Pjesë nga punimi im..... Mr. Sc. Safet Hasani Dal nga dal edhe - TopicsExpress



          

Pjesë nga punimi im..... Mr. Sc. Safet Hasani Dal nga dal edhe vet populli po tretet!... Mërgimi mizor! Çdo gjë u ndryshua.... S’mbeti asgjë origjinale. Vetëm toka dhe dheu mbeti siç ishte. Po dheu i kësaj toke është i rënd, i shtrenjtë! Kjo tokë nuk tretet. Asgjë s’është më si më parë!... Të gjitha ndryshuan. Na e morën të mirën... të keqen e morëm falas. Eh! S’mjafton vetëm edukata në shkollë.... Edukatë! Janë shfaqur një sërë gjërash që dëmtojnë kulturën tonë. Kulturën, gjuhën, traditë, zakonet çdo gjë shqiptare!... Ishte afër orës nëntë të mëngjesit dhe rrezet e diellit kishin rënë në tokë, temperatura filloj të ngritët, nëpër rrugët e qyteteve hamendesh dhe për një çast, nuk di ku je... sikur të jesh në ndonjë plazh apo pishinë. Vajzat gjysmë të zhveshura nuk skuqën fare. Ecin rrugëve sikur nëpër sfiladë, apo, sikur vasha të klubeve nate. Tmerr!.. Ky s’është mentaliteti ynë! Si s’kanë turp! E të rinjtë, që nuk lënë modë pa e përcjell, më së fundi, mendojnë se mbetën prapa me modë, blejnë petkat e tyre nën ije. Ç’modë është kjo? Ç’është ky degjenerim? Ç’është kjo kulturë! E tregtarët e zinj, kush shohin se rinia ka marr dhenë, bëjnë biznes me ato tekstil mode me çmime kolosale. E kështu! Fëmija e punëtorit, që me ata lek që fiton në muaj, s’ia del dot ta zë muaji muajin për mbajtjen me bukë familjen. E për të qenë i barabartë fëmija i punëtorit në shoqëri, detyron atë që në forma të ndryshme të paligjshme që të siguroj lek për ato petka qesharake! Po ku do t’i sigurojë? S’ka ku! Ai detyrohet të bëjë çmos t’i siguroj ato lek. Do merret me vjedhje, do të merr rrugën e narkomanisë. Tmerr! Kjo është kulturë? Ky është shkatërrim! Degjenerim i kombit!... ..........
Posted on: Mon, 16 Sep 2013 10:41:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015