Pjetri Country of Origin, Nationality, & Ethnicity Nationality - TopicsExpress



          

Pjetri Country of Origin, Nationality, & Ethnicity Nationality and ethnicity of surname Pjetri its from Albania south east of Europe, one of the most old families people of Albania and Europe. The meaning of Pjetri come may come from a trade, such as the name Brewster which refers to a female brewer. Some of these craft-based surnames may be a profession in another language. For this reason it is useful to research the country of origin of a name, and the languages spoken by its ancestors. Many names like Pjetri are inspired by religious texts such as the Bhagavadgītā, the Bible, the Quran, and so forth. In many cases these family names relate to a religious expression such as Favored of God. PETE PJETRI: KUSHTUAR VËLLEZËRVE TË MIJ SHQIPËTAR nëOpinione 25/02/2014 1926301_594113787349233_874840145_oQë në fillim dua të shpreh keqardhjen time që ju shkruaj ne gjuhë boshnjake dhe jo direkt në gjuhën time shqipe. (Këtë përkthim ma ka mundësuar një mik i imi të cilit i shpreh mirenjohjen time të thellë). Për fat të keq, edhe pse edhe vet Shqipëtar (Shqipja dikur ishte gjuhë e paraardhësve të mij), rrethanat jetësore kan bërë që unë sot të mos flas gjuhën e popullit tim Kjo nuk do të thot se unë ndihëm më pak Shqipëtar, përkundrazi . Nëpër damar të mij rrjedh gjak Shqipëtari kurse zemra ime rrahë Shqip! Edhe pse ka më shumë se 40 vite që jejtoj në SHBA, tërë jetën time përpiqem që ti mbajë lidhjet dhe të jam I njoftuar për ngjarje në atëdheun tim të vjetër, në Plavë dhe Guci, në Kosovë, në Mal të Zi, në tërë rajonin e Ballkanit. Me këtë shkresë dëshiroj t’ju ftoj, të gjithve juve bashkkombas të mij të dashur, nga këto vise, juve që jetoni në Slloveni, në Kroaci, në Bosnje, në Sërbi, në Sanxhak, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, dhe kudo nëpër botë, juve që nuk e dini Shqipën por e dini vehtën që jeni Shqipëtar sikur se edhe unë, që të më shkruani në një nga gjuhët jugosllave. Sikur se thash, prejardhja ime është Shqipëtare, nga Gucia, zona kufitare e Shqipërisë veriore dhe Malit të Zi. Regjimi Jugosllav sllavo-komunist ka bërë çmos që të na pengojë të mesojmë dhe të arsimohemi në gjuhën Shqipe, ashtu që një pjesë e mirë e banorëve të kësaj krahine të bukur të Plavë-Gucisë, për fat të keq e ka harruar gjuhën e vet Shqipe dhe e kanë përqafuar një nga gjuhët jugosllave, quajne Malazeze, Boshnjake a si të doni. Mbiemri im Shqipëtar është Pjetri. Ashtu si edhe shumica e mbiemrave të shqipëtarëve të mij nga vendlindja ime, që u është shtuar prapashtesa ‘viq’ dhe ‘iq’, ashtu edhe mbiemri i familjës sime në libra amë të shtetit është rregjistruar si ‘Pjetrovic’. Posaçerisht i ftoj bashkkombasit e mij Shqipëtarë të cilët jetojnë në Serbi, prej të cilëve kam marr shumë porosi se nuk guxojnë të deklarohen si ‘Shqipëtarë’ dhe se nuk dijnë të shkruajnë Shqip. I ftoj të gjith Shqipëtarërt nga mbarë Globi , që të më shkruani, lidhur me jetën që beni atje ku jetojnë, të më shkruani mbi gjendjen e juaj dhe mbi gjendje të kombit të juaj. Ju jeni Shqipëtërë mu sikur se unë, dhe ne kurr nuk e harrojmë prejardhjen tonë dhe rrënjët tona! Ne si Shqipëtarë jetojmë edhe në Kinë të largët, dhe e di se njerëzit tanë mbahen bashk atje, se mbështeten dhe ndihmohën mes vehtës, dhe se nuk e harrojnë prejardhjën dhe traditën Shqipëtëre. Po ashtu, do të deshiroja që tu drejtohëm me dy-tri fjalë edhe bashkkombasve të mij në Plavë dhe Guci. Vëllezër të mij të dashur Plavjanë dhe Gusjanë, është për keqardhje të thellë sa shpejt e keni humbur gjuhën dhe indentitetin e juaj Shqipëtar! Të gjith në mirë filli e dimë se deri në vitin 1943 të gjith kemi folur shqip në familet tona dhe se jemi ndier gjak Shqipëtari. Çfar është duke ndodhur me juve vëllezër të mij? Jeni bërë diçka që as ju vet nuk e dini se çka. Flisni me një gjuhë për juve të huaj dhe jo me gjuhën tuaj Shqipe; e lidhni vehtën me Bosnë dhe kush e di me kë tjetër, lidhje këto që nuk kan kurrfar lidhjesh me juve dhe me rrënjët e juaja Shqipëtare, nga të cilat kurdo do të keni vetëm dëme… Duke harruar prejardhjen e juaj, dhe duke mos ditur ku jeni sot dhe ku do të jeni nesër, keni marrë rrugë që as vet nuk dini se kah ju çon… Kthehuni vëllëzerit e mij, kthehuni tek rrënjët e juaja. Kombi Shqipëtar ka një zemer të madhe edhe për kombe tjera, lere më për vëllezër që kan shmangur rrugën. Kombi Shqipëtar është një komb fisnik. Kthehuni aty ku e keni vendin dhe do të ju pranojnë pa hezitim. Koha e rilindjës, zhvillimit dhe fuqizimit Shqipëtar është para neve. Shqipëtarët duan marredënje të mira fqinjësore me të gjith popujt e rajonit, politikë konstruktive kjo që buron nga lashtësia e tyre fisnike. Kombi Shqipëtar dita ditës fuqizohet dhe dita ditës përfiton më shumë rrespekt nga fqinjët e tij. Kthehuni dhe jini krenarë për gjakun tuaj Shqipëtar dhe për faktin se jeni pjesë përbërëse e këtij populli fisnik të Ballkanit. Sinqerisht, i juaji Pete Pjetri, i biri i Hamo Micit nga Gucia Për Portalin MalësiaJonë Pete Pjetri
Posted on: Sat, 20 Sep 2014 00:26:12 +0000

Trending Topics



o começou para valer com um

Recently Viewed Topics




© 2015