tek dera. Në sytë e tij, sa hyri, unë nuk lexova ankth a frikë. U ul serioz në tavolinë dhe vazhdoi darkën pa na thënë asgjë as mua e as Ljudmillës, të cilën tashmë e konsideronte të dashur! U revoltova me qëndrimin e tij, por nuk e dhashë veten. - Ngrihemi - u them të dyve - paguajmë se vajti vonë, nesër duhet të jemi në punë! - Po, me kënaqësi - tha Borisi, - ama, të shkojmë në tavernë e të pimë atje një kafe se dua t’ju them diçka... - S’bëhemi kureshtarë - i thashë - atë që ke ndërmend ja thua më mirë Ljudmillës, se ajo të mirëkupton! Borisi qeshi e më tha. - Hej, moj drug, moj drug! Sa herë ju kam tërhequr vërejtjen se këtu nuk jeni në vendin tuaj. Për ne ju jeni një i huaj dhe kaq,ne ju respektojmë por edhe ju jeni të detyruar ta respektoni këtë vend e, aq më tepër, që ky vend ju ka dhënë më shumë se sa i keni dhënë! - Leri shakatë se boll keni luajtur me mua, - i thashë i pezmatuar - Ju më dhatë vetëm helm në këto vite, prandaj do ju lutem shumë, mos më me të tilla shakara pa kripë! Ljudmilla më përkrahu dhe i thotë miqësisht Borisit: - Mos të lutem, mos i bjerë në qafë njeriut. Ai e ka shpirtin të helmuar, unë e besoj dhe e di kush është dhe si ka qenë Robert Aligjoni, prandaj, në bisede duhet të jesh më i ëmbël me të. Ai ty të ka mik për kokë. - E di, e di mirë këtë, -u përgjigj muzhiku, - ama, duhet që mua të më besojë. Ai ka kohë që edhe tek unë dyshon. Fundi i fundit ne jemi të gjithë për një qëllimi. Ngrihemi të pimë nga një kafe! U habita. Pse Borisi më futi edhe mua në të njëjtin qëllim? Unë kam udhë dhe rrugë tjetër, mendova me veten time, Ljudmilla e Borisi kanë të njëjtën udhë dhe i shërbejnë të njëjtit atdhe, unë s’kam punë me ta. Këto mendova dhe refuzova kur dolëm nga restoranti të shkoja me ta, por Borisi më tha me seriozitet! -Këtu jeni në Bashkimin Sovjetik, shoku Robert Aligjoni dhe si i tillë do t’i shërbeni deri në fund çështjes. Pikë! Shkuam në kafenenë- tavernë ku shkonim përnatë, porositëm një pije freskuese dhe një kafe. Ora kishte kaluar nga dymbëdhjetë, marinarët në çdo cep të tavernës, të pirë e të bërë tapë këndonin këngën e Detit të Zi. Jashtë koha ishte e mrekullueshme, yjet në qiell të gjithë xixëllonin ndritshëm, në sytë e Borisit unë kuptoja diçka të mirë, por edhe Ljudmilla më bënte me shenjë që diçka e mirë fshihet tek ky “polic” i vjetër i KGB-së. Por Borisi ende nuk fliste, na plasi xhanin, unë hiqesha sikur s’doja të dija se ç’u fol me të nga ajo eskortë e frikshme polico-sigurimse e marinës sovjetike! Më në fund, duke rrufitur kafen, Borisi më thotë: Dëgjo Robert Aligjoni, fati po të ndihmon. Ata kanë punë me ty, nesër në orën 11e 30 minuta ju do të takoheni me kundëradmiralin e Marinës Sovjetike, shokun Vladimir, i cili ju njeh juve personalisht, ju njeh shumë mirë mbasi ka punuar në vendin tuaj. Me të do të takoheni. Edhe ju e njihni mire atë, e kini pasur edhe shok, ai ka kërkuar një takim me ju. U habita e u drodha, s’e besoja, Vladimiri?! Kundëradmiral i Marinës Sovjetike! O tempora o mores!, thashë me vete. Menjëherë një shkëndijë e zjarrtë si vetëtimë m’u shfaq para sysh dhe për një moment nuk shikoja më dot. Kaluan pak çaste dhe në imagjinatën time më solli zoti fytyrën e tij. Po, Vladimirin unë e njihja mirë, ai më njihte mua më mirë, shpresat m’u ringjallën dhe thashë me vete më duket po mbarojnë kusuret. Sytë e mi morën një pamje të hareshme dhe buzëqeshja më mbeti në fytyrë. Ljudmilla u ngrit nga karrigia e më përqafoi. -Unë