Populli e ka njet me folë, me e çu zërin lart e më lart, - TopicsExpress



          

Populli e ka njet me folë, me e çu zërin lart e më lart, shtatë palë qiell, shtatë palë tokë, me i bërë me dije Evropën dhe botën, e pse jo edhe fëmijët tuaj: Unë, Populli, ju thërras në emër të Zotit, të besës, të bukës, të gjakut e të pushkës: Boll më, mos më fyeni, mos më ndani, mos ma përçani atdheun, jetën, besën, dashurinë...! Mos i mësoni fëmijët tanë me u nda, me u përça, me u hasmëru, me u ligështu, me u bë ujk vëllai me vëlla, baba me djalë e djali me nënë...Mos m’i mohoni dhe shkelni vlerat e traditës së lashtë të species ilire-dardane. Dhe, ecni gjithandej, kah të doni ecni, qeshni, punoni, këndoni nëpër Kosovën e lirë, por pa Mua, të kini tepër kujdes, më dëgjoni çka ju them. Unë, Populli, mos më shkelni në sofër të bukës, mos ma mohoni sofrën me liri, me besë, me miqësi, me tradita e zakone të lashta shqiptare...Unë, Populli, djepi dhe rrita juaj, s’i kam fjalët thika dhe helm për miq e shokë...(Riza Greiçevci)
Posted on: Mon, 07 Oct 2013 17:51:59 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015