Po të flisja gjuhët e njerëzve dhe të engjëjve, dhe të mos - TopicsExpress



          

Po të flisja gjuhët e njerëzve dhe të engjëjve, dhe të mos kisha dashuri, do të bëhesha si një bronz që kumbon ose si cimbali që tingëllon. Edhe sikur të kisha dhuntinë e profecisë, edhe të dija të gjitha misteret dhe mbarë shkencën dhe të kisha gjithë besimin sa të luaja ngavendi malet, por të mos kisha dashuri, nuk jam asgjë. Edhe sikur të ndaja gjithë pasuritë e mia për të ushqyer të varfrit dhe ta jepja trupin tim që të digjej, e të mos kisha dashuri, nuk do të më vlente asgjë! Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq; nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën, i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, mban çdo gjë. Dashuria nuk ligështohet kurrë... #xhina
Posted on: Thu, 22 Aug 2013 20:11:01 +0000

Trending Topics



>
Taylor Precision Products 33284104 280-Lb. Capacity Industrial
Yonas Admasu Kebede will learn to fly while in the UK [IG] The
Fast Accept Loan Lenders Edge Get 000 Cash Advance Now. Click
Meal Planner Software | The Venus
Unsung heroes! … this STINGS HARD! When we fail to give due

Recently Viewed Topics




© 2015