ndjehem mirë që ju, i dashur Robert, të përfundonit misionin tuaj. Ju jeni njeri i mirë dhe meritoni respekt! Sytë m’u mbushën me lot dhe e përqafova, si mike, si motër, Borisi këndonte me zë duke shoqëruar marinarët e dehur të tavernës “çjornoje morje majo, çjornoje morje majo,Deti im i zi, deti im i zi,oh deti im i zi...këndova edhe unë bashke me ta. Borisi ndërkohë kishte porositur tri gota me vodkë dhe që të tria i rrëkëllyem eks. Çjornoje morje majo,çjornoje morje majo... Dhe thonë që dita e re ka edhe nafakën e re! Gjithë natën s’bëra gjumë,vetëm po mendoja ç’të kishte vallë kundëradmirali me mua? Kishte kaluar mesi i natës, të gjithë të pranishmit e asaj darke ishin të hipnotizuar nga udha e gjatë në të cilën kaloi vetë autori i këtij rrëfimi, po për çudi, asnjëri s’kishte vënë gjë në gojë, vetëm i luteshin Robertit të vazhdonte! në gotë mbi tavolinë, i futi në gojë, i përtypi si më parë, mori gotën në dorë edhe tha: - E ndiej veten shumë të mallëngjyer, të lumtur edhe të lodhur, nuk u besoj syve se si unë ndodhem mes jush, çuditem dhe akoma s’e besoj që kam gruan time të dashur këtu pranë, që kam Gjynerin, gjakun tim kaq afër; nuk u besoj syve që ju kam pranë juve miqtë e mi, që së bashku me familjen më ftuat në këtë darkë të gëzueshme e që unë së bashku me ju po e kthejmë në lot. Do të më falni, që ju solla pezëm dhe melankoli! Do ju lutem shumë, të hamë bukë njëherë, të gëzojmë, të pimë verë e raki, se mua më është mbushur shpirti me lumturi. E zonja e shtëpisë ka gatuar për ne, prandaj duhet ta respektojmë apo jo, pa, rruga e jetës time do ditë të tëra dimri që të rrëfehet. E shikoj se sa me kureshtje dëgjoni mbi atë, por do desha që të hamë darkë e më pas të pushojmë, të shtrihemi pak të marrim një sy gjumë, se i zoti i shtëpisë i ka marrë masat që të na kënaqi plotësisht dhe mbasi të pushojmë, në qoftë se doni të vazhdoj, jam plotësisht dakord.. Margarita, aprovoi mendimin e të shoqit dhe i ftoi të pranishmit të hanin darkë...Natyrisht qe atyre nuk u hahej, ata iu lutën Robertit që të mos e ndërpriste rrëfimin, po kur këmbënguli Margarita, filluan darkën, pavarësisht se po gdhihej. Darka kaloi mire, megjithëqë njerëzit e kishin mendjen tek punonjësit e KGB-së, që thirrën Borisin,atje në Odesë... - Ç’u bë më pas, o babi? - pyeti e bija. - Të lutem vazhdo. - Thamë që do të hamë darkë - tha e ëma me plot seriozitet e i dha urdhër të bijës - Do të qetësohemi, të marrim një sy gjumë e më pas Roberti do të na rrëfejë, se edhe ai është i lodhur...! Roberti shikoi në sy Margaritën dhe instinktivisht të dyve u rrëshqitën lotët si dy currila nga sytë blu margaritarë, si vetë deti! Ata që të dy kishin sy blu! Roberti u zgjua në orën dhjetë të mëngjesit, ndërsa të gjithë njerëzit ishin zgjuar më herët dhe, mbasi pinë kafenë e hengërn edhe petullat me mjaltë që kishte bërë e zonja e shtëpisë, e cila nuk u shtri për të fjetur as një sekondë, ishin ulur nën hijen e hardhisë së verandës dhe prisnin që Roberti të zgjohej, të çmalleshin me të Berti, mbasi mori sërish tri petalet nga trëndafili i vendosur Ora kishte kaluar dhjetë e mëngjesit, po prisja tërë ankth të vinin të më merrnin, sipas fjalës së Borisit, isha bërë gati dhe ashtu i shtrirë siç isha me kostum përmbi shtrat, vazhdoja endrrën drithëruese të natës, kur dëgjova frenat e ashpra të një gazi 69 të marinës para ballkonit të apartamentit ku rrija. U llahtarisa dhe u hodha përpjetë i frikësuar, dal në ballkon i