Presidenti i Genoas, Enrico Preziosi është dënuar më një vit - TopicsExpress



          

Presidenti i Genoas, Enrico Preziosi është dënuar më një vit e gjashtë muaj burg nga gjykata e Genoas për mospagimin e TVSH-së në vlerë rreth 8 milion euro në vitin 2011">2011. Gjykata ka dënuar për një vit edhe drejtorin sportiv të klubit, Alessandro Zarb. Gjatë shkurtit të kaluar policia italiane kishte konfiskuar një llogari me vlerë 4.3 milionë euro, dhe sekuestroi një apartament dhe 70 mijë euro në llogarinë rrjedhëse të presidentit. Hetimi i kryer nga policia italiane është koordinuar nga dy prokurorë të çështjes, Nicola Piacente dhe Silvio Franc. Klubi i Genoas me në krye Preciozin nuk kishte paguar 8 milionë euro që i kishte si detyrim për TVSH-në në vitin 2011">2011. Klubi italian kërkoi një plan pagese me këste, e cila u dha dhe tashmë janë paguar vetëm një pjesë e tyre. Avokatët e presidentit dhe të administratorit të Genoas u shprehën se do të apelojnë vendimin.
Posted on: Fri, 19 Jul 2013 13:55:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015