Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka udhëtuar nëpër SHBA - TopicsExpress



          

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka udhëtuar nëpër SHBA gjatë këtyre ditëve duke çmuar rolin dhe punën e komunitetit shqiptaro-amerikan në histori. Mbrëmë në darkë, e kishte radhën diaspora për t’i njohur meritat e për ta dekoruar. Me nismën e gazetës “Illyria” dhe me bashkëpunimin bujar të restorantit të famshëm njujorkez, Russian Tea Room, qindra shqiptarë e amerikanë u mblodhën dje për një mbrëmje me Presidentin e Shqipërisë. Veprimtaria u kurorëzua me një ceremoni të shkurtër e të bukur në të cilën u nderuar Presidenti nga gazeta “Illyria”. Veprimtaria u mbajt në një nga sallat më të bukura të Russian Tea Room, ku figura të njohura të komunitetit dhe dinjitarë të shquar amerikanë të qytetit të New York-ut ishin ftuar posaçërisht për të marrë pjesë. Gjatë kësaj jave ka pasur shumë veprimtari të ngjashme e do të vazhdojë të ketë. Ardhja e zyrtarëve të lartë nga atdheu nxit kureshtjen dhe interesin e bashkatdhetarëve tanë në mërgim. Darkat dhe drekat janë një mundësi për të prezantuar këta politikanë te shqiptarët e Amerikës po edhe një mundësi për të ndihmuar në financimin e organizatave shqiptaro-amerikane. Ndryshe nga këto veprimtari, mbrëmja e djeshme, me koktejlin me pije dhe ushqime e organizuar nga gazeta “Illyria” e kishte hyrjen falas falë bujarisë së pronarit të restorantit Russian Tea Room. Presidenti ishte dashamirës dhe i përzemërt me pjesëmarrësit. Ua kënaqi dëshirën për fotografi personale dhe shkëmbeu urime e përshëndetje duke shtrënguar duart me shumë prej tyre. Mbrëmjen e hapi Ken Biberaj, një udhëheqës i ri në komunitetin shqiptaro-amerikan dhe menaxher drejtues i kompanisë që zotëron restorantin Russian Tea Room. Biberaj i uroi mirëseardhjen Presidentit Bujar Nishani dhe e prezantoi shkurtimisht atë për të pranishmit.
Posted on: Sat, 28 Sep 2013 10:00:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015