përgjumshëm, shikoj që zbritën nga makina dy ushtarakë të lartë dhe një civil. Ata kishin ardhur për mua! Mbylla derën dhe menjëherë zbrita shkallët, pa krehur as flokët! -Zdravstvujtje moj drug - më përshëndetën të tre përnjëherë tek hyrja e apartamentit. -Zdravstvujtje, -u them dhe prezantohem. Të tre ata hipën në gaz mbrapa, mua më lanë në vend të parë, me gjithë përpjekjet e mia për t’u ulur atje, ata më thanë: “Ju lutemi”.Menjëherë në shpirtin tim m’u ngjallën shpresat dhe, pa u futur mirë në makinë, drejtova sytë nga zoti. Përsëri pashë në qiell një si engjëll me krahë, ndenja një çast të dalloja fytyrën e atij engjëlli që më shoqëronte mua dhe m’u duk se ai engjëll kishte fytyrën dhe trupin e Margaritës. Unë, ndonse tani sy hapur e në këmbë, ende isha në ëndërr dhe vetvetiu thirra “Margarita...! Margarita...! Shoqëruesit e mi habiten dhe më pyetën..”.çto...çto, çto.” (çfarë, çfarë...?). - Asgjë, asgjë -u them... - E kemi si zakon që kur hipim në makinë, tren a avion,apo në çdo mjet,thërrasim... ”Margarita”, “Margarita”! Mbasi u nisëm ata donin t’i sqaroja ç’do të thosh kjo fjalë? Unë me qetësinë më të madhe u thashë. -Shpresë, kam shpresë tek zoti...! Ata shikuan njëri tjetrin dhe e aprovuan thënien time. Edhe ata ishin ortodoksë si edhe unë! Siç isha në makinë në vend të parë, pa u dhënë të kuptojnë ata, bëra fshehtas tre herë kryqin...! e të dëgjonin vazhdimin e rrëfimit të tij. Roberti i përshëndeti përzemërsisht, rrufiti dy tre herë kafenë, të cilën ia kishin bërë në filxhan të madh sipas porosisë, dhe filloi: * * * Atë natë s’i mbylla sytë, nuk isha në gjendje të kuptoja pse kundëradmirali Vladimir, me të cilin isha marrë vesh dhe gëzoja respekt për të qysh kur ishim në Shqipëri, më thërriste në takim. Unë vuajta gati tetë vjet, -mendoja- po vuaj edhe sot nëpër dyer sigurimesh e të policisë sekrete të këtyre e, ja tani u kujtua edhe kundëradmirali të më takojë! Ai nuk di ku isha unë, ai nuk di a jam gjallë, ai nuk di qysh kur u ndamë në aeroport. Sa zbritëm nga avioni kur mbërritëm, ai më foli me respekt, më porositi me fjalë të mira, i kërkova adresën ma dha e më pas as që mora vesh gjë për të. Nuk u çudita kur mësova që ishte bërë një njeri i rëndësishëm në ushtrinë sovjetike se sa më çudiste fakti si ai, më kërkon në takim mua. Kur më tha Borisi, sinqerisht nuk e besova, por ndoshta edhe u tremba, ama edhe shpresoja, se me ndihmën e ndërhyrjen e tij, unë do zgjidhja enigmën e jetës sime. Shpresoja e pse jo? Ju luta zotit tërë atë natë, dhe nuk mbylla sytë. Endërroja me sytë hapur sikur ai, kundëradmirali i marinës, do të vinte enkas në dispozicion për mua, një kryqëzor të madh nga ata që janë si një mal i tërë dhe mbas disa ditësh do të më zbarkonte në Durrës, në atdheun tim, në vendin tim e sikur atje në Durrës, do të më prisnin si “hero”. Këto e të tjera si këto ëndërrova atë natë bile, kur të kishim mbërritur në Durrës unë çaja turmën të kërkoja Margaritën e cila sikur më ikte dhe më fluturonte lart në qiell,duke më bërtitur për mua “heroin”, “Pse më tradhtove? Pse më ike, pse Robert, unë të kam dashur në shpirt, pse më helmove jetën”. Unë vrapoja nëpër turmë si i marrë, rrëmbeva Gjynerin dhe i lutesha asaj” kthehu se u ktheva. Të lutem, kthehu Margarita”, por ajo, fluturonte, unë bëhesha çdo çast më i vogël dhe s’mundja të ecja. vijon... Foto mbritja e Ludmilles, RA .
Posted on: Sat, 02 Nov 2013 12:52:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015