Po beheni gati per Halloween ?! Ja disa informacione rreth kesaj - TopicsExpress



          

Po beheni gati per Halloween ?! Ja disa informacione rreth kesaj feste ende misterioze per shqiptaret. Historia e Halloween Emri i Halloween është interpretimi modern i “All Hollows Eve të Irlandës, apo Dita (para ) e të gjithë Shenjtorëve. Kjo festë tepër e lashtë mbërriti në ShBA së bashku me emigrantët irlandezë dhe hodhi rrënjë për të vuajtur tani një transformim radikal. Dita e 31 tetorit, kur dhe festohet Halloween, shënon fundin e Vitit të Keltëve dhe besohet të jetë dita kur shpirtrat e atyre që kanë vdekur vitin e mëparshëm do të kthehen për të zënë vend në trupin e një të gjalli. Pikërisht për këtë arsye, njerëzit veshin kostume të frikshme për t’i trembur. Ekzistojnë versione të ndryshme të traditave të Halloween-it, por origjinën e vërtetë e gjejmë në festivalin antik të keltëve, të njohur si Samhain. Në Skocinë e vjetër mendohej se ishte pikërisht nata e 31 tetorit, kur nuk kishte më kufi, mes botës së të gjallëve dhe të të vdekurve. Legjenda thotë, se shpirtrat që kishin vdekur gjatë atij viti mblidheshin së bashku për t’u përzier me botën e të gjallëve dhe më pas, për të nisur rrugën drejt një bote tjetër. Në natën e fundit të të korrave të vjeshtës, bota ndryshon nga ngrohtësia e diellit të verës në ftohtësinë e errët të dimrit, toka nga pjellore në shterpë. Keltët e lashtë besonin që ky tranzicion u jepte forcave të mbinatyrshme një shans për të thyer përmes në botën e të gjallëve dhe shkatërrimet e tyre djallëzore të lulëzonin. Prejardhja dhe simbolet Fjala “Halloween” është certifikuar për herë të parë në shekullin XVI dhe përfaqëson një variant skocez të emrit të plotë “All-Hallows-Even”, domethënë Nata Para të Gjithë Shenjtëve (në anglishten arkaike All Hallows Day). Megjithëse sintagma “All Hallows” gjendet në anglishten antike (ealra halgena mæssedæg, dita e meshës së të gjithë shenjtëve), All-Hallows-Even nuk u certifikua deri në 1556-n. Zhvillimi i termit dhe simboleve të lidhur me Halloween ka ecur duke u formuar me kalimin e kohës. Për shembull, prerja e kungujve për të krijuar fytyra të frikshme lidhet me traditën e prerjes së rrepave dhe shndërrimit të tyre në fenerë për të përkujtuar shpirtrat mbërthyer në Purgator. Rrepa është përdorur tradicionalisht për Halloween në Irlandë e Skoci, por emigrantët në Amerikën e Veriut përdornin kungullin vendës, që ishte i disponueshëm në sasi shumë të larta dhe ishte shumë më i madh, duke lehtësuar punën e prerjes. Tradita amerikane për të prerë kungujt regjistrohet në vitin 1837 dhe ishte fillimisht e lidhur me kohën e korrjeve në përgjithësi, teksa u lidh specifikisht me Halloween rreth gjysmës së dytë të viteve ‘900. Tradita Simbolizmi i Halloween vjen nga disa burime, përfshi edhe kostumet kombëtare, vepra letrare gotike dhe horror, si romanet e Frankenstein e Draculas, apo filmat klasikë të horronit. Ndër veprat e para mbi Halloween gjenden ato të poetit skocez John Mayne, i cili në vitin 1780 vërejti sesi rrengjet e Halloween janë mbinatyrore, duke ndikuar poezinë e Halloween-it të shkrimtarit Robert Burns. Për t’u veçuar janë edhe elementët e sezonit të vjetësh, si kungujt, misri dhe dordolecët. Shtëpitë, shpesh janë dekoruar me këto simbole gjatë kësaj periudhe. Simbolizmi i Halloween përfshin edhe temat, si vdekja, e keqja, okultja, apo mostrat mitologjikë. E zezja dhe portokallja janë ngjyrat tradicionale të kësaj feste. Tradita amerikane tregon se në natën e gjatë të shtrigave dhe fantazmave, duhet të ketë festë e hare, sidomos për të “ëmbëlsuar” më të vegjlit. Megjithatë nuk mungojnë edhe kundërshtimet e botës katolike për të mos festuar një festë “me prejardhje pagane”.
Posted on: Tue, 29 Oct 2013 07:42:50 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015