Po ndalem paksa në familjen Jegeni, e cila ka dhënë kontribute - TopicsExpress



          

Po ndalem paksa në familjen Jegeni, e cila ka dhënë kontribute në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në kuvendet e Dibrës dhe në luftën për mbrojtjen e trojeve shqiptare me Shaqir beg Jegenin, Tefik beg Jegenin dhe Riza beg Jegenin. Nga kjo familje, më pas dolën edhe dy figura të shquara, Gafur dhe Myftar Jegeni, akademikë me studime të kryera në Itali, ushtarakë të ushtrisë kombëtare, që luftuan më 7 prill 1939 kundër pushtimit fashist, Gafurri në Vlorë dhe Myftari në Durrës me Abaz Kupin. Pas luftës, u tërhoqën në jetën private, sepse nuk donin t’i shërbenin regjimit komunist. I arrestuan të dy dhe i pushkatuan pa gjyq në vitin 1951 bashkë me 22 intelektualë të tjerë dhe familjet e tyre i internuan për 40 vjet. Absurditeti i persekutimit komunist ishte që, veç familjeve të tyre, u internuan edhe gjithë familjet e tjera të fisit Jegeni, falë zellit të dhëndrit të tyre, Haxhi Lleshit. Në vitin 1976, Presidenti i Republikës Haxhi Lleshi internoi në Mollas edhe gruan e tij Haxhire Lleshin (Jegenin) pas 40 vjetësh martese, bashkë me të birin Rushitin, si edhe vëllezërit e kushërinjtë e gruas së tij, duke dhënë kështu shembullin tipik stalinist sesi duhej bërë lufta e klasave në Shqipëri! From The SUN, Uran Butka
Posted on: Tue, 16 Jul 2013 13:13:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015