Prej Ebu Dherit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. i ka - TopicsExpress



          

Prej Ebu Dherit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. i ka thënë:Unë ty të këshilloj me një këshillë,nëse ti e mban mend (dhe vepron me të) shpresohet të keshë dobi prej saj. -Vizitoj varrezat,se ato të përkujtojnë ahiretin; -Laj të vdekurit sepse të parit e trupit të vdekur (të shtangur) dhe larja e tij është një këshillë,mësim i madh; -Fal namazin e të vdekurve,se ndoshta me të zbutet zemra dhe pikëllohet,kurse i pikëlluari është nën mëshirën e All-llahut; -Qëndro afër të ngratëve,ulu me ta dhe kudo që ti takosh përshëndeti me selam; -Rri me ata dhe ushqehu bashkë me njerëzit e sprovuar,nëse don të jesh modest ndaj All-llahut; -Vesh rrobe të trasha,të ashpra që të mos depërtojë tek ti mendjemadhësia dhe vetmashtrimi; -Po,ndonjëherë zbukurohu, kur të adhurosh Zotin tënd,për të qenë i bukur dhe i pastër gjatë ibadetit,e jo për krekosje para njerëzve F.H
Posted on: Sat, 06 Jul 2013 08:12:08 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015