Po e prisnit rregullën e dytë? Ja ku jam! Ignaci: Rregulla nr - TopicsExpress



          

Po e prisnit rregullën e dytë? Ja ku jam! Ignaci: Rregulla nr 2. Te personat që shkojnë drejt pastrimit nga mëkatet e tyre me vendosmëri dhe po rriten në shërbimin ndaj Hyjit Zotit tonë, nga e mira drejt më të mirës, ndodh e kundërta e rregullës së parë; Sepse atëherë është pikërisht shpirti i ligë ai që kafshon, trishton dhe pengon, duke shqetësuar me arsye të rreme në mënyrë që të mos ecet përpara; Ndërsa Shpirti i mirë jep kurajë dhe forcë, ngushëllime, lot, frymëzime dhe paqe, duke t’i bërë gjërat më të lehta e duke hequr të gjitha pengesat në mënyrë që duke bërë të mirën të ecet përpara. Don Gjergji: hë? Si ju duket? E ndërlikuar pak ë? Nuk është edhe aq. Ja të marrim një shembull. E mbani mend filmin “Dora e Ngrohte? Mos me thoni qe jo. Së paku atë skenën e famshme te dialogut ndërmjet Mirush Kabashit ne rolin e Brahushit me personazhin kryesor i cili po perpiqej te ndryshonte jetë. Po jua risjell ndermend: Brahushi: - Me kane thënë se ke bërë kthesë, i je futur studimeve, i je përveshur hekurave, shumë mirë po bën.” Personazhi kryesor: - po përpiqem të shlyej gabimet e mia. Brahushi: - hahahahahaha. A jo profesor! Të rre menja. Edhe mua më janë vardisur shumë, por Brahushi e din se c’do të thotë bishti i qenit. Ia ka pirë lëngun jetës Brahushi profesoor. Bishti i qenit është i shtrembër dhe atë sado që ta tërheqish prap i shtrembër mbetet ëëë hahahaha. Kështu edhe puna jote. Derisa ke qenë një herë i dënuar deri në varr bisht qeni do të mbetesh….” Ky është dialogu. Interesant apo jo! E atëherë e zëmë se shoku ynë hajdut i rregullës së pare (por mund të jetë edhe pijaneci, edhe karrieristi, edhe vrasësi, edhe Kazanova që ka qejf të kalojë nga njëra vajzë te tjetra ose Madame Bovari që kalon nga njëri i dashur te tjetri, etj etj) ndërsa është lutur me atë lutjen e shkurtër ka menduar me vete: “Po! Dua të ndryshoj, nuk ecet më kështu. Ky ves më është kthyer në një vartësi, po humb fytyrën time, sikur ta marrin vesh të tjerët, e ardhmja ime, burgu, etj etj.” Gjen shumë arësye për ta lënë këtë ves. E atëherë nis të kthejë jetën e tij vërtet dhe me vendosmëri: “Nga sot fillon një epokë e re.” Atëherë shpirti I ligë, i kjoftëlargu, vepron nëmënyrë të kundërt me rregullën e parë, d.m.th. nuk merret më me ndjenjat e as me përfytyrimin e imagjinatën, e as me kënaqësinë, por me mendimet, me arësyen. E pikë e zezë! Fillon e thotë (me dialekt të Shqipërisë së mesme): ca the? Ti do me u bo r mir e? Hahahaha. Ti je i parekuperueshëm mer daj, kot e ke. Ke mor fund. As mos u mundo. E ke provu edhe herë të tjera dhe nuk ia ke dalë. Je një dështak. Prandaj të gjithë e din kush je ti, sa herë të dalësh në rrugë a të fillosh të bësh moral të gjithë do të thotë: ik mer hajdut….! U bone ti Shpesh gjenden Brahushë në rrugën tonë që mund të jenë edhe njerëz shumë të afërt, shokë, miq, shumë të dashur që të thonë: kot e ke, ne të njohim kush je. Deri dje ishe si ne tani cfarë do të tregosh që je ndryshe, do të bëhesh më i mirë se ne? .” E me këto mendime brenda njeriut bëhet trishtim, pengesë. Ndërkohë ama Shjpirti i mirë nuk rri duarkryq. Edhe ai punon duke dhënë kurajë dhe forcë, ngushëllime, lot, frymëzime dhe paqe. Shirti punon me ndjenjat që lindin brenda nesh duke na inkurajuar. Ti ndjen se po bën një gjë të mirë. Kur ia del të mos jesh më pre e atyre dëshirave që të conin në trishtim ndjehesh i lehtësuar, njerëzit që të duan, me fjalët e tyre apo sjelljet e tyre, të gëzojnë dhe të inkurajojnë. Gjërat e mira fillojnë e të bëhen më të thjeshta. Hiqen pengesat. Por për këtë duhet vendosmëri deri nganjëherë edhe në “dhunim” të vullnetit. Brahushit i duhet thënë si te filmi “Dora e ngrohtë” pa pikë mëdyshje dhe duke e shikuar në sy : “Shporru!”. Ehhh të dashur duhet shumë durim, por ama ngushëllimi është shumë pranë. Nëse një ditë do të bëjmë këtë gjë ta dini se do kemi një natë të qetë që ia dolëm së paku njëherë të heqim dorë nga vesi, nga e keqja. Tani ata që kanë vendosur të dëgjojnë zërin e Hyjit është e nevojshme të fillojnë të ecin, të hedhin hapat e parë. Ju këshilloj një lutje para se të flini sonte: “O Hyj ti po më nxjerr nga gropa e mjerimit, nga gropa plot me baltë, këmbët po m’i nxjerr në shkëmb, m’i bëj të fortë hapat e mi” (Psalmi 39). Natën e mirë e JU DUA SHUMË ;-).
Posted on: Wed, 27 Nov 2013 20:04:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015