Pjesa e parë Kukësi e nis ndeshjen me theks sulmues, duke u - TopicsExpress



          

Pjesa e parë Kukësi e nis ndeshjen me theks sulmues, duke u munduar t’i imponohet kundërshtarit që në minutat e para. Këmbëngulja e verilindorëve është e tillë, sa arrijnë të krijojnë raste për shënim që në 5 minutat e para. Hoxha, i koordinuar për bukuri me Prognin, ka rast të mirë për t’i kaluar të tijtë në epërsi n 5’, ndërkohë që një minutë më pas del në dritë edhe goli i parë. Allmuca asiston argjentinasin Malakarne, që shënon në portën e ukrainasve. Kuksianët e zhbllokojnë rezultatin shumë shpejt, cka ndikon pozitivisht në anën psikologjike të tyre. Karikimi i skuadrës së Cungut është maksimal, ndërkohë që mbështetja e tifozërisë përbën me të vërtetë një shtysë të madhe për lojtarët në fushën e blertë. Organizim i mirë në mbrojtje, kryqëzimi i topave në mesfushë dhe zhdërvjelltësia nga krahët, me Prognin dhe Allmucën, e bëjnë Kukësin mjaft të rrezikshëm dhe funksional në veprimet mes reparteve. Metalurgu vuan vapën, me të cilën duket se nuk është përshtatur në Tiranë. Në kryteqytetin shqiptar temperatura janë dukshëm më të larta se në Ukrainë. Pas minutës së 20-të, Kukësi shfaq tendencën e administrimit me qetësi të rezultatit, ku shkollat e ndryshme, që përfaqësohen nga lojtarë të ardhur nga disa skuadra të Shqipërisë, por edhe nga Kosova, arrijnë ta mbajnë larg zonës së 16-metrave kundërshtarin. Loja e ukrainasve është me shumë stacione dhe e kuptueshme, aq sa arrijnë të rrezikojnë për herë të parë në këtë ndeshje, seriozisht, me anë të Lazic në minutën e 29-të. Megjithatë, pas gjysmëorës së parë të lojës, Metalurgu arrin të fitojë pak e nga pak terren, ta hedhë vështrimin më tepër nga porta e Halilajt, por i mungon finalizimi. Kjo edhe për meritë të prapavijës kuksiane, që tregohet në gadishmërinë e duhur. Në anën tjetër, kosovari Ylli Hoxha është i papërmbajtshëm në krahun e djathtë, teksa fiton disa faulle, si rezultat i ndërhyrjeve të gabuara të kundërshtarëve. Pjesa e parë mbyllet me një kundërsulm të shpejtë dhe goditje me kokë të Lazić, por kundërpëregjigjet me një pritje spektakolare të Halilajt, që shpëton nga një gol i sigurtë portën e tij, duke i dhënë mundësinë Kukësit të shkojë në pushimin 15-minutësh mes dy pjesëve me epërsinë minimale. Pjesa e dytë Loja rinis vrullshëm, si ajo e para për kuksianët, teksa atmosfera në “Qemal Stafa” është inkadeshente. Tifozët e skuadrës verilindore janë vërtet të zjarrtë, cka pasqyrohet edhe në lojën plot nerv e grintë të lojtarëve kuksianë në fushë. Cungu vendos të bëjë një ndërrim në këtë fraksion të ndeshjes, duke nxjerrë Malakarnen dhe aktivizuar Alikajn. Qëllimi është i qartë. Fantazisti kryeqytetas e mban më shumë topin në zotërim, është në gjendje t’i shpërndajë aksionet në të dyja krahët dhe të “amortizojë” reagimin e ukrainasve. Minuta e 51-të nxjerr në evidencë sërish portierin Halilaj, që përballë Lazić bën një tjetër pritje shpëtimtare. Ndeshja bëhet plotësisht e ethshme, loja më e hapur se kurrë, teksa sulmet dhe kundërsulmet drejt portave respektive pasojnë njëri-tjetrin. Kukësi kërkon golin e dytë dhe të qetësisë, ndërsa ukrainasit tentojnë doemos barazimin. Antagonizmi bëhet i shkallës më të lartë në fushën e lojës, edhe në shkallët e stadiumit. Pas minutës së 60-të, loja përqendrohet më së shumti në mesfushë. Metalurgu nuk pajtohet me disavantazhin dhe ushtron presion të vazhdueshëm drejt prapavijës tonë. Të dyja skuadrat mundohen ta përballojnë njëra-tjetrën në mesfushë, aty ku synohet të shfrytëzohen gabimet e kundërshtarit dhe të dilet me shpejtësi në kundërsulm. Ukrainasit aplikojnë edhe goditjet nga distanca tashmë, mirëpo përballë kanë një barrikadë të pakalueshme, si Argent Halilaj, që nuk rresht së mrekulluari me pritjet e tij spektakolare. Ylli Hoxha vijon të jetë i pandalshëm në mënyrë të rregullt në të djathtë të sulmit kuksian. Mbrojtësi kundërshtar, Morozyuk, që e ka ndjekur këmba-këmbës deri në minutën e 69-të, detyrohet t’i ndërhyjë herë pas herë në mënyrë mjaft të ashpër, aq sa kryesori kazakistanas e ka ndëshkuar me dy kartonë të verdhë, në 40’ dhe 69’, duke e nxjerrë rrjedhimisht edhe me të kuqin. Metalurgu mbetet me një forcë më pak në fushë, cka duhet shfrytëzuar nga skuadra e Cungut. Miqtë shfaqen disi të nervozuar me kalimin e minutave, ndërkohë që Alikaj do të tentonte me një gjuajtje nga distanca golin e dytë. Popovic ka shpenzuar shumë energji, ndaj trajneri i verilindorëve vendos ta zëvendësojë në minutën e 74-të. Në fushë hidhet Malindi, me shpresën se freskia e sulmuesit të talentuar do t’i bëjë punë. Në qendër të sulmit tashmë pozicionohet Progni, ndërsa në dy krahët vijnë Hoxha dhe Malindi. Kukësi konsumon edhe zëvendësimin e tretë. Allmuca nis të shfaqë lodhje fizike, ndaj Cungu vendos ta zëvendësojë me Manukën. Kuksianët derdhen tashmë në sulm, në kërkim të golit të dytë, i cili del në dritë në minutën e 84-t. Kësaj radhe është një eurogol i shënuar nga Malota, që bën stadiumin “Qemal Stafa” të shpërthejë si vullkan. Suksesi i verilindorëve është plotësisht i merituar, më bindës e më shpresëdhënës për kualifikimin, edhe pse kjo do të vendoset në kthim, në fushën e Metalurgut, ku ukrainasit do të tentojnë përmbysjen. Burimi: panorama-sport/lajmi-kryesor/kukesi-luan-per-rekord-do-ti-thyeje-edhe-ukrainasit/#ixzz2aqrQEQwC
Posted on: Fri, 02 Aug 2013 00:56:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015