Podolski mirëpret Higuainin Sulmuesi i Arsenalit, Lukas - TopicsExpress



          

Podolski mirëpret Higuainin Sulmuesi i Arsenalit, Lukas Podolski, do të mirëpriste transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Gonzalo Higuain. Arsenali dhe Reali janë pranë marrëveshjes për sulmuesin argjentinas dhe Podolski thotë se do të mirëpriste El Pipitan. “Është gjithmonë mirë kur lojtarë të mirë vijnë në ekip, unë nuk brengosem për lojtarë të caktuar dhe nuk është një problem i madh ky. Unë jam i fortë dhe kam cilësi më shumë kur vijnë lojtarë të mirë kur luaj me lojtarë të mirë”. “Secilin sezon lojtarët shkojnë e vijnë, por mendoj se është lajm i mirë kur vjen një top lojtar. Shpresoj se Arsenali sezonin që po vjen do të jetë në maje të kampionatit. Futbolli anglez është më konkurrues dhe fatmirësisht nuk është sikurse në La Liga ku dy ekipe luftojnë për titull”. “Në Ligën Premier deri në tetë top ekipe luftojnë për titull. Është e vështirë, por unë e di se Arsenali ka kapacitet për të qenë në maje të kampionatit”, ka thënë Poldi. A.TH
Posted on: Sun, 07 Jul 2013 11:32:40 